• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sali Shijaku, në “fjalorin” e piktorëve me famë botërore

by A R
20/12/2017 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Robert Përmeti*

Edhe pse tashmë në moshë të madhe ai nuk resht së punuari. Peneli i tij prej shume vitesh kalon gjithë energji dhe pasion në metrazhin e pafund te kanavacave duke përjetësuar emocione që burojnë nga shpirti i tij prej artisti.

Mbasi mbaroi studimet në Akademinë Arteve të Peterburgut, Rusi, kthehet në atdhe dhe i kushtohet artit të tij me gjithë pasionin që i buronte nga dashuria për vlerat shqiptare, për qenien artist i një populli me trashëgimi e histori shumë të pasur.

Mbi këtë bazament tradicional ai ndërtoi linjën e krijimtarisë së tij për kohën dhe për të ardhmen. Që në prezantimet e para, para publikut artdashës shqiptar, ai tërhoqi vëmendjen për koloritin tepër befasues, ekspresiv dhe shumë elegant. I bindur se talenti i tij do të materializohej në punë këmbëngulëse, në punë të pa ndërprerë, ai nga viti në vit sillte krijimtari që plotësonin fondin brilant të pikturës shqiptare.

Robert Përmeti

Me ndjenjën e thellë të respektit për atë çka kishin arritur paraardhësit e tij, me ndjenjën e thellë të respektit si krijues për vlerat që mbartëte trashëgimia popullore, ai arriti që nëpërmjet penelit të tij të përzgjedhë dhe të përjetësojë më të bukurën që populli ynë ruante me fanatizëm ndër shekuj.

Me këto koncepte ai arriti të na sjellë figura të ruajtura nga folklori, nga legjendat tona, nga historia, figura që kanë nderuar emrin e shqiptarit në raport me botën që na rrethon.

I pëlqyer dhe i respektuar nga bashkëkohësit e bashkëkombësit e vet, ai tashmë është i pëlqyer dhe i vlerësuar edhe nga komuniteti artistik ndërkombëtar.

Familja Emanuel Benezit dhe trashëgimtari i tij i mirënjohur në botën e artit ndërkombëtar, ndërmori përzgjedhjen e artistëve piktorë e skulptorë, kudo që ata gjendeshin nëpër botë. Benezitët (babai dhe i biri) janë ndërkohë pronarë të një sërë galerish arti në Paris, Nju Jork etj. Ata koleksionuan piktorë e skulptorë të të gjitha rrymave si impresionizmi, post impresionizmi fuvizmi, kubizmi etj, që nga vitet 1920 e në vazhdim si Mone, Renuar, Modelian, Pikaso etj.

Sali Shijaku

Merita e tyre qëndron në faktin se ata përzgjodhën emrat më të mirë të piktorëve e skulptorëve nëpër botë duke materializuar idenë se artistë të talentuar nuk janë vetëm në Europë por ka edhe shumë prej tyre në vende që nuk përfshihen në bashkësinë europiane. Duke bërë një punë studimore përzgjedhëse nga bashkëpunimi me studiues, kritikë të shquar te artit botëror, analistë, gazetar, koleksionistë të përzgjedhur etj, krijuan për herë të parë diksionarin ndërkombëtar të artit botëror.

Benezit i riu krijon mundësinë për pasardhësit e tij që ta vazhdojnë hulumtimin nëpër botë për të evidentuar artistët më të mirë kudo që ata janë. Kuptohet që kjo punë kolosale nuk mbetet deri në botimin e dy diksionarëve të botuar në vitet 1913 deri në vitet 1923. Në saje të një bashkëpunimi Benezit me Edmond Henri dhe Zeiger Viallet, arritën të përfundojnë volumin e tretë të diksionarit për artistët më të mirë ndërkombëtar.

Në vazhdimësinë e këtij studimi përzgjedhës të emrave më të shquar të artistëve ndërkombëtarë, botuesi Grund do të vazhdonte më tej pasurimin e këtyre diksionareve me autorët e vjetër e të rinj që kanë arritur të debutojnë në art deri në vitet 2006, duke bërë ribotimin e tyre të përbërë nga 9 volume.

Ky studim i mbështetur në bazën e kritikave e studimeve nga njerëz të shquar të artit, sot mbetet një ndër bazat për përzgjedhjen e vlerave ndërkombëtare artistike të pikturës e skulpturës, ku referohen aktualisht studiuesit e kritikët e arteve dhe organizatorët e ankandeve ndërkombëtare.

Ajo që na intereson neve dhe artdashësve shqiptarë është fakti se në këtë seri diksionaresh të artit botëror renditet edhe piktori shqiptar Sali Shijaku, si i vetmi përfaqësues nga Shqipëria.

I renditur sipas alfabetit ai është vlerësuar nga kritika ndërkombëtare “si artist i një pikture të dhunshme, lirike dhe të zjarrtë. Kritika i referohet tablove “Heroi Vojo Kushi” “Luftëtari i Skënderbeut” dhe “Batalioni partizan Hakmarrja”, që aktualisht janë në fondin e Galerisë Kombëtare të Artit Tiranë.

I klasifikuar në renditjen e artistëve më të mirë ndërkombëtarë të përfshirë nga viti 1920 e deri në vitin 2006, si krijues me vlera përfaqësuese të kombit të vet, piktori Sali Shijaku përbën rastin e rrallë që deri tani nuk e ka arritur asnjë krijues shqiptar, por edhe me tej.

Rasti i piktorit Sali Shijaku, Artist i Popullit, është aktualisht shembull frymëzimi për brezin më të ri të krijuesve shqiptarë të fushës së artit piktorik, pse jo edhe për artin e skulpturës.

Krijimtaria disa vjeçare e piktorit Sali Shijaku vlerësohet si krijimtari e realizuar në epokën e diktaturës komuniste, ku skema “art i realizmit socialist” mundohej të kishte pushtetin e vet, por prapë se prapë, ai, duke gjetur mbështetje  në trevën e trashëgimisë popullore shqiptare nuk ju nënshtrua sloganeve dhe recetave të artit të realizmit socialist, por gjeti shtratin e vet ne abstraksionin e legjendave e gojdhanave, duke u përshtatur me realitetet aktuale.

Edhe pse ky informacion vjen me vonesën e shumë viteve në Shqipëri, prapë se prapë ai është rast për të shprehur respektin ndaj piktorit të talentuar që edhe pse ka arritur një majë që çdokush do ta lakmonte, vazhdon krijimtarinë e tij duke na dhënë përherë vepra dinjitoze, duke na dhënë shembullin e rrallë të artistit modest që nuk e deh lavdia e madhështisë së arritur.

Me figurën e piktorit Sali Shijakut, arti shqiptar ka arritur  të ketë simbolin e nderit përfaqësues në artin botëror. /DITA

*Piktor

Next Post
Van Gaali po tërhiqet nga pankina e Chelsea

Van Gaali po tërhiqet nga pankina e Chelsea

Comments 2

  1. Alfred says:
    8 years ago

    Z. Robert, ju keni bere shume mire qe e keni vene ne dukje nje fakt te tille ne lidhje me piktorin Shijaku, mbasi eshte piktor shume i njohur ne vendin tone. Por per njohuri dua te saktesoj se te jesh ne Benezit nuk do te thote qe automatikisht je piktori me i mire, ne kete rast shqiptar. Perpara Shijakut ne Benezit eshte futur Abdurrahim Buza per te cilin shpjegimet e dhena per pikturen e tij jane shume me vleresuese sesa ato te Shijakut. Prandaj kur merrni te evidentoni nje fakt eshte e nevojshme qe te jepni te dhena te sakta, jo te njeaneshme. Eshte mjaft mire qe ne Benezit jane keta piktore shqiptare, por fjala “me i miri piktor” duhet qe te mendohet mire perpara sesa te shkruhet. Sidoqofte edhe pse me kete pasaktesi perseri mbetet vlere qe ju e keni permendur.

    Reply
  2. Alfred says:
    8 years ago

    Z. Robert, sa per dijeni ne Benezit qe botohet cdo 4 vjet ne disa volume me 1500 faqe jane mijera piktore, por jo detyrimisht me te miret, eksploron piktore qe kane bere emer ne vendet e tyre. kaq.

    Reply

Leave a Reply to Alfred Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Miratohet amnistia për të burgosurit, ministri i Drejtësisë: Përfitojnë 600 të dënuar, për ta votuar me shumicë të cilësuar…!

Skema e drogës në burgje: 200 mijë lekë për dozë, dyshime për implikim të stafit të brendshëm

February 21, 2026
I dënuar me 12 vite burg në Itali për drogë, arrestohet në Durrës 43-vjeçari

I dënuar me 12 vite burg në Itali për drogë, arrestohet në Durrës 43-vjeçari

February 21, 2026
Kujtesa e një 20-vjeçari dhe kujtesa ime

Kujtesa e një 20-vjeçari dhe kujtesa ime

February 21, 2026
Në pritje të familjes së vëllait/ Vlorë, i moshuari: Ikën në Siri para 13 vitesh, ndoshta fëmijët janë gjallë

Në pritje të familjes së vëllait/ Vlorë, i moshuari: Ikën në Siri para 13 vitesh, ndoshta fëmijët janë gjallë

February 21, 2026
Dy tropojanë, truri i grabitjes të 53 milion paundëve, si sot 20 vite më parë, 32 milion nuk u gjetën kurrë

Dy tropojanë, truri i grabitjes të 53 milion paundëve, si sot 20 vite më parë, 32 milion nuk u gjetën kurrë

February 21, 2026
“Paralizohet” lëvizja drejt juglindjes/ ARRSH: Ja rruga alternative që duhet të përdorni!

“Paralizohet” lëvizja drejt juglindjes/ ARRSH: Ja rruga alternative që duhet të përdorni!

February 21, 2026
Europa drejt rregullave më të forta për rrjetet sociale

Europa drejt rregullave më të forta për rrjetet sociale

February 21, 2026
“Mjekësi me inteligjencë artificiale”, ministrja Sala premton rimbursimin e barnave onkologjike: Mjekët e rinj do t’i mbajmë në Shqipëri

Reforma në spitale/ Sala: Do kalohet në financim sipas pacientëve, jo sipas shtretërve

February 21, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

“PD gati për të bërë lëshime”, Hasimja tregon negociatat me Berishën për kodin zgjedhor

February 21, 2026
Molotovët e PD tek xhamia e Namazgjasë, KMSH: U lënduan besimtarët, mos e merrni maturinë tonë për tolerancë

Molotovët e PD tek xhamia e Namazgjasë, KMSH: U lënduan besimtarët, mos e merrni maturinë tonë për tolerancë

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In