• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sarajet”/ Margariti: Dënoj këtë akt kriminal ndaj trashëgimisë kulturore, të zbardhet ngjarja

by
17/08/2021 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka reaguar në lidhej me zjarrvënien e qëllimshme ndaj “Sarajeve” në kryeqytet, një godinë e shek. XIX, e shpallur monument kulture e kategorisë së parë.

Margariti shprehet se që në orët e para të ditës së sotme nga ana e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Tiranë, është bërë kallëzimi pranë Komisariatit të Policisë për dyshimet se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme.

Teksa falenderon zjarrfikësit dhe qytetarët për shuarjen në kohë të zjarrit, Margariti dënon aktin kriminal dhe i bën apel drejtësisë të vendosë përpara përgjegjësisë autorët.

Postimi i plotë:

Dje në mbrëmje u gjend mes flakësh godina e shek. XIX, e njohur si “Sarajet”, në rrugën “Alqi Kondi”.

Për vlerat e saj arkitektonike dhe historike, kjo ndërtesë u shpall në vitin 1973, monument kulture e kat. I

Që në orët e para të ditës së sotme nga ana e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Tiranë është bërë kallëzimi pranë Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë, me dyshimin se bëhet fjalë për një zjarrëvënie të qëllimshme, për të zhvlerësuar godinën dhe tjetërsimin e funksionit të saj.

Kjo godinë, e cila ka kryer funksionin e Bibliotekës së parë Kombëtare ka qenë pronë e shtetit deri në vitin 2000, kur iu kthye ish-pronarëve të saj.

Së fundmi Bashkia Tiranë kishte nisur procedurat e shpronësimit, për ta shndërruar në një institucion kulturor publik.

Parë situatën e krijuar, godina do të shpronësohet me procedurë të përshpejtuar.

Ministria e Kulturës jo vetëm dënon këtë akt kriminal ndaj trashëgimisë kulturore, por inkurajon organet e kompetente të zbardhin ngjarjen dhe të vërë përgjegjësit para përgjegjësisë.

Po ashtu, mbështet Bashkinë e Tiranës në nismën për ta shndërruar këtë godinë në një objekt kulturor, publik, duke ruajtur vlerat e saj unikale.

Falenderojmë për ndërhyrjen e menjëhershme punonjësit e Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe për Shpëtim, që luftuan me flakët e zjarrit, punonjësit e Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake, Bashkisë së Tiranës, punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, por edhe çdo qytetar të thjeshtë që ka kontriubuar në shuarjen e zjarrit e do të ndihmojnë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje të paprecedentë.

/b.h

Next Post
Amerika nuk dështoi, por modeli i saj i jetës nuk u importua dhe nuk u ble nga afganët

Amerika nuk dështoi, por modeli i saj i jetës nuk u importua dhe nuk u ble nga afganët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputet, nga “Hiçi”

Pse në Shqipëri është e vështirë të bëhet drejtësi?

April 6, 2026
Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

April 6, 2026
Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

April 6, 2026
Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

April 6, 2026
“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

April 6, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

April 6, 2026
Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

April 6, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

April 6, 2026
Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

April 6, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In