• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Salistët

by Artur Ajazi
25/10/2024 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Eshtë dramatike dhe tragjikomike, të dëgjosh se si imitojnë deri në detaje Sali Berishën. Se si me xhestikulacione para kamerave dhe mikrofonëve, nisin fjalimet e tyre djem dhe vajza të reja, që flasin dhe shajnë me libër shtëpie, fiks si Sali Berisha. Kjo ndoshta ishte periudha “më e artë” për Berishës, që dashje pa dashje “prodhoi” salistë me shumicë. Gjithkush rendet  ti ngjasojë atij, në të folur, në qëndrime para kamerave, në sharje dhe ofendime ministrash, kryeministrash, prokurorësh, dhe pa prodhuar asgjë tjetër, veç britmave lebebitëse mes sheshit  dhe bulevardit  të Tiranës. Dalin çdo javë dhe protestojnë te dera e bashkisë, duan largimin e Erion Velisë me pahir, edhe pse ai është legjitim në postin e kryetarit  të bashkisë. Dalin dhe imitojnë Sali Berishën, edhe kur akuzojnë kryeministrin Rama, edhe kur ofendojnë prokurorët, gjyqtarët, ambasadën e SHBA-së, dhe shpesh edhe  ndërkombëtarët e tjerë. Salistët nuk harrojnë ti kujtojnë kryeministrit se “ti harroje mandatin e 4, vetëm mbi trupat tanë po kalove”. Sa turp. Djem dhe vajza të reja, të shkolluar apo jo, por të arrijnë të derdhin mbi emrin dhe figurën e kryeministrit, apo dhe kreut të SPAK-ut, akuza dhe presione banale. Në demokraci o salistë, vetëm vota e lirë dhe vota e shumicës, të shpie drejt pushtetit legjitim. Në demokraci o salistë, vetëm vota, dhe vetëm organet e drejtësisë hetojnë, gjykojnë dhe dënojnë, dhe jo kryeministri. Në fakt  salistët, janë mësuar me doktrinën e liderit të tyre Berisha. Atje ata gjejnë siç duket vehten. Atje gjejnë “leksione” se si merret pushteti me dhunë, se si nxirret me dhunë një kryetar bashkie nga zyra edhe pse është votuar nga shumica e qytetarëve të Tiranës, dhe se si “pas marrjes së pushtetit, vjen hakmarrja  edhe ndaj kreut të SPAK-ut”. Kjo pra, është opozita sot. Ajo opozitë që 34 vjet më parë u krijua si parti politike nga studentët e Dhjetorit ’90, dhe jo nga ish-komunistët e PPSH-së. Por fatkeqsia ishte se, PD-ja shumë shpejt u kthye në parti dhune, dajaku, vjedhësish, dhe jo në forcë politike ku mbroheshin interesat e ish-pronarëve, të burgosurve politikë, apo dhe shtresës së djathtë në Shqipëri. Arritja më e madhe sot në PD, mbetet krijimi  i korit  të salistëve, që Berisha i përdor sa herë i duhen, në sheshe, bulevarde, apo deri në oborrin e Parlamentit Eurpoian në Strasburg. Kjo pra është opozita, që po kërkon me pahir pushtetin, edhe pse e di fare mirë që, ai vjen nga vota e lirë, dhe jo nga mitingjet e dhunshme  dhe molotovët.

Next Post
Meta në burg, djali i tij merr CD-të e seancës gjyqësore. Çfarë përmbajnë ato?

Meta në burg, djali i tij merr CD-të e seancës gjyqësore. Çfarë përmbajnë ato?

Comments 1

  1. Like 313 says:
    1 year ago

    I bukur ky shkrim.
    Ky titull, a mos do të shkonte më mirë SALUSHËT ?
    Sepse, pjesën SAL(Ë) e kanë nga i zoti i penxheres, pjesa tjetër është ….ush….ush…ush…. ashtu si i thuhet gomarit…..ush he dreq….

    Reply

Leave a Reply to Like 313 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goditja e trafikimit të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë, Ilir Proda vlerëson Policinë e Tiranës

Goditja e trafikimit të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë, Ilir Proda vlerëson Policinë e Tiranës

February 8, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Reagon Izraeli: Programi i raketave të Teheranit, kërcënim ekzistencial! Gati të veprojmë

A do të sulmojë SHBA Iranin? Reagon Izraeli: Programi i raketave të Teheranit, kërcënim ekzistencial! Gati të veprojmë

February 8, 2026
Çfarë na mëson sociologjia dhe filozofia për Shqipërinë politike

Çfarë na mëson sociologjia dhe filozofia për Shqipërinë politike

February 8, 2026
Dosja Epstein/ Dyshohet se bashkëpunoi në trafikimin dhe abuzimin e të miturave! Maxwell do heshtë para Kongresit

Dosja Epstein/ Dyshohet se bashkëpunoi në trafikimin dhe abuzimin e të miturave! Maxwell do heshtë para Kongresit

February 8, 2026
Dy skiatorë humbin jetën nga orteku në Alpet Franceze, shpëtojnë dy të tjerë që ishin pjesë e grupit

Dy skiatorë humbin jetën nga orteku në Alpet Franceze, shpëtojnë dy të tjerë që ishin pjesë e grupit

February 8, 2026
Provimet në Maqedoninë e Veriut do bëhen edhe në shqip, Spiropali përshëndet nismën e ambasadorit Meidani

Provimet në Maqedoninë e Veriut do bëhen edhe në shqip, Spiropali përshëndet nismën e ambasadorit Meidani

February 8, 2026
Lufta në Ukrainë përfundon në qershor? Zelensky pas ftesës për bisedime: SHBA-të po nxisin një zgjidhje

Lufta në Ukrainë përfundon në qershor? Zelensky pas ftesës për bisedime: SHBA-të po nxisin një zgjidhje

February 8, 2026
Memoriali i Gjergj Fishtës në Lezhë, ministri Gonxhja: Do të kthehet në një qendër ndërkombëtare arti!

Memoriali i Gjergj Fishtës në Lezhë, ministri Gonxhja: Do të kthehet në një qendër ndërkombëtare arti!

February 8, 2026
“Isha vetëm 16 vjeçe”, një nga viktimat rrëfen si u njoh me Jeffrey Epstein

“Isha vetëm 16 vjeçe”, një nga viktimat rrëfen si u njoh me Jeffrey Epstein

February 8, 2026
Kosovë, presidenti “pezull”/ Afati kushtetues drejt fundit, LVV ende pa hapa konkretë për zgjedhjen e kreut të shtetit

Kosovë, presidenti “pezull”/ Afati kushtetues drejt fundit, LVV ende pa hapa konkretë për zgjedhjen e kreut të shtetit

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In