• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Samiti “PACT OF FREE CITIES”, Rama: Transformimet në Tiranë, fillimi i një gjerdani veprash mbresëlënëse të arkitekturës bashkëkohore

by B K
05/02/2025 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në samitin “PACT OF FREE CITIES”, ku kryebashkiakë dhe përfaqësues nga metropolet më të mëdha të Europës dhe botës kanë ndarë në diskutimet e sotme eksperiencat dhe perspektivat për zhvillimin e qëndrueshëm dhe forcimin e bashkëpunimit.

Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se sot Tirana është kthyer në një platformë të jashtëzakonshme të arkitekturës bashkëkohore.

“Tiranës i shkon ajo shprehja, “lum kush të rrojë ta shohë zonjë”, tha mes të tjerash ai.

Duke shtuar se gjithashtu shumë projekte interesante po zhvillohen në pjesë të tjera të vendit.

“Është e vetmja nga të gjithaq detyra publike ku kontakti dhe distanca me tjetrin është shumë e shkurtër. Padiskutim është privilegj që t’i drejtohesh nga ky pozicion këtij samiti dhe nder që të kemi këtu të pranishëm përfaqësues të shumë qyteteve.

Dua të përmend eksperiencën time të parë frymëzuese për ç’ka më pas u bë pjesë e punës time, që është eksperienca në Barcelonë. Barcelona është një territor që sipas meje çdokush që merr përsipër të drejtojë një qytet apo fshat duhet ta prekë dhe ta shohë nga afër sepse është një klasë e hapur për të marrë mësime për qasjen ndaj zhvillimit urban, hapësirës publike. Kur u bëra kryetar i bashkisë, pata privilegjin që të kem disa marrëdhënie me Barcelonën dhe privilegjin që të kemi si mik të ftuar rilindasin e Barcelonës moderne që na ndikoi me filozofinë e tij që luajti rol në rilindjen e Tiranës. Nuk mund të mos e kujtoj edhe eksperiencën në Holandë, apo Amsterdam. Kemi pasur dëshirën e madhe për të mësuar planifikimin urban.

Të drejtosh dhe të punosh për një qytet ka mundësi dhe kënaqësi të veçantë sepse të jepet rasti të mësosh nga eksperienca e të tjerëve në mënyrë shumë direkte. Sfidat janë të njëjta dhe është kënaqësi për mua që Tirana të ketë mundësi të mikpresë përfaqësues të këtyre qyteteve që deri dje ishin si muzeumet e kryeveprave të artit, për piktorët e provincës. Deri shumë vite më parë nuk ka qenë e imagjinueshme që të bëheshim vend mikpritës i konferencave, apo Samiteve. Shpreh shumë respekt dhe admirim për çfarë kanë bërë kryetarët e bashkisë në Varshavë.

Varshava të tregon se si për një periudhë të shkurtër mund të transformohet. Më vjen mirë që në Tiranë mund të ofrojmë jo vetëm mikpritjen tonë që besoj i mundim, Holandezët, përveç spanjollëve. Përveç mikpritjes ofrojmë mundësinë në një qytet që sot është bërë një nga destinacionet turistike kryesore në Shqipëri.

Dua vetëm të shtojë që kjo aleancë qytetesh jo vetëm që ia vlen, por është gjithmonë dhe më e dosmosdoshme. Sepse gjithmonë qytetet sipas meje do të mbajnë barrën e sfidave të përditshme. Edhe në raste se qeveritë do të bëjnë diçka më shumë e më pak, është e pamundur të zëvendësojnë atë që bën qyteti për njerëzit. Qyteti për njerëzit është shtëpia, edhe dëshira për të bërë për të është e pakufizueshme.

Uroj shumë që përveç takimi të përbashkët, Tirana të zhvillojë takime të përbashkëta me qytete të tjera, pasi është mundësia e një eksperience jo vetëm e ndarjes së sukseseve, por dhe ndarjes së dështimeve, që të përfitojë sa më shumë.

Shumë faleminderit edhe një herë, veçanërisht Barcelona dhe Amsterdami, pasi marrëdhënia me ta ka shërbyer shumë për Tiranën”.

Next Post
Aplikimet/ 120 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj, 27 mijë prej tyre nuk pranohen

Aplikimet/ 120 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj, 27 mijë prej tyre nuk pranohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Protesta e opozitës të shtunën, Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Qëndroni vigjilentë!

February 27, 2026
“Nuk më pëlqen ta shoh në atë pozicion, por…”, Trump reagon pas dëshmisë së Bill Clinton për çështjen Epstein

“Nuk më pëlqen ta shoh në atë pozicion, por…”, Trump reagon pas dëshmisë së Bill Clinton për çështjen Epstein

February 27, 2026
Shoferit i ra të fikët dhe …/ Si ndodhi aksidenti i tramvajit me dy viktima dhe 40 të plagosur në Milano

Shoferit i ra të fikët dhe …/ Si ndodhi aksidenti i tramvajit me dy viktima dhe 40 të plagosur në Milano

February 27, 2026
Presidenti i ri i Kosovës/ Procedura e zgjedhjes, kleçka që mund të çojë çështjen në Kushtetuese

Presidenti i ri i Kosovës/ Procedura e zgjedhjes, kleçka që mund të çojë çështjen në Kushtetuese

February 27, 2026
Përshkallëzimi i tensioneve SHBA-Iran, edhe Britania e Madhe tërheq stafin nga ambasada në Teheran

Përshkallëzimi i tensioneve SHBA-Iran, edhe Britania e Madhe tërheq stafin nga ambasada në Teheran

February 27, 2026
Ish-nënkryetari i Kamzës shpërthen ndaj Flamur Nokës: Kur ishe ministër emërove Greta Koçin si Drejtoreshë, vetëm 22 vjeçe

Ish-nënkryetari i Kamzës shpërthen ndaj Flamur Nokës: Kur ishe ministër emërove Greta Koçin si Drejtoreshë, vetëm 22 vjeçe

February 27, 2026
“Do prezantojnë nismë të përbashkët për zgjerimin e BE-së”, gazetari gjerman zbulon planin Rama-Vuçiç

“Do prezantojnë nismë të përbashkët për zgjerimin e BE-së”, gazetari gjerman zbulon planin Rama-Vuçiç

February 27, 2026
Shkodra pajiset me sistem inteligjent për zbulimin e zjarreve me dron, Rama: Çdo vatër do zbulohet në kohë reale

Shkodra pajiset me sistem inteligjent për zbulimin e zjarreve me dron, Rama: Çdo vatër do zbulohet në kohë reale

February 27, 2026
Kryenin vjedhje me thyerje në disa biznese, vihen në pranga 3 shqiptarë në Itali

Kryenin vjedhje me thyerje në disa biznese, vihen në pranga 3 shqiptarë në Itali

February 27, 2026
Një fenomen i rrallë astronomik do jetë i dukshëm këtë fundjavë, gjashtë planete rreshtohen në qiell

Një fenomen i rrallë astronomik do jetë i dukshëm këtë fundjavë, gjashtë planete rreshtohen në qiell

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In