• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Salianji: Të përshpejtohet procedura për Vetingun në politikë

by A R
26/10/2018 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti demokrat Ervin Salianji, i vetmi përfaqësues i opozitës në mbledhjen e sotme të Këshillit të Legjislacionit për vetingun në politikë, ku u mbajt seanca dëgjimore me përfaqësuesit e biznesit, kërkoi përshpejtimin e procedurës.

Ai tha është e qartë se mazhoranca nuk e do vetingun e politikës dhe se qytetarët duan njëherë e mirë, sidomos pas zbulimit të ngjarjeve të lidhjes së politikanëve me krimin, që të shkëputen njëherë e mirë lidhjet e politikanëve me krimin.

“Ne si PD kemi kërkuar kontrollin e integritetit të politikanëve, të lidhjes së tyre me krimin dhe kontrollin e pasurisë së politikanëve. Nuk besoj se ka qytetar që nuk traumatizohet kur kryetar bashkie të zgjedhur nga PS thonë se ‘unë e njoh Niçen’ dhe na i shesin si normalitet”, u shpreh deputeti demokrat, duke iu referuar kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Ai shtoi se ajo që opozita kërkon dhe që siç gjenden edhe në përgjimet e policisë, që të dënohen personat e përfshirë, njëlloj siç ndodhi me ish-deputetët e Partisë Socialiste.

Salianji kërkoi që të bëhet kontrolli i integritetit dhe pasurisë së politikanëve njësoj si me gjyqtarët dhe policët.

Sipas tij, nuk ka më arsye pse politikanët të jenë të privilegjuar jenë në këtë shoqëri.

“Nuk ka arsye pse ta shtyrë në kalendat grekë këtë proces. Situata sot në Shqipëri është dramatike për shkak të revanshit të krimit ndaj institucionit dhe shtetit dhe përfshirjes së personave të lidhur me krimin drejtpërdrejt në lidhje me qeverisjen. Vullneti i PD është vullneti i cddo qytetari. ne duam të shkëpusim lidhjet e politikës me krimin, të bëjmë dekriminalizimin e zgjedhjeve dhe të bëjmë kontrollin me paketën antimafia,  të cdo biznesi që ka përfituar në mënyrë të pandershme. Kështu që kërkoj të përshpejtohet ky proces, të mos bëjmë teatër me qytetarët duke thërritur në dëgjesa çfarëdo lloj marifeti vetëm për ta shtyrë dhe për ta futur në pafundësi zgjatjen dhe miratimin e vetingut të politikanëve që sot e kërkon çdo qytetar shqiptar”, deklaroi deputeti demokrat.

Salianji shtoi ndër të tjera se sot është dita kur mazhoranca duhet të kërkonte ndjesë, për ligjvënësit e futur në parlament, të cilët janë provuar për lidhje të forta me krimin.  Më tej ai braktisi mbledhjen.

/b.d

Next Post
FOTOT/ Audi Q8, një performancë unike

FOTOT/ Audi Q8, një performancë unike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In