• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Salianji kundër marrëveshjes: Rama na e bëri sërish me hile

by A M
15/03/2024 21:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita i ka dhënë fund aksionit të saj 5-mujor në Parlament duke i hapur rrugë normalitetit në Kuvend. Marrëveshja mes Rithemelimit dhe mazhorancës është finalizuar sot në Konferencën e Kryetarëve me ngritjen e dy Komisioneve Hetimore. Por a ishte ky fundi i duhur një beteje të gjatë për të drejtat kushtetuese të opozitës?

Deputeti demokrat Ervin Salianjii në një intervistë për Vizion Plus shprehet se marrëveshja e arritur nuk sjell asgjë për Partinë Demokratike.

-Konferenca e Kryetarëve miratoi sot ngritjen e dy komisioneve hetimore. A ishte kjo ajo që priste opozita pas disa muajve bllokim të Parlamentit?

Salianji: Kjo është një marrëveshje mes PD dhe PS dhe nuk ka të bëjë me asnjë emërtim tjetër në gjithçka që ka të bëjë me grupet parlamentare apo me partinë. Së dyti mendoj që marrëveshja e arritur nuk sjell asgjë për Partinë Demokratike dhe nuk sjell asgjë për interesin publik. Është një marrëveshje të cilën ne e kemi refuzuar, ne nuk mund të bëjmë sikur kemi sukses për vende apo komisione të cilat me ligjin e ri kemi refuzuar vetë të marrim pjesë. Edi Rama dhe këtë herë është me hile, siç mendoj se do të jetë përherë. E rëndësishme është që të na njohin qytetarët dhe të marrim mbështeten e votat e tyre, jo të na njohë Edi Rama. Kjo e ul paksa besueshmërinë e opozitës, por do të na duhet më shumë punë për t’u rikuperuar tani e mbrapa.

-Në perceptimin tuaj, kush fiton nga kjo marrëveshje dhe si e shikoni ju të ardhmen e opozitës?

Salianji: Mendoj që nga kjo marrëveshje nuk ka fitues, por nuk fiton ajo që ne e kemi pasur kauzë prej kohësh, rikthimi në shinat e kushtetueshmërisë të parlamentit dhe nga ana tjetër rruga që unë mendoj se duhet të ndjekim, është rruga e përballjes së fortë me Edi Ramën. Perceptimi është i tillë, që ne kemi bërë një marrëveshje me të dhe dëmton besueshmërinë te demokratët. Ne me aksionin 5-mujor kemi arritur të bindim qytetarët që kjo është një opozitë ecila nuk mund të shitet dhe nuk mund të blihet si më parë, por besueshmëria në ktë rast ulet pak dhe unë jam kundër. Nuk ka asnjë lëshim nga ana e Edi Ramës.

-Një nga Komisionet Hetimore është edhe ai për konçensionin e sterilizimit. Çfarë mund të sjellë të re ky komision kur SPAK e ka kopsitur dosjen për këtë çështje?

Salianji: Nuk besoj se mund të sjellë gjë të re në hetime, sepse hetimi parlamentar dhe hetimi i Prokurorisë janë dy gjëra të ndryshme, por komisionet hetimore padyshim që nxjerrin përgjegjësa. Unë besoj se do të çojë përgjegjësit dhe do të hetojë deri në fund nga ana parlamentare për përgjegjësit në nivelin më të lartë dhe do të bëjë të mundur të merren nisma ligjore që do të kufizojnë që të ndodhin situata të tilla në të ardhmen. Në kët këndvështrim mendoj që Edi Rama i vonoi dhe nuk i dha komisionet hetimore për të lënë kohën e duur për tu mbyllur në drejtësi dhe për të diskutuar që komisionet hetimore nuk patën sukses.

-Ju keni akuzuar grupimin e Lulzim Bashës për pazare me Ramën, por sot kemi një marrëveshje të Rithemelimit me mzhorancën. Kush është në pazar në këtë situatë?

Salianji: Shikoje qëndrimin e Bashës që thotë “u shit revolucioni” për të kuptuar mendësinë e tij. Ai gjithçka e sheh si shitje dhe si blejre. Në këtë sens ai është i shitur dhe i blerë.

Next Post
Ecte në qytet me “Benz” të blinduar, Safet Bajrit i bllokohet automjeti

Ecte në qytet me “Benz” të blinduar, Safet Bajrit i bllokohet automjeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In