Kryeministri Edi Rama u shpreh sonte se për median nuk do të ketë paketë tjetër ekonomike për t’i mbështetur. Ai tha se media futet në kategorinë e biznesit të madh dhe qeveria nuk e mbështet dot me grante (dhuratë) por ka vendosur në dispozicion një garanci sovrane prandaj nëse janë në nevojë të marrin kredinë për të paguar punonjësit që i kanë në shtëpi.
“I pari Saliu është piramidë, ju tha shqiptarëve, u thoshte me jepni një të jap dy se deti u bë kos, e hëngri njëherë populli, por unë nuk e bëj detin kos, prandaj kur të dalim nga kjo luftë të jemi kryelartë. Për mediat, tani ky tjetri (Basha) duhet të thotë cilat media, që deri dje tha janë të gjitha të kriminalizuara përveç njërës që ishte e pastër.
Pra, mediat janë biznese të mëdha dhe qeveria nuk mbështet dot me grante por ka vendosur në dispozicion një garanci sovrane dhe mediat që janë biznese të mëdha të marrin garancinë sovrane të marrin kredinë për të paguar punonjësit që i kanë në shtëpi.
Sa i përket gazetarëve, sigurisht është një temë tjetër, por përsa kohë flitet për shkurtim të emisioneve komerciale nuk është problem i qeverisë, të gjithëve ju mirëkuptohet halli, por këtu halli është kush është më në hall, ata që janë për ekzistencë apo për ata nga jeta shumë cilësore të kalojë në…” tha Rama në opinion.
g.kosovari