• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Leja e përhershme për biznesmenët e huaj/ Ja kushtet e reja për ta përfituar atë

by Java News
26/06/2016 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka forcuar kriteret për pajisjen me leje të përhershme qëndrimi për biznesmenët e huaj që investojnë në Shqipëri. Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave ka miratuar një projektligj, i cili ndryshon ligjin ekzistues për të huajt.

Sipas draftit, një biznesmen i huaj mund ta përfitojë lejen e përhershme të qëndrimit në Shqipëri vetëm nëse ka investuar të paktën dy milionë euro dhe ka hapur minimalisht 100 vende të reja pune. Në ligjin ekzistues, shuma e kërkuar e investimit është një milion euro, ndërsa numri i vendeve të punës vetëm 10 vetë.

Por, ndërsa shtrëngon kërkesat për lejen e përhershme të qëndrimit që u jepet biznesmenëve, drafti e bën më të lehtë për kompanitë e huaja që kanë kryer investime në Shqipëri të transferojnë staf nga jashtë, duke shkurtuar kohën dhe procedurat për marrjen e lejeve.

Paralelisht, projektligji i ri për të huajt krijon për herë të parë mundësinë që profesionistët e huaj të pavarur të ofrojnë shërbime në Shqipëri. Këta janë personat fizikë, të regjistruar si të vetëpunësuar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, por që kanë një kontratë për ofrimin e shërbimeve me një përfitues në Shqipëri.

Një tjetër ndryshim në ligj është ai që heq tarifën 10 mijë lekë për studentët me përkatësi etnike shqiptare, të cilët kryejnë studimet në Shqipëri. Qeveria thotë se nevoja e këtyre ndryshimeve ka lindur për shkak të mangësive dhe mospërputhjeve të ligjit aktual për të huajt.TCH/a.k

Next Post

Dashuria pas martesës zgjat, jo 3, por 5 vjet...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com