Raportohet se Samsung ka ndaluar prodhimin e Galaxy Note 7 pas problemeve të vazhdueshme me baterinë.
The Guardian, duke cituar burimet e agjencisë Yonhap, thotë se kompania të hënën ka vendosur që të ndalojë prodhimin e telefonit të mençur, njëri nga produktet më të avancuara dhe më e shtrenjtë e Samsungut në treg, transmeton Koha.net.
Ndalimi i prodhimit të këtij telefoni është tjetër goditje për kompaninë koreane jugore, e cila muajin e kaluar kishte tërhequr nga tregu botëror së paku 2.5 milionë Galaxy Note 7 për shkak të shpërthimit të baterisë. (b.an)