• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Samiti i Berlinit që po na pajton me fqinjët e “zemëruar”

by Mero Baze
10/10/2023 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Samiti i procesit të Berlinit që do mbahet në Tiranë më 16 Tetor, më në fund ka bindur dy kryeministra të zemëruar me Shqipërinë, të shkelin në tokën e “armikut”, ai i Greqisë dhe i Kosovës.
I pari Kostandin Micotaqis, është hidhëruar pa masë, për arrestimin e Fred Bejlerit, dhe ka nxitur një fushatë për të drejtat e pakciës greke në Shqipëri deri në formimin e një “asosacioni” të bashkive greke” në Shqipëri që të kërkojnë autonomi. I dyti, Albin Kurti është zemëruar me Shqipërinë se e ka këshilluar të ndjek linjën e SHBA dhe BE rreth qetësimit të situatës në Veri të Kosovës në përputhje me zotimin e marrë për planin Franko Gjerman nënshkruar në Ohër. Natyrisht aty parashihet dhe asosacioni i komunave serbe ne veri.

Të dy kryeministrat e mërzitur nga ana tjetër janë bërë miq me njëri tjetrin, edhe pse Greqia nuk e njeh Kosovën, por me I ka bashkuar inati me Shqipërinë, aq sa duket sikur Albini është më shumë dakord të ketë “asosacion” të bashkive me shumicë greke në Shqipëri” që është vendi me ligjet më të mira në botë për pakicat, por jo në Kosovë, ku në fakt komunat me shumicë serbe kanë të drejt të kenë një organizim jo ekzekutiv të tyre. Madje dhe pushimet tani nga inati i bën në Greqi dhe jo në Shqipëri apo në Mal të Zi ku ka vendlindjen e tij.

Në të dyja rastet problem I vetëm që kanë me Shqipërinë, është se Shqipëria si në rastin Beleri si në rastin e Kosovës, është përpjekur të qëndroj në një qëndrim me SHBA dhe Bashkimin Evropian për politikën në rajon. I vetmi moment që ajo nuk I linjëzua me Bashkimin Evropian ishte pas sulmit të armatosur serb ndaj sovranitetit të Kosovës në veri të Kosovës. Por këta të dy janë zemëruar para sulmit.

Greqia që nuk e pranon dot që pas Reformës në Drejtësi as kryeministri I Shqipërisë, por as Kryeministri I Greqisë nuk ndërhyn dot tek drejtësia apo SPAK, dhe ai tjetri në Kosovë që është I “idhnuar” pse Shqipëria nuk e mbështet në luftën e tij të marrë kundër Perëndimit në Kosovë.
Si për inat të tyre, në fakt Samiti pasohet nga një lajm që është historik për Shqipërinë. Për herë të parë do të kemi një vizite zyrtare të Presidentit të Francës në Shqipëri.

Presidenti Macron I cili më 16 Tetor, do të jetë pjesëtar I Samitit të Berlinit, më 17 tetor, do të pritet me qilim të kuq si presidenti I parë francez që viziton zyrtarisht Shqipërinë. Ky lajm natyrisht nuk do të ishte I mundur, sikur Shqipëria të shkelmonte reformën në drejtësi dhe me një telefon nga Athina ta nxirrte Belerin nga burgu, dhe as sikur të mbështeste falangat antiperëndimore të Albin Kurtit në Kosovë, kundër planit franko gjerman në Ohër, që në finale trimëruan Serbinë dhe e bën të besoj se dhe mund ta sulmoj Kosovën për shkak të armiqësisë që krijuan me Perëndimin.

Kështu në finale, Samiti I Berlinit po na I mbyll plagët e armiqësisë me dy kryeministra fqinjë që janë zemëruar pse dëgjojmë Perëndimin dhe jo ata dhe po na sjell për herë të parë në vizitë zyrtare Presidentin e Francës në Shqipëri.

Dhe diçka tjetër e rëndësishme për ta bërë pak festive atmosferën. Ministrja e Jashtme e Kosovës e ka formalisht ditëlindjen më 16 tetor në një ditë me Enver Hoxhën. Dyshoj shumë që ka lindur në atë ditë, por në dokumentet e Shqipërisë ne atë dite e ka shkruar. Ka qenë mike e familjes së Enver Hoxhës dhe dyshoj se e ka ndryshuar atë si Sali Berisha i cili nga 1 korriku i 1944 e bëri mue 15 tetor që ta kishte ditën para Enverit. Nuk ja mbante ende në nje ditë.

Por nuk është mirë të hymë verifikimeve. Ashtu e ka festuar shumicën e jetës. Urojeni dhe ministren më 16 tetor, se për një kohë të gjatë e ka festuar tek Vila e Enver Hoxhës bashkë me familjen. Këtë herë do ta festoj tek Piramida e Enverit.

Next Post
Vrasja e shqiptarit për një vend parkimi, familjarët: Fëmijët po vuajnë shumë, i vogli sa herë shkon në shtrat thotë “dua babin jo foton e tij”

Vrasja e shqiptarit për një vend parkimi, familjarët: Fëmijët po vuajnë shumë, i vogli sa herë shkon në shtrat thotë “dua babin jo foton e tij”

Comments 1

  1. Janullica Vangjelis Beleris says:
    2 years ago

    Kemi PESË gëzime në një ditë.:
    E para, ditëlindja e shokut Enver Hoxha, babai i shpirtit i shokit Sali-hulla Ramiq Berishoviqit.
    E dyta, ditëlindjen e shokit Sali-hull Ramiq Berishoviqit.
    E treta, ditëlindjen e zonjëzës Gërvërrja-Shuelc, që e ke thënur shumë mirë o Mero.
    E katerta, samitin e Evropit, tek piramida e shokit Enver Hoxha.
    E pesta, ardhja e Macronit
    Kemi edhe një…..por e lëmë për radhë tjetër, ardhjen e Albiniq Kurtoviqit, në vendin tonë….
    A do më për Behlulin ?

    Reply

Leave a Reply to Janullica Vangjelis Beleris Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In