• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Salianji: Përveç dorëheqjes, Basha s’ka zgjidhje tjetër/ Agalliu: As ai, as Berisha nuk e sjellin PD në pushtet

by Java News
17/03/2022 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas humbjes së gjashtë, deputeti demokrat Ervin Salianji thotë për Report Tv se Lulzim Basha nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të japë dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike. Në ‘Studio Live’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Salianji u shpreh se Basha duhet të qëndrojë në PD si deputet për hir të investimit që ata kanë dhënë tek kryedemokrati.

“Nuk është ultimatum, e ka kërkuar Basha në mbledhjen e PD, më e mira për PD është dorëheqja e Bashës kështu nuk ka një rrugë tjetër për PD, se shumica  e votuesve opozitarë nuk dolën në votime për shkak të kësaj krize. Një pjesë të votave ‘Shtëpia e Lirisë’ i ka marrë si votë inati kundër tij.

E mira demokratëve është të dorëhiqet, unë besoj se do shkohet këtu, kur ka humbur legjitimitetin nuk ka asnjë arsye përse të rrijë në detyrë, për më tepër PD u katandis në një gjendje traumatike, forcë e tretë në drejtimin e Bashës. Duhet ta ringremë dhe hapi i parë është që Basha të japë dorëheqjen dhe të japë kontribut si deputet i kësaj force politike për shkak të çdo gjëje që ka investuar PD tek ai“, tha Salianji në Report TV.

Salianji ka kometuar edhe deklaratat e Berishës për tu rikthyer në krye të PD-së. Ai thotë se Berisha është i përjashtuar nga grupi parlamentar ndërsa thekson se duhet të tërhiqet për të gjetur një zgjidhje për bashkimin e demokratëve.

“Berisha është i përjashtuar, ka dalë në zgjedhje me një sigël tjetër. Berisha të tërhiqet. Të gjitha hapat do diskutohen dhe do bëhen publike, është e rëndësishme që ne të tentojmë që nëpërmjet forcës së argumentit të shkojmë drejt një zgjidhje. Basha duke qenë se ka të akumuluar humbjen, është konfliktuar me grupin parlamentar, duhet që një grup i caktuar të prodhojë një dokument të vendosen ca parime, që palët mund të afrohen pastaj për të kërkuar pjesën tjetër të foltores“, u shpreh Salianji.

Të njëjtin qëndrim mban edhe deputeti Arbi Agalliu, i cili thotë se Basha e ka dorëheqjen në tavolinë. Deputeti demokrat thekson se PD nuk mund të vijë në pushtet as me Sali Berishën dhe as me Lulzim Bashën.

“Grupi parlamentar janë duke analizuar, kanë kërkuar një hap pas të kreut të PD-së, Bashës së bashku dhe me Berishën që ti hapet një gare të ndershme korrekte mes demokratëve sipas parimit një anëtar një votë për këdo që dëshiron të udhëheqë PD. As Basha as Berisha nuk mund të marrë votën e elektoratit gri për ta rikthyer PD në pushtet. Basha ka thënë ofroj çdo gjë në funksion të bashkimit të demokratëve, dhe dorëheqja është pjesë e kësaj, dorëheqjen e ka në tavolinë por duhet të vlejë si një akt thirrje në mënyrë që të ketë një lloj tërheqje për të vijuar para. Është e pamundur që PD të vijë në pushtet nga Basha dhe Berisha“, u shpreh Agalliu në Report Tv.

g.kosovari

Next Post
LDK e re, që ka përballë Albin Kurti

Kur një hajdut refuzon paratë, nënkupton që kanë qenë pak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtetet anëtare të OBSh-së angazhohen për të mbrojtur sigurinë dhe ndjekjen së bashku të zhvillimit!

Shtetet anëtare të OBSh-së angazhohen për të mbrojtur sigurinë dhe ndjekjen së bashku të zhvillimit!

October 20, 2026
Trump nga Kansas: Nuk planifikoj të dëmtoj prodhuesin kanadez të avionëve Bombardier

Trump nga Kansas: Nuk planifikoj të dëmtoj prodhuesin kanadez të avionëve Bombardier

October 20, 2026
Studentët zhvendosin protestën te Kryeministria, krijojnë barikadë me të rinjtë dhe grumbullojnë pirgje gurësh për të goditur Policinë! (FOTO)

Studentët zhvendosin protestën te Kryeministria, krijojnë barikadë me të rinjtë dhe grumbullojnë pirgje gurësh për të goditur Policinë! (FOTO)

October 20, 2026
Protestat në Shqipëri, ODIHR del me reagim të fortë: Shqetësim për dhunën, thirrje për ruajtjen e qetësisë!

Protestat në Shqipëri, ODIHR del me reagim të fortë: Shqetësim për dhunën, thirrje për ruajtjen e qetësisë!

October 20, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Komente në kafene, televizione, portale e rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta!

October 20, 2026
Dy konfederata i hapin “luftë” FIFA-s, UEFA dhe CONCACAF po planifikojnë një Ligë të Kombeve të përbashkët!

Përplasja e ‘titanëve’, UEFA i lë dy javë kohë Infantinos për të bërë publike dokumente të rëndësishme

October 20, 2026
Kriza humanitare në jug të Ukrainës, Papa Leone i telefonon Zelenskit: Bisedime me Moskën dhe ndihma banorëve!

Kriza humanitare në jug të Ukrainës, Papa Leone i telefonon Zelenskit: Bisedime me Moskën dhe ndihma banorëve!

October 20, 2026
EMRAT/ Dhuna në protestën e djeshme, 33 të arrestuar dhe 41 të proceduar nga Policia!

EMRAT/ Dhuna në protestën e djeshme, 33 të arrestuar dhe 41 të proceduar nga Policia!

October 20, 2026
“Pago për të ndikuar” skandali që përfshin “Shtëpinë e Bardhë”, Trump kërkon hetim për Richard Grenell

“Pago për të ndikuar” skandali që përfshin “Shtëpinë e Bardhë”, Trump kërkon hetim për Richard Grenell

October 20, 2026
Trazirat në Milano gjatë fundjavës, çfarë dënimesh rrezikojnë 34 të miturit e arrestuar

Trazirat në Milano gjatë fundjavës, çfarë dënimesh rrezikojnë 34 të miturit e arrestuar

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com