Gjatë samitit të NATO-s në Vilinus të Lituanisë, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me homologun grek Kyriakos Mitsotakis.
Takimi mes dy kryeministrave vjen në një kohë kur marrëdhëniet ndërmjet Tiranës dhe Athinës janë tensionuar për shkak të arrestimit të kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës Fredi Beleri.
Athina zyrtare e ka konsideruar arrestimin e Belerit si me prapavijë politike, çka ka sjellë replika të ashpra ndërmjet dy qeverive.
/f.stafa