• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Samiti për Ukrainën në Gdansk, 588 mld $ për rindërtim! BE hap rrugën drejt anëtarësimit

by A R
25/06/2026 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ukraina po kërkon mbështetje ndërkombëtare për të siguruar qindra miliarda dollarë që do të nevojiten për rindërtimin e vendit pas dëmeve të shkaktuara nga pushtimi rus.

Megjithatë, Konferenca ndërkombëtare për Investimet në Ukrainë zhvillohet në një moment të vështirë, pasi luftimet me Rusinë vazhdojnë dhe tensionet me Poloninë kanë krijuar një tjetër përplasje diplomatike.

Takimi po zhvillohet në qytetin port të Gdansk-ut, ku liderë nga Polonia, Bullgaria, Estonia, Finlanda, Letonia, Lituania, Rumania dhe Suedia, së bashku me presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe kreun e Këshillit Europian Antonio Costa, po diskutojnë mënyrat për të nxitur investimet në Ukrainë pas përfundimit të luftës. I pranishëm është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Delegacioni ukrainas, i udhëhequr në vitet e mëparshme nga presidenti Volodymyr Zelensky, këtë herë drejtohet nga kryeministrja Yulia Svyrydenko. Ajo ka deklaruar se Ukraina synon të nënshkruajë marrëveshje të rëndësishme me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht për forcimin e sektorit energjetik.

Sipas një raporti të përbashkët të Ukrainës, Bankës Botërore, Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, rindërtimi i vendit pas luftës do të kushtojë rreth 588 miliardë dollarë. Por mungesa e përparimit në bisedimet për ndalimin e luftës e ka bërë më të vështirë bindjen e investitorëve për të financuar rimëkëmbjen e Ukrainës.

Përveç energjisë, në konferencë do të diskutohen edhe infrastruktura kritike, logjistika dhe për herë të parë kapacitetet e sigurisë së Ukrainës. Bashkimi Europian ka miratuar më herët një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, pjesa më e madhe e së cilës është destinuar për mbrojtjen.

Ekspertët ekonomikë në Kiev paralajmërojnë se rindërtimi është i domosdoshëm edhe për mbijetesën e vendit gjatë luftës. Ukraina ka pësuar dëme të mëdha ekonomike dhe varet nga ndihma e jashtme për të përballuar kostot e mbrojtjes kundër Rusisë.

Ndërkohë, marrëdhëniet mes Ukrainës dhe Polonisë janë tensionuar pas vendimit të Kievit për të emërtuar një njësi ushtarake sipas Ushtrisë Kryengritëse Ukrainase (UPA), një grup që lidhet me masakrat ndaj civilëve polakë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Presidenti polak Karol Nawrocki reagoi duke revokuar një urdhër shtetëror të dhënë më herët për Zelenskyn, ndërsa çështja ka shkaktuar debate të forta në Poloni. UPA konsiderohet nga shumë ukrainas si një forcë që luftoi kundër nazistëve dhe sovjetikëve për krijimin e shtetit ukrainas, por në Poloni ajo lidhet me vrasjen e mijëra civilëve në rajonin e Volhinjës mes viteve 1943-1945.

Autoritetet ukrainase shpresojnë që kjo përplasje të mos dëmtojë samitin. Kryeministri polak Donald Tusk tha se takimi duhet të shërbejë si një hap përpara dhe të ndihmojë në uljen e tensioneve mes dy vendeve aleate.

BE premton mbështetje, miliarda euro dhe rrugën drejt anëtarësimit

Liderët europianë kanë përsëritur angazhimin për të mbështetur Kievin ekonomikisht dhe politikisht pas përfundimit të luftës me Rusinë. Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, deklaroi se Bashkimi Europian mbetet i vendosur që Ukraina të bëhet pjesë e familjes europiane dhe se synimi është hapja sa më shpejt e të gjithë kapitujve të negociatave për anëtarësimin e saj në BE.

“E ardhmja e Ukrainës është në Bashkimin Europian”, tha Costa gjatë fjalimit të tij në konferencën për rindërtimin e Ukrainës, duke kujtuar angazhimin e liderëve europianë të marrë disa vite më parë. Ai theksoi se procesi i anëtarësimit do të vazhdojë të bazohet në reforma dhe meritë, por shtoi se Ukraina ka bërë përparime të rëndësishme pavarësisht rrethanave të jashtëzakonshme të luftës.

Von der Leyen: Fondi europian për Ukrainën nis investimet, deri në 1 miliard euro mbështetje

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, njoftoi se fondi europian i krijuar për rindërtimin e Ukrainës është tashmë gati për të nisur investimet. Sipas saj, fondi do të fokusohet në sektorë strategjikë si energjia e pastër, infrastruktura dhe mbështetja për bizneset me potencial të lartë rritjeje që pritet të ndihmojnë ekonominë ukrainase në dekadat e ardhshme.

Fondi, i mbështetur nga Bashkimi Europian, Polonia, Franca, Gjermania dhe Italia, pritet të mobilizojë deri në 500 milionë euro brenda këtij viti, me objektiv që në të ardhmen të arrijë deri në 1 miliard euro. Von der Leyen tha se kapitali publik do të marrë përsipër rrezikun fillestar për të krijuar besim tek investitorët privatë.

“Kur investoni në Ukrainë, nuk investoni vetëm në të ardhmen e saj, por edhe në të ardhmen e Europës”, deklaroi ajo.

Ajo bëri të ditur se Bashkimi Europian po transferon këstin e parë prej 3.2 miliardë eurosh nga paketa e kredisë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën. Njoftoi se në ditët në vijim do të nisë shpërndarja e fondeve të para prej rreth 6 miliardë eurosh, të destinuara për prodhimin e dronëve. Sipas saj, mbështetja europiane synon jo vetëm ta ndihmojë Ukrainën të përballojë luftën, por edhe të krijojë kushtet që vendi të zhvillohet si një shtet i lirë dhe europian.

Tusk: Ukraina do të ketë të njëjtin fat si Gdansk, qyteti që u rindërtua pas luftës

Kryeministri polak Donald Tusk, bëri paralelizëm mes rindërtimit të qytetit polak pas Luftës së Dytë Botërore dhe së ardhmes së Ukrainës. Ai kujtoi se pikërisht në Gdansk nisën disa nga momentet më tragjike të historisë europiane, por qyteti u rindërtua jo vetëm fizikisht, por edhe shpirtërisht.

“Ky do të jetë edhe fati i Ukrainës”, tha Tusk, duke theksuar se Europa beson që Ukraina mund t’i rezistojë pushtimit rus dhe të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Shtoi se rindërtimi i qyteteve ukrainase nuk është një ëndërr, por një mundësi reale falë solidaritetit europian.

Next Post
Rama: Rindërtimi i Ukrainës dhe integrimi i Ballkanit në BE plotësojnë Europën

Rama: Rindërtimi i Ukrainës dhe integrimi i Ballkanit në BE plotësojnë Europën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nga sulmet e Iranit, të parët në botë për sigurinë kibernetike”, Rama: Falë bashkëpunimit me izraelitët…

“Nga sulmet e Iranit, të parët në botë për sigurinë kibernetike”, Rama: Falë bashkëpunimit me izraelitët…

August 11, 2026
Dorëhiqet nga detyra kreu i Shërbimit Zjarrfikës: E pashë të arsyeshme të…

Dorëhiqet nga detyra kreu i Shërbimit Zjarrfikës: E pashë të arsyeshme të…

August 11, 2026
“Ballkani po thahet”, niveli i ujit të lumenjve bie në nivele rekord

“Ballkani po thahet”, niveli i ujit të lumenjve bie në nivele rekord

August 11, 2026
Durrës/ Lëvizte me pistoletë, pranga suedezit. Kapet edhe një 24-vjeçar, tentoi të vidhte një kasafortë

Durrës/ Lëvizte me pistoletë, pranga suedezit. Kapet edhe një 24-vjeçar, tentoi të vidhte një kasafortë

August 11, 2026
Çfarë shkruante Fauci privatisht? Publikohen mesazhet: Rrezik për gratë shtatzëna, nëse vaksinohen

Çfarë shkruante Fauci privatisht? Publikohen mesazhet: Rrezik për gratë shtatzëna, nëse vaksinohen

August 11, 2026
“Aty ku vepron gjyqtari, ekzekutivi hesht”, Gogu flet për kufirin që një ministër nuk duhet të kapërcejë

“Aty ku vepron gjyqtari, ekzekutivi hesht”, Gogu flet për kufirin që një ministër nuk duhet të kapërcejë

August 11, 2026
Amerika ul dozën në 11 vaksina, Trump firmos urdhrin: Ende nuk e dimë nëse lidhen me autizmin

Amerika ul dozën në 11 vaksina, Trump firmos urdhrin: Ende nuk e dimë nëse lidhen me autizmin

August 11, 2026
Izraeli mban eshtrat e rreth 1,700 palestinezëve për shkëmbime të mundshme në të ardhmen

Izraeli mban eshtrat e rreth 1,700 palestinezëve për shkëmbime të mundshme në të ardhmen

August 11, 2026
Flakët rrezikojnë kurorën e gjelbër të Pukës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët rrezikojnë kurorën e gjelbër të Pukës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

August 11, 2026
“Tregon dobësinë e Rusisë dhe Iranit”, BE reagon për ngjarjet në Siri: Zhvillim pozitiv i pritur prej kohësh!

Gjykata merr vendimin, ish-presidenti sirian Bashar al-Assad dënohet me vdekje

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com