• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beson në Zot? Rama: Ka “diçka” mbi ne, por se secili është i lirë që ta quajë si të dojë

by Java News
02/04/2020 22:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndryshe nga sa e kemi dëgjuar shpeshherë kryeministrin Rama që të flasë mbi zhvillimet politike, aktualitetin në vend e jo vetëm, këtë herë ai ka bërë një përjashtim, duke folur mbi diçka personale. Në emisionin “Provokacija” nën drejtimin e Mustafa Nanos, kreu i qeverisë pranoi se ka lexuar librat e shenjtë si Bibla dhe Kurani, duke u shprehur se i çmon shumë.

Ai tha se ka filluar t’i lexojë këto libra, gjatë kohës kur Shqipëria u trondit nga tërmeti 6.4 ballë më 26 nëntor, e tashmë i janë kthyer në ushqim të shpirtit e mëndjes. Po kështu, gjatë intervistës, Rama pyetet nëse beson në Zot. Me një gjuhë të zgjedhur, ai tregoi se ka “diçka” mbi ne, por se secili është i lirë që ta quajë si të dojë.

Pjesë nga intervista:

Ju herë pas here keni përdorur disa referenca biblike, kuranike, nga librat e shenjtë. Keni synuar që nëpërmjet këtyre referencave, të përcillni mesazhin tek publiku sa më të plotë, apo i besoni edhe vetë?

“Padiskutim janë gjera që unë i çmoj shumë vetë dhe burojnë nga leximet e mia. Dhe ndarja e tyre me publikun është një nevojë dhe një kënaqësi. Nevojë, sepse ato i përshtaten këtij momenti, një dite të caktuar. Sidomos në këtë fazë, këtë që e kam bërë gjatë tërmetit, kur realisht isha më i fokusuar apo i kushtoja më shumë vëmendje librave të shenjtë dhe e bëj dhe tani”.

Ju jeni besimtar? Ju s’keni folur asnjëherë për besimin publik?

“Është diçka që e kam shmangur gjithmonë në publik, sepse mendoj është shumë personale. Prandaj nuk kam dëshirë të flas për këtë pjesë”.

Ju besoni se Bibla e Kurani janë diktuar nga Zoti?

“Janë shkruar nga njerëzit, nuk janë të shkruar nga Zoti, por reflektojnë në faqet e tyre themelet mbajtëse të qytetërimeve dhe qytetërimit ku ne jetojmë sot. Dhe padiskutim janë librat të cilat kurrë nuk mund ti lexosh deri në fund, sepse gjen gjithmonë një shtresë tjetër në atë që lexon. Patjetër që në tokë ka pluhur yjesh”.

Jam kureshtar. Besoni që ka një Zot apo jo?

“Varet, secili sipas meje duhet të jetë i lirë ta quajë si të dojë dhe ti referohet si të dojë, që ka një rregull, një rregullsi mbi kokat tona, unë këtë nuk e vë në dyshim. Do ju kujtoja Kantin, një nga shprehjet e tij më të bukura: “qielli me yje mbi ne, morali brenda nesh”.

Keni frikë se Evropa mund të shpërbëhet?

“Nuk mendoj se Evropa mund të shpërbëhet. Nuk ka llogari që i nxjerr më mirë jashtë Evropës se brenda Evropës, të gjithë ata që kanë padiskutim që qahen për këtë Evropë që kemi sot. Unë nuk kam pritur për të zbuluar që Evropa është një projekt i pa realizuar. Është një projekt që është i papërmbushur, mjafton të kujtojmë krizën e refugjatëve, që u la vetëm Gjermania. Ajo që Italisë i ndodh sot, i ndodhi Gjermanisë. Në atë kohë virusi i prodhuar nga luftrat shkoi dhe u dynd në Gjermani, dhe shumë vende të tjera ia kthyen kurrizin Gjermanisë, u mbyllën me mure dhe tela me gjemba. Shikoni Italinë kur filluan zbarkimet, u la vetëm Italia. Pra nuk është hera e parë, por me shumë të drejtë e thua është shumë spektakolare sepse është një luftë botërore, është faktikisht lufta e tretë botërore me një armik të padukshëm. Ka mbyllur 2 miliardë e sa qindra milion njerëz në shtëpi. I ka vënë qeverive të botës kufirin tek thana. Ia ka bërë zero forcën ushtarake. Ushtria e superfuqishme amerikane dhe shqiptare, kanë të njëjtën vlerë, zero! I ka gjetur të gjithë të papërgatitur. Krijon ankth kur mendon se vende që kanë trilona euro dhe dollarë armatime, s’mund ti përdorim, sepse nuk vlejnë në këtë luftë. Lufton një botë e tërë për maska”.

Ju jeni europianisti më i vendosur!

“Siç është spektakolare ajo që sapo përshkrova, është spektalore në të keq edhe reagimi. Kjo është një luftë që nuk fitohet dot vetëm sepse ja do kenë sukses masat. Ne do relaksojmë pak nga pak shtrëngimin. Ku do shkojmë? Hapja e kufijve është temë tjetër, kjo është e pamundur të imagjinohet se mund të fitohet, është një luftë botërore, dhe duhet të reagojë si ansambël. Qytetarët duhet të mbyllen në shtëpi. Por lidhur me Evropën, besoj se ata që janë të dëshpëruar kanë të drejtë, por receta është e gabuar. Globalizimi ka ndodhur, ka sjellë të këqija por ka sjellë më të mira se të këqija. Ajo që ndodh me Evropën është që i shkon nga mbrapa, pengohet edhe ngec”.

Shqiptarët e shohin si nevojë e jo si ideal. Nevoja dominon idealin…

“Ne mund ti vëmë emrin si të doni, mund të ketë forma të ndryshme e shprehje të nivelit të popullit, në thelb nuk është nevojë por domosdoshmëri që burojnë nga ankthi i akumuluar me shekuj të qenit në një vend të vogël që keni qenë pre e zgjedhjeve që kanë bërë të tjerët për ne. Ajo që e duam Shqipërinë si gjithë Evropa, ka qenë një thirrje instiktive e njerëzve që duan lirinë dhe sigurinë. Edhe projekti i etërve themelues që lindi, që hapat e parë ishin të natyrës ekonomike, ishte në fakt një projekt për liri, siguri dhe bashkëpunim”.

Është venë re se këto vendet me natyrë autoriste apo despotike siç është Kina, Rusia, Singapori apo Turqia, duket se në kohë krizash, funksionojnë më mirë. Ata janë si Edi Rama në Shqipëri.

“Në mometet e luftës, njerëzit duan siguri, dhe nuk duan muhabete, debat. Kjo është arsyeja pse ndodh kjo alkimi mes popullit dhe qeverisë”.

Në Hungari, parlamenti ka dhënë Viktor Orbán licencën për ta sunduar krizën, ka të drejtë të padisë ata që shpërndajnë lajme të rreme. Janë duke jetuar në një situatë lufte…

“Nuk gjykoj dot për hungarezët, meqë kam hequr keq nga gjykimet në distancë për realitete që kanë qënë të ndryshme, mendoj që unë nuk jam që i kam qef gjykimet në distancë, për situata legjislative që nuk i njoh. Ai do qeverisë me dekrete kur armiku të iki nga territori”.

Kjo krizë zgjidhet me metoda italiane apo hungareze?

“Me dekrete po i bëjnë italianët, nuk po i bëjnë me diskutime”.

Do donit më shumë kompetenca?

“Jam shumë mirë me kaq”.

Po shihnim një lloj dualizimi apo një lloj gare mes Kinës dhe Amerikës, në mënyrë si po e përballojnë krizën e koronavirusit. Cila do jetë fuqia që do bëhet lider global i botës.

“Unë mendoj që të paktën për kohën që kemi në dispozicion për të qëndruar në këtë botë, SHBA janë i vetmi vend që kanë kapacitetin. Unë besoj se SHBA do mbetet i vetmi vend që ka kapacitetin të qëndrojë në krye të botës. S’ka nevojë për vend tjetër pavarësisht se ka përgjegjësinë të jetë i nevojshëm për të gjithë. Nuk e thyen askush”.

Në këtë krizë, Kina ka dhënë një provë force, qoftë nëpërmjet zhdukjes së kororovirusit brenda vendit të vetë, qoftë rolit duke eksportuar eksperiencë, duke dhenë donacione, duke dërguar mjekë. Ndoshta Amerika është e zënë me hallin e vetë.  

“Është pak e komplikuar si temë dhe do ta shmangia, është akoma për tu parë kjo që po ndodh. Unë mendoj se nuk e kemi pamjen e plotë e saj që po ndodh, nuk e dimë që po ndodh dhe që ka nisur në Kinë dhe që është shtrirë gjithandej. Në kuptimin e të dhënave shkencore. Nga pikëpamja shëndetësore, e zhvillimeve, e zonave të përhapjes, është shumë komplekse. S’jam i sigurtë se kemi kapacitetet, mund të bëjnë një diskutim lidhur me këtë situatë. Amerika është transparente, Kina nuk është kampione e transparencës”.

Next Post
Për mediet, që kërkojnë para nga Edi Rama!

Për mediet, që kërkojnë para nga Edi Rama!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

Zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike, një farsë e panevojshme

April 30, 2026
A mund të shndërrohet lufta SHBA-Iran në një konflikt ‘të ngrirë’ të zgjatur?

A mund të shndërrohet lufta SHBA-Iran në një konflikt ‘të ngrirë’ të zgjatur?

April 30, 2026
Izraeli transferon aktivistët e ndaluar nga flotilja e Gazës drejt Greqisë

Izraeli transferon aktivistët e ndaluar nga flotilja e Gazës drejt Greqisë

April 30, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Alternativa Mereme!

April 30, 2026
Iniciativë e re për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, WSJ: SHBA propozim disa shteteve, përjashtim për Kinën dhe Rusinë

Iniciativë e re për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, WSJ: SHBA propozim disa shteteve, përjashtim për Kinën dhe Rusinë

April 30, 2026
KE publikon masa për mbrojtjen e konsumatorëve nga çmimet e larta të energjisë

KE publikon masa për mbrojtjen e konsumatorëve nga çmimet e larta të energjisë

April 30, 2026
Vasili për gjyqin ndaj Metës: Proces skandaloz, rikthim i mafiozitetit politik

Vasili për gjyqin ndaj Metës: Proces skandaloz, rikthim i mafiozitetit politik

April 30, 2026
SHBA rikonfirmon sovranitetin e Marokut mbi Saharën: Po punojmë për zgjidhje paqësore të konfliktit

SHBA rikonfirmon sovranitetin e Marokut mbi Saharën: Po punojmë për zgjidhje paqësore të konfliktit

April 30, 2026
A do të mbijetojë NATO? Përgjigjet ish-ministri i Jashtëm gjerman Joschka Fischer

A do të mbijetojë NATO? Përgjigjet ish-ministri i Jashtëm gjerman Joschka Fischer

April 30, 2026
VIDEO/ Rama publikon transformimin e Lanës ndër vite: Llafet i merr lumi!

VIDEO/ Rama publikon transformimin e Lanës ndër vite: Llafet i merr lumi!

April 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In