Përbërësit:
Vaj për skuqje ½ filxhan çaji
Miell 2 lugë gjelle
Kripë
Piper
Vaj ulliri 2 lugë gjelle
Hudhra 2 kokrra
Uthull 2 lugë gjelle
Përgatitja:
Kungulleshkave të njoma u hiqet cipa duke i pastruar me thikë, shpëlahen dhe priten në feta. Pastaj shtoni kripë e piper, lyheni me miell nga të dyja anët dhe skuqini. Kungulleshkat e skuqura vendosen në pjatë dhe u hidhen hudhra të shtypura me vaj ulliri e uthull. Kjo sallatë mund të shoqërohet edhe me kos.