• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Saliu kërkon të luajë me durimin e shqiptarëve.

by Spartak Ngjela
09/09/2016 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Saliu kërkon të luajë me durimin e shqiptarëve.
Ai ka gjetur një “dajre të çarë”, Bujar Nishani (Memeti); dhe kërkon të zvarrisë implementimin e Reformës në Drejtësi me një president antishqiptar.
Po tregohet njorant, se e di politikën amerikane një fenomen spontan, që mund ta mundë me një fakir fukara që në historinë e Shqipërisë do të hyjë si “një skllav” që vuloste si president.
Ndërkohë, shqiptarët që po përgatiten në Amerikë janë gati për të filluar reformen: janë shqiptarë të rinj nga mosha dhe dinjitarë nga morali, që mësuan për t’i shërbyer atdheut dhe popullit të tyre. Shqiptarët po i presin; kurse Presidenti shqiptar duhet të veprojë menjëherë që të mos bëhet prehë e ndonjë organizimi shqiptar kundër tij. Po të ishte me shqiptarët ky president, do ta firmoste ligjin në tre ditë.
“Kur do të vijnë djemtë e Donald Lu-së nga Amerika; që të fillojë Reforma” – më thanë disa gjirokastritë këto ditë; dhe vazhduan: “Ambasadori duhet t’i thote Sali Qypit, ‘leri djemtë e mi të shkojnë, se ju skuq ju bëj me bojë!'”; thanë në fund, dhe ikën që të tre.
Me pëlqeu shumë theksi i tyre historik, tek evokuan këngën e famshme për Çerciz Topullin, dhe Bimbashin e Gjirokastrës, se e kam ditur gjithmonë që heroikat historike të një populli janë të ngjashme…
Mirë, thashë më vete, tek i shihja të largoheshin të rinjtë gjirokastrite, por, si t’ia dërgoj unë këngën e Çerciz Topullit ambasadorit amerikan… ne këto dite pritjeje?
Gjithsesi, të gjithë po presin djemtë e tij të vijnë nga Amerika; kurse gazetaria tjerr broçkulla, se një pjesë e saj kuptohet që nuk e do Reformën dhe prandaj s’e beson. Kot e keni, o të mjerë! Saliu dhe vjedhësit kanë marrë fund, nuk i shpëton dot asgjë. Vonesa që po zvarrisin, është e gjitha kundër tyre. Si nuk e mendoni, o të mjerë, ca pak çaste ditën e 21 korrikut! A mund të ndodhte ajo ashtu siç u shfaq, nëse nuk do të ishim përballë një Reforme shqiptare serioze që ka marrë karakter panperëndimor? Nuk e shihni, o mjeranë, që kjo reformë për Amerikën ka rëndësi njëlloj si lufta e Kosovës? Po si, ore Sali ziu, nuk e pe ku përfundoi Milosheviçi me kokëfortësinë e tij? Sali! nuk ka asnjë posibilitet që t’i shpëtosh shpronësimit dhe ndëshkimit për abuzimin e madh, as ti dhe as tabori yt. Të gjithë ata që kanë abuzuar do gjykohen dhe do kthejnë gjënë e vjedhur. Ç’është marrë me të padrejtë duhet kthyer – ky është ekuacioni.
Pse, o nishan, Nishanin ke gjetur për strehë?
Megjithatë, seriozitetin e Reformës Shqiptare, jo Saliu me Nishanin që nuk mund ta prekin, dhe nuk mund ta vënë në nishan, por askush nuk e ka atë forcë. Kush e zvarrit reformën, rrit peshën e gurit që i është caktuar të mbajë. Se gurin do ta mbajë patjetër. Shqiptarët kanë shpëtuar nga një zgjedhë shumë e ligë; por ata ende janë në ankthin e dyshimit: në fakt zvarritja e Saliut dhe Nishanit, është “tortura” e fundit që iu bën Saliu shqiptarëve në cakun e fundit të tij. Por sigurisht që shpejt do kalojë. Guri po pret transportuesit e tij.

Next Post
Grupet e ndihmës në Siri pezullojnë bashkëpunimin me OKB-në

Grupet e ndihmës në Siri pezullojnë bashkëpunimin me OKB-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kushtet ekstreme të motit në Ukrainë, Trump: Putini ra dakord për një armëpushim njëjavor

Pse Trump po kërkon ndihmë edhe nga Pekini: Sinjalet kontradiktore të udhëheqësit amerikan

March 15, 2026
E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

March 15, 2026
Tronditet Drashovica e Vlorës, shpërthen bombola në një banesë

Tronditet Lezha, tritol automjetit të një agjenti policie

March 15, 2026
Ndodhej në gjendje kritike, ndërron jetë foshnja nga Korça në Tiranë

Ndodhej në gjendje kritike, ndërron jetë foshnja nga Korça në Tiranë

March 15, 2026
Shtyhet “Gërdeci”, kush janë dy dëshmitarët, që refuzuan të flasin para gjykatës

Masakra e Gërdecit, sot 18 vite pa drejtësi: Asnjë i dënuar për vrasje dhe një gjyq pa fund për Mediun

March 15, 2026
Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In