• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Samiti, Ibrahimaj: Diaspora, partner kyç për zhvillimin ekonomik dhe inovacionin në vend

by A R
14/04/2026 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi në Samitin e IV të Diasporës se Shqipëria ndodhet në një moment të rëndësishëm të rritjes ekonomike, ndërsa theksoi se vendi ka ende potenciale të pashfrytëzuara.

Gjatë fjalës së saj në panelin “Diaspora, partner në biznes dhe inovacion”, Ibrahimaj u shpreh se rritja e investimeve ka nxitur zhvillimin ekonomik, duke nënvizuar rëndësinë e kontributit të diasporës.

Ajo theksoi se me një plan konkret pune, pritet që në samitin e ardhshëm të ketë më shumë rezultate të prekshme krahasuar me të kaluarën.

“Vendi ka ende potenciale të pashfrytëzuara. Shqipëria është në një moment të rritjes ekonomike dhe investimet kanë ardhur në rritje dhe kanë nxitur edhe më shumë investime dhe zhvillim ekonomik. Investimet kanë më shumë vlerë nëse janë nga diaspora dhe shqiptarë që duan të kthehen dhe të investojnë në vendin e tyre, duke dhënë eksperiencën që kanë marrë nga jashtë si në inovacion dhe në sektorët kyç.

Duke pasur një plan pune konkret, jam e bindur që në samitin e radhës do të kemi më shumë rezultate konkrete se në të kaluarën. Një pjesë e portofolit të Ministrisë lidhet edhe me inovacionin dhe start up-et dhe kur filluam, kërkesat nga diaspora ishin zero. Në thirrjen e dytë patëm 5 startup-e që aplikuan nga diaspora. Vitin e kaluar ishin 35 shqiptarë që aplikuan, ndërsa këtë vit janë 70 shqiptarë që kanë aplikuar nga vendet e rajonit dhe diaspora. Ky mund të jetë një numër i vogël, por është domethënës dhe po vjen në rritje”, tha Ibrahimaj.

Ibrahimaj bëri të ditur se qeveria ka krijuar një fond të posaçëm për inovacionin, të dedikuar për diasporën, me synim jo vetëm tërheqjen e kapitalit dhe njohurive, por edhe mbështetjen e bizneseve për t’u ndërkombëtarizuar.

Ajo u ndal edhe te zhvillimi i turizmit, duke e cilësuar atë si një nga sektorët me rritjen më të shpejtë vitet e fundit, falë politikave lehtësuese dhe krijimit të një mjedisi të favorshëm për investime.

Ndërkohë, energjia u përmend si një tjetër sektor prioritar, ku Shqipëria synon të tërheqë investime të huaja dhe nga diaspora, veçanërisht në fushën e energjisë së rinovueshme dhe të gjelbër.

“Një fond i veçantë në inovacion është dedikuar diasporës nga qeveria. Ne duam jo vetëm të tërheqim kapital dhe njohuri nga diaspora, por edhe të ndihmojmë diasporën në biznes për ta ndërkombëtarizuar atë.

Edhe turizmi ka pasur një zhvillim të jashtëzakonshëm vitet e fundit dhe kjo ka ardhur në sajë të një vizioni dhe politike që qeveria ka zbatuar duke krijuar një mjedis lehtësues për rritjen e investimeve në turizëm.

Energjia është një sektor ku do të kërkojmë investime të huaja, por edhe të diasporës. Kur flasim për energji në vendin tonë, flasim për energji të rinovueshme dhe të gjelbër”, tha ministrja.

Paneli i organizuar nën kujdesin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit u fokusua në potencialin e diasporës shqiptare si një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik, transferimin e njohurive dhe nxitjen e inovacionit.

Next Post
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 15 Prill 2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ylli Manjani: Ore demokratë, po Berishën pse nuk e shani me libër shtëpie tani që mbrojti armikun?

Urdhrat e transferimit në burgje nuk janë fletë-kampi pushimesh!

October 30, 2026
Çfarë dimë për vjedhjen prej 6.3 miliardë dollarësh të bursës më të madhe kriptomonedhave në botë

Çfarë dimë për vjedhjen prej 6.3 miliardë dollarësh të bursës më të madhe kriptomonedhave në botë

October 30, 2026
Dy gardianë nga Kosova, dhunë ndaj të burgosurit: Danimarka rishikon urgjent trajnimet!

Dy gardianë nga Kosova, dhunë ndaj të burgosurit: Danimarka rishikon urgjent trajnimet!

October 30, 2026
Djali i Netanyahut nuk kursehet në akuza: Arabët izraelitë janë kërcënimi më i madh për Izraelin pas Iranit!

Djali i Netanyahut nuk kursehet në akuza: Arabët izraelitë janë kërcënimi më i madh për Izraelin pas Iranit!

October 30, 2026
Të miturit e përfshirë në protestat e dhunshme, ministri Gogu propozon 4 masat e reja për fëmijët që shoqërohen nga Policia!

Të miturit e përfshirë në protestat e dhunshme, ministri Gogu propozon 4 masat e reja për fëmijët që shoqërohen nga Policia!

October 30, 2026
I mbijetoi ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës, rrëfimi i 50-vjeçares në SHBA: Kam ende dhimbje fizike dhe shpirtërore…

I mbijetoi ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës, rrëfimi i 50-vjeçares në SHBA: Kam ende dhimbje fizike dhe shpirtërore…

October 30, 2026
Rregullatori britanik i konkurrencës hap hetim mbi kushtet e Metës për botuesit dhe reklamuesit

Meta arrin marrëveshje me një tjetër adoleshente, 18-vjeçarja tërheq akuzat për varësinë nga Instagram dhe Facebook

October 30, 2026
Pse opozita bëri harakiri live në televizion?

Pse opozita bëri harakiri live në televizion?

October 30, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

“PD-ja është parti bojkotesh”- Zgjedhjet vendore më 9 maj, Çupi: Berisha që tani e pranon humbjen, i ka frikë kutitë e votimit!

October 30, 2026
“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

Rama në Tryezën Kombëtare: Nga viti i ardhshëm, fëmijët në shkollë deri në orën 17:00!

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In