• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Samir Mane me Studentët e Universitetit të Durrësit: Turizmi është e ardhmja, të rinjtë kanë potencial të jashtëzakonshëm

by A R
03/06/2024 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës mirëpritën për një bashkëbisedim të hapur, Presidentin e Grupit BALFIN, Samir Mane për të rrëfyer modelin e tij të suksesit, por edhe për të ndarë me ta, ide mbi të ardhmen e ekonomisë, turizmit dhe sipërmarrjes në Shqipëri.

I ftuar nga studentët dhe pedagogët e këtij universiteti, Presidenti i Grupit BALFIN theksoi rëndësinë që ka angazhimi i të rinjve në sipërmarrje veçanërisht në turizëm si edhe bashkëpunimi midis universiteteve dhe biznesit.

“I ftoj studentët të shohin modele ndërkombëtare biznesi të lidhura me turizmin. Është e ardhmja dhe ka shumë mundësi për të bërë biznes, sidomos për të rinjtë që i përshtaten më lehtë ideve të reja. Universitetet duhet të përshtasin kurikulat e të rrisin numrin e lëndeve të lidhura me turizmin. Unë i mbështes përherë të rinjtë që duan të merren me sipermarrje. Të rinjtë duhet të jenë më kurajozë që bashkë të krijojmë kushtet për të ardhmen që të gjithë duam këtu në vendin tonë, u tha Samir Mane studentëve.

Dekani i Fakultetit të Biznesit në këtë Universitet, Shkëlqim Fortuzi, vlerësoi investimet e Grupit BALFIN si kontribut jo vetëm në rritjen ekonomike në tërësi, por veçanërisht në punësimin e të rinjve në Shqipëri. Duke shprehur mirënjohjen për këtë bisedë të hapur, Dekani Fortuzi i shprehu Presidentit të Grupi BALFIN, kërkesën për më shumë investime në Durrës gjë që do t’i shërbente nxjerrjes në pah të potencialit kulturor e turistik por edhe studentëve të këtij qyteti.

Mane bisedoi me studentët për mundësitë që ata kanë përmes programit B4Students, mbështetur nga Fondacioni Mane për edukimin e të rinjve dhe rritjen e potencialit të tyre.

“Mes jush këtu, jam i bindur se ka disa sipërmarrës të ardhshëm me potencial të jashtëzakonshëm, u tha Samir Mane studentëve. Duhet të guxoni, të punoni fort për ëndrrën tuaj dhe mua si edhe Grupin BALFIN do të na keni mbështetje të ideve tuaja që bashkë të krijojmë kushtet për të ardhmen që të gjithë duam këtu në vendin tonë.”

I pyetur rreth investimeve të Grupit BALFIN në Europë, SHBA dhe Kanada, Mane u tregoi studentëve misionin për një korporatë me standarde ndërkombëtare dhe ekspertizë të fortë lokale.

Ky takim i Presidentit të Grupit BALFIN në Universitetin e Durrësit vjen në vazhdën e disa takimeve si i ftuar nga studentët e  Universitetit të Tiranës, Universitetit të Vlorës, Universitetit të Korçës, TBU-së, Universitetit Epoka, UET-së, Universitetit të Prishtinës, UBT-së, takime me fokus në të ardhmen e sipërmarrjes dhe potencialin e të rinjve për një perspektivë pozitive ekonomike.

Next Post
400 milionë shtetas të BE votojnë këtë javë për Parlamentin Evropian: Rritja e kostos së jetesës, pakënaqësitë e fermerëve e luftërat…!

400 milionë shtetas të BE votojnë këtë javë për Parlamentin Evropian: Rritja e kostos së jetesës, pakënaqësitë e fermerëve e luftërat...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com