• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Samiti Berlinit, Gjermania e lë jashtë Austrinë për shkak të korrigjimit të kufijve

by Java News
19/04/2019 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ajo çfarë kishte ndodhur në Forumin e Alpabch’ut vitin e kaluar kur Austria tentoi të imponohej si ndërmjetëse për të zgjidhur konfliktin Kosovë –Serbi nëpërmjet korrigjimit të kufijve duke e anashkaluar komplet Gjermaninë, i ka lënë shije të hidhur Angela Merkelit. Në samitin që pritet të mbahet më 29 prill në kryeqytetin gjerman BE (Gjermania e Franca) – Ballkani Perëndimor, i cili pritet t’ia japë një “boost” dialogut, austriakët janë injoruar fare.

Ajo që mendohet se do të jetë finale e procesit të bisedimeve Kosovë- Serbi, po shkakton nervozizëm gjithandej. Jo vetëm në Kosovë tek liderët vendës, por edhe ndërmjet shteteve të mëdha europiane.

Në shtator të vitit të kaluar, kur austriakët ishin bërë nikoqir të takimit Thaci –Vuçiq, në Forumin e Alpabach’ut, ishte promovuar ideja e një marrëveshjeje Kosovë –Serbi, nëpërmjet ndryshimit të kufijve. Presidenti austriak Alexander Van Der Bellen ishte shprehur  optimist me atë që kishte parë tek dy kolegët ballkanas duke thënë se marrëveshja është e mundshme. Në sfond të gjithë kësaj kishte punuar një austriak tjetër, ish emisari i BE’së për Kosovën Wolfgan Petrich i cili duket se kishte bindur me lehtësi qeverinë e tij ta përqafojë ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Shfaqja e Alpabchut ka lënë shije të hidhur në shtetin fqinj të Austrisë, Gjermaninë, vendi më i fuqishëm europian, që e ka në dorë perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, pasi bashkë me Francën më së shumti pyetet për këtë.

Për ta shtuar edhe më tej nervozën në Berlin, austriakët kishin bërë edhe diçka tjetër. Kancelari austriak Sebastian Kurz publikisht ka mbështet idenë e shkëmbimit të territoreve si një mënyrë për ta zgjidhur konfliktin Kosovë –Serbi.

Ai madje këtë e ka bërë edhe në Washington, kur gjatë muajit shkurt ka takuar Presidentin Trump  para të cilit kishte kërkuar më shumë angazhim në këtë proces, edhe pse Trump palëve u kishte kërkuar që të arrijnë marrëveshje, nëpërmjet letrave dërguar Thacit dhe Vuçiqit e duke i ftuar ata që të arrijnë marrëveshje dhe ta festojnë atë në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo kishte shkaktuar iritim në Gjermani. Reagim megjithatë kishtë bërë vetëm një diplomat veteran i Gjermanisë, ish- emisari i BE’së Wolgang Ischinger.

“Trumpi të zgjidhë një konflikt evropian dhe të festojë në Shtëpinë e Bardhë? Kam frikë se ende nuk kemi arritur aty. Por, përderisa të vijë deri te zgjidhja, a mundemi ju lutem të festojmë në Evropë, dhe jo sërish, sikurse në vitet ‘90 në Uashington”, kishte shkruar Ishinger.

Për t’i komplikuar edhe më shumë gjërat, Kurz si mysafir i Trump, e kishte adresuar refuzimin gjerman për ndryshimin e kufijve gati në mënyrë të drejtëpërdrejtë.

Ai kishte thënë se e sheh me pozitivitet angazhimin e Presidentëve Vucic e Thaci për cështjen e ndryshimit të kufijve, duke ia dhënë një shuplakë fqinjëve me ekonominë më të madhë në Europë.

“Nëse dy palët arrijnë një marrëveshje rreth cështjet, europianët nuk duhet të jenë pengesë, e as Amerikanët” kishte thënë Kurz në Ëashington.

Pas takimit, mediat kishin shkruar se edhe kancelari austriak i ri në moshë ishte vënë në lojë nga Trump, në agjendën e tij të qërimit të hesapeve me Gjermaninë.

Tensionet ndërmjet këtyre protagonistëve nuk kanë përfunduar këtu.

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Dacic duke e komentuar agjendën e Samitit të Berlinit ka thënë se Austria është lënë jashtë saj edhe pse është pjesë e Procesit të Berlinit duke thënë se po “luhen lojëra gjeopolitike” mes palëve. Ai ka thënë se as SHBA nuk do të jetë pjesë e samitit. Express merr vesh se agjenda përfundimtare do të dorëzohet të martën që vjen.

Për të kundërshtuar “linjën austriake” gjermanët duke se tani po promovojnë idenë e sovranitetit të dyfishtë  në Veri që është hedhur poshtë menjëheë nga Serbia pasi sipas tyre kjo nënkupton njohjen e Kosovës.

Takimi i Berlinit nuk po kalon pa vërejtje as në Kosovë. Presidenti Hashim Thaci mbrëmë ka komentuar i tensionuar rreth samitit duke thënë praktikisht se nuk do të prodhojë asgjë dhe se aty nuk do të varroset asgjë – një referencë ndaj idesë së korrigjimit të kufijve, për të cilën mediat austriake kishin shkruar se do kjo ide do të varroset pikërisht në Berlin më 29 prill.

Madje Thaçi haptazi ka thënë se adresa krysore për marrëveshjen Kosovë – Serbi janë SHBA’të dhe letra e Presidentit Trump.

Gazeta Express ditë më parë ka pyetur në Berlin nëse Gjermania dhe Franca kanë qëndrim të përbashkët sa i përket marrëveshjes Kosovë –Serbi dhe nëse të dyjat kundërshtojnë prekjen e kufijve, megjithatë nga qeveria gjermane ishin të sigurt se dy vendet pajtohen sa i përket stabilitetit pa u përgjigjur në pyetjen për kufijtë.

E pikërisht me këtrë cështje është marrë edhe Gazeta me renome “The Ecenomist” e cila ka shkruar se takimi në Berlin mund të rezultojë me një qëndrim të përbashkët frank-gjerman për Kosovën.

g.kosovari

Next Post
E para në Ballkan, Akademia e Sigurisë bëhet pjesë e rrjetit të FRONTEX

E para në Ballkan, Akademia e Sigurisë bëhet pjesë e rrjetit të FRONTEX

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

NATO konfirmon rrëzimin e një droni në hapësirën ajrore të Rumanisë

NATO konfirmon rrëzimin e një droni në hapësirën ajrore të Rumanisë

July 24, 2026
Durrës/ Goditet me thikë një person pas një konflikti

Durrës/ Goditet me thikë një person pas një konflikti

July 24, 2026
Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng me forcë ish-gruan, kush është autori i ngjarjes në Roskovec

Tragjedia në Roskovec, ndërron jetë në spital edhe ish-vjehrra e Refit Buzit

July 24, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

T’u flasësh “Flamingove” që të dëgjojnë socialistët!

July 24, 2026
Votimi për Komisionin e Prokurimit Publik ngre pikëpyetje, katër kandidatë siguruan shumicën

Votimi për Komisionin e Prokurimit Publik ngre pikëpyetje, katër kandidatë siguruan shumicën

July 24, 2026
“Sherri pas bllokimit të një automjeti”, hetimet per dhunën ndaj policit në Shkodër, një pistë janë Bajrat

“Sherri pas bllokimit të një automjeti”, hetimet per dhunën ndaj policit në Shkodër, një pistë janë Bajrat

July 24, 2026
“Eulex më ka përndjekur për 13 vite”/ Ish luftëtari i UÇK në gjyq për krime lufte, vendimi më 28 korrik

“Eulex më ka përndjekur për 13 vite”/ Ish luftëtari i UÇK në gjyq për krime lufte, vendimi më 28 korrik

July 24, 2026
Në arrati prej disa vitesh, Kushtetuesja prish vendimin e Gjykatës së Lartë për ish-shefin e Antidrogës, Dritan Zagani

Në arrati prej disa vitesh, Kushtetuesja prish vendimin e Gjykatës së Lartë për ish-shefin e Antidrogës, Dritan Zagani

July 24, 2026
Nuk nisin ende pushimet për deputetët! Peleshi firmos urdhrin e ri, cakton ditën e hënë seancë plenare! Zbardhet rendi i ditës

Nuk nisin ende pushimet për deputetët! Peleshi firmos urdhrin e ri, cakton ditën e hënë seancë plenare! Zbardhet rendi i ditës

July 24, 2026
Përgjigjja ime për “flamingot”

Përgjigjja ime për “flamingot”

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In