• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Santos ‘shuplakë’ Athinës/Minxhozi: BE e mbingopur me qëndrimet bllokuese të Greqisë

by A M
27/03/2024 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Skënder Minxhozi, i ftuar në Real Story në ABC News komentoi deklaratën e raportueses për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Isabel Santos, e cila nga Tirana, u shpreh kritike për Greqinë dhe bllokadën që ajo ka vënë në Bruksel për rastin e Fredi Belerit.

Ai tha se deklarata e Santos ishte mjaft e rëndësishme dhe po ashtu tregoi se edhe BE-ja është lodhur me vendimin bllokues të Greqisë.

“Është një deklaratë mjaft e rëndësishme në aspektin e dosjes së madhe diplomatike që është hapur me dënimin e Belerit dhe që sheh të kundërvëna Shqipërinë dhe Greqinë. Ky ndryshim kursi nuk vjen rastësor. Greqia e ka luajtur këtë mjaft shpesh dhe nuk e ka për herë të parë, por mes sa duket janë mbingopur me këtë qëndrim grek në raport me atë se çfarë është sot Evropa e bashkuar dhe që duhet të sillet ndryshe”, tha ai.

Ai shtoi, se Athina me këto qasje dëshpërimisht po synon të avancojë një çështje në Himarë, e cila nuk shfaqet në zonat minoritare në jug të vendit.

“Shprehja e Santos është një pasojë e një linje të pjekur në Evropë në nivelet me të larta, përfshirë Gjermanisë, Francën Italinë, po se po, në lidhje me një çështje, e cila nëse një shteti të vogël si Shqipëria, kjo është logjika e tyre, i kemi imponuar një sistem të ri drejtësie dhe ky sistem po funksionon dhe ka dënuar më të parën qeverinë e vendit, tani pse duhet bërë gjithë kjo zhurmë për një kryetar bashkie. Pse? Sepse shteti grek kërkon të avancojë një agjendë, e cila nuk duket as në Dropull, as në Finiq, as në Sarandë, përveçse në Himarë, i cili nuk është një territor defacto dhe de jure i shpallur minoritar duhet medoemos të shndërrohet në të tillë me këtë presion shumëvjeçar nga Athina zyrtare. M’u duke si një njeri [Satnos] i mërzitur dhe i acaruar, kur tha se “bota do ishte e tmerrshme”. Ishte shumë e rëndë si deklaratë”, tha ai.

Next Post
Nga vrasja në Sukth, tek atentati i “Don Boskos”/ Zbardhet dosja belge për Kasandër Nogën

Nga vrasja në Sukth, tek atentati i “Don Boskos”/ Zbardhet dosja belge për Kasandër Nogën

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In