• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Këshilli i Mandateve diskuton për Ahmetajn, SPAK: Nuk kemi informacion ku ndodhet…

by Java News
11/07/2023 17:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit është mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj dhe kontrollin e banesës së tij.

Kreu i SPAK, Altin Dumani po parashtron kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Arben Ahmetajt në Këshillin e Mandateve.

Gjatë zhvillimit të mbledhjes, përfaqësuesit e SPAK kanë deklaruar se nuk kanë informacion se ku ndodhet Arben Ahmetaj pas pyetjes së drejtuar nga opozita.

Ora 17:05 – Mbledhja u ndërpre për rreth gjysmë ore pasi opozita në Këshill ka kërkuar që të mbahet me dyer të hapura. Gazetetarja e Klan News, Klesiana Omeri, raporton se mazhoranca ka qenë kundër kësaj kërkese. Kjo përplasje ka krijuar debat mes Ermonela Felajt dhe Ervin Salianjit, gjë që ka shkaktuar ndërprerjen e mbledhjes, e cila ka filluar pak minuta më parë.

Ora 15:50 – Para nisjes së mbledhjes, në një lidhje direkte me edicionin e Tv Klan, gazetarja Elja Zotka nga Kryesia e Kuvendit ku mbahet mbledhja, e pyetur nëse do të jetë i pranishëm ish-Ministri Ahmetaj tha: “Edhe përse e kishte këtë mundësi që të paraqitej përpara kolegëve të Këshillit për Rregulloren dhe Mandatet, zoti Ahmetaj duket se nuk do ta shfrytëzojë. Ai do të përfaqësohet në këtë mbledhje nga dy avokatët e tij, Erik Ligori dhe Ardian Visha”.

Zotka u shpreh se nga komunikimi që kishte pasur me avokatët e Ahmetajt, ata i kishin thënë se nuk kishin dijeni për vendndodhjen e tij.

“Po në fakt kam komunikuar me të dy avokatët e tij, por të dy zyrtarisht thonë se nuk kanë dijeni mbi vendndodhjen e zotit Ahmetaj. Pra askush deri në këto momente nuk di nëse zoti Ahmetaj ndodhet në Shqipëri apo jashtë territorit të Shqipërisë”.

Gazetarja tregoi po ashtu procedurën që do të ndjekë Këshilli për të shqyrtuar kërkesën e SPAK.

“Prej vitit 2019-të kur janë bërë ndryshimet në rregullore, SPAK duhet patjetër që përpara anëtarëve të Këshillit të Imunitetit dhe mandateve të paraqesë dhe prova. Për t’i paraqitur këto prova, do të jetë vetë kreu i SPAK, Altin Dumani i shoqëruar nga njëri prej kolegëve të tij. Po ashtu, duhet patjetër që të përpilohet një relacion nga Këshilli i Imuniteteve dhe Mandateve dhe brenda dy javëve ky raport të miratohet nga parlamenti. Por nga komunikimi që unë pata me të dy avokatët e zotit Ahmetaj, ata thonë se do t’i kërkojnë këtij Këshilli më shumë kohë për t’u njohur dhe përgatitur për materialet sepse është voluminoze sipas tyre e gjithë dosja që ata kanë arritur të marrin nga Kuvendi ditën e ndjeshme. Dhe të do të kërkojnë të paktën 48 orë kohë për t’u përgatitur, ndaj do t’i bëjnë kërkesë Këshillit për shtyrje po nuk e di sa do të merret parasysh kërkesa e tyre, gjithsesi kjo është procedura. Pasi anëtarët e Këshillit të dëgjojnë edhe përfaqësuesit e SPAK, edhe avokatët mbrojtës të zotit Ahmetaj, Komisioni, që është i përbërë nga 10 anëtarë, 5 nga mazhoranca, 5 nga opozita, duhet të hartojë një raport që i dërgohet parlamentit”.

Sipas kërkesës së SPAK, mbledhja e lajmëruar do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

/f.stafa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U përjashtua apo jo Spiropali? Deputetja e PS: S’ka vendim, kur të ketë një të tillë do bëhet publik

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë! Nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

November 26, 2026
Spiropali thirrje opozitës: Të shohë përtej penxhereve e hekurave, të na bashkohet në Komisionin e Posaçëm

Kallëzimi në SPAK/ Spiropali: E di kush e ka bërë, por nuk më stepin dot!

November 26, 2026
Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

November 26, 2026
Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

November 26, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Pas protestave, Spahiu zbulon emrat e 10 partive të reja: Përçarja e opozitës do të forcojë dyshen Rama-Berisha

November 26, 2026
“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

November 26, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Protesta e 28 Nëntorit, Çupi: As shqiptari më i keq nuk e dëmton vendin në Ditën e Flamurit!

November 26, 2026
Dhunoi barbarisht gruan: Gjykata e la në arrest shtëpie, i dënuari sfidon duke punuar në lokal

Dhunoi barbarisht gruan: Gjykata e la në arrest shtëpie, i dënuari sfidon duke punuar në lokal

November 26, 2026
Donald Trump “ul gjakrat” me senatorin e Michigan: El-Sayed është djalë i zgjuar

Donald Trump “ul gjakrat” me senatorin e Michigan: El-Sayed është djalë i zgjuar

November 26, 2026
Marrëdhëniet Rama-Vuçiç tashmë të zbehura? Spiropali: Shqipëria partneri më i besuar në rajon

“Unë ‘kryepuçistja’”, Spiropali shpërthen në kritika: Shqipëria është kthyer në parti-shtet

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In