Avokati Idajet Beqiri ka bërë deklarata të forta në “Studio Live” në Report Tv duke thënë se Sali Beisha do të hetohet edhe për vrasje.
Ndërkaq ai tha se të njëjtin fat si familja Berisha do të ketë edhe familja e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta. Për këtë të fundit tha se do të shpallet non grata.
“Berisha mori fund iku. Iku me turpin më të madh dhe Shqipëria do shikojë si do ndëshkohet për të gjitha veprat penale që ka kryer, edhe vrasje. Do i sekuestrohen të gjitha pasuritë që ka dhe ai do ngelet me gisht në gojë me gjithë familjen e tij.
Domethënë do kandadiset më keq s’ka ku të vejë. Sikurse e njëjta situatë do ndodhë me familjen Meta të cilët gati e kanë non gratën e kanë domethënë për të mos thënë se është marrë kjo masë.
Por ende e pashpallur sikurse ende i pashpallur edhe masat e sigurimit për të dy këtë çift Meta Kryemadhi”, tha Beqiri në studio me gazetarin Arbër Hitaj./m.j