Rama ishte i shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë Sarandë Adrian Guma, drejtuesi politik i qarkut Vlorë Damiian Gjiknuri dhe deputeti socialist Alket Hyseni.
Rama u shpreh se plani për lungomaren e re në Sarandë duket fantastike, duke u shprehur se me sistemin dhe me pastrimin e zonës së plazhit, turistët do shijojnë më shumë detin.
Edi Rama: Gjithçka duket fantastike, por ka disa detaje, që me pak punë mund të bëhen dhe njerëzit të mund të shohin detin më mirë, të shijojnë pamjen. Më pëlqejnë edhe gurët me ngjyra që janë vënë këtu. Saranda duket si qytet tjetër në bregdet tani. Bukuri e madhe është, duhet pastrim dhe sistemim.
Adrian Guma: Ne jemi duke kryer punime për të rregulluar qytetin, po kryejmë punime në plazhin e ri. Shëtitorja ndihmon jo vetëm vendasit, por edhe turistët që vijnë në qytetin tonë.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
Sarandë – Në kantierin mbresëlënës të Lungomares së re të Sarandës, e cila këtë sezon turistik do t’i mikpresë pushuesit e shumtë me një transformim të madh e me një plazh të risistemuar , përgjatë një shëtitoreje plot hapësirë në një vijë 1.1km😊
#PunëJoGjumë
#SkaKohëPërPushim. BW