• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sali, nuk i shpëton dot më ndëshkimit me arsye proceduriale

by Spartak Ngjela
23/06/2016 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Nuk mund t’i shpëtosh më ndëshkimit me arsye pseudoprocesuale, Sali.
Reforma në Drejtësi është penalizimit i abuzuesve me pushtetin.
Kjo ështe e vërteta që po “vret Salun”. Nuk fiton dot më Saliu, shqiptarët kanë me vete të vërtetën. E vërteta do çlirohet në Shqipëri. Kjo është Reforma: çlirimi i të vërtetës…

Të gjitha kahjet e ecurisë historike të Shqipërisë sot konvergojnë në një pikë:
ndëshkimi i keqbërësve aktualë të popullit shqiptar.
Kjo është Reforma në Drejtësi.Të tjerat janë fjalë boshe për të kaluar radhën. Gjyqtarëve të zgjedhur nga të dy krahët e politikës u ka ardhur fundi. Pse lodheni , o të mjerë. Nuk cedon Amerika në këtë pikë.
Çdo të thotë për historinë që, këta abuzues të mëdhenj që kanë krijuar rrokopujën aktuale të shoqërisë shqiptare, na paskan të drejtë vote në Parlamentin shqiptar? Asgjë. Perëndimi kërkon botëkuptim perëndimor për drejtësi në Shqipëri, dhe shkallmimin e shehriait aktual…
Duhet të ndalojmë agresionin kunder shqiptarëve dhe Shqipërisë. Kjo është kërkesa imediate e kohës sonë. Me ne në ketë luftë janë edhe aleatët amerikano-gjermanë
Po aleatët tanë ç’duhet të bëjnë tani që çeshtja ka hyrë në sbsurd?
Your Exellency american Ambasador Mr Donald Lu, pse i “duroni” akoma këta gangsterë? Bëjani të qartë shqiptarëve të gjitha bëmat ndërkombëtare të Berishës, Metës e kompani. Hapni “thesin”, Mr Lu, se ky është nje moment historik! Për shqiptarët historia e tyre ështe takuar pas 500 vjetësh me faktin historik: Shqipëria do të hyjë ne rrjedhën e saj natyrore: në qytetërimin perëndimor. Këta otomanë janë forca e fundit e regresit otoman në Shqiperi; prandaj politika amerikane duhet të përdorë të gjithë personalitetin absolut që kanë sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Kurse kryeministri shqiptar nuk duhet ta zgjasë më ketë lojë gjojakonsensuale. Zoti Rama, ju po tregoni tkurrje në pozicionin tuaj politik: ose me interesin e shqiptareve të “djegur” për Drejtesi, ose me hordhitë berishiane dhe banditët injorantë të Metës… Ose me interesin shqiptaro – amerikan, ose në humnerën historike të neootomanizmit shqiptar. Rrugë tjetër nuk ka. Nëse edhe ti mendon se mund ta shtysh këtë rrugë, kujtohu zoti Rama, se koha të dha një të drejtë dhe një rast që ka qenë jashtë kapacitetit tënd politik, por, nëse e mendon politikën amerikane lojë joprofesionale, kujtohu që atyre që u ke thënë Po! kundër banditizmit shqiptar, nuk janë mjekë fshati dhe as ngritës peshash, por epiqendra intelektive e zhvillimit botëror.
Shqiptarët janë drejt shpëtimit të tyre historik, dhe, nëse abuzuesit aktualë mendojnë të shpëtojnë nga pesha ndëshkuese e kohës me kërkesa parlamentare pseudoproceduriale, ashtu siç kane kaluar gjyqet e vjedhjeve të tyre, e kanë të kotë. Reforma eshte e pacenueshme… gjyqtarët, kurrë mos e mendoni se mund t’i pranojë ekspertiza amerikane që ka marrë në dorë shpëtimin historik shqiptar, që të
mund të zgjidhen nga politika.
Jemi në fund.
Nuk ka asnjë rast në botën demokratike që korrupsioni shtetëror të ketë shpëtuar me procedurë… Ja dhe nje këngë labe:
Një nga një,
e që të tërë
Do kaloni nga ajo vërë.
Shqiptarët presin zhdëmtimin e tyre historik. Ai sikur ka ardhur.

Next Post

"Daily Mail" elozhe kombëtares kuqezi: Më e mira në grupin A

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
Listë me çmime fikse për 3 muaj, ministrja Ibrahimaj: “Pasqyra e Çmimeve” për 160 produkte del në tetor!

Paketa Fiskale/ Ibrahimaj zbulon çfarë ndryshon në 2027, ja sa synon të shkojë pensioni minimal

November 4, 2026
Humbja e republikanëve në SHBA/ Aktivisti tregon çfarë duhet të ndryshojë partia e Trump, mesazh edhe për shqiptarët

Humbja e republikanëve në SHBA/ Aktivisti tregon çfarë duhet të ndryshojë partia e Trump, mesazh edhe për shqiptarët

November 4, 2026
Trump shqyrton shkarkimin e Pete Hegseth nga posti i sekretarit të Mbrojtjes

Trump shqyrton shkarkimin e Pete Hegseth nga posti i sekretarit të Mbrojtjes

November 4, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Lufta diskreditoi konceptin ‘Amerika e para’”, Bimo: Zgjedhjet, referendum ndaj presidencës Trump

November 4, 2026
Udhëzimi i ri i Shëndetësisë, ndryshojnë rregullat për kontrollin mjekësor të lejeve të drejtimit të automjeteve

Udhëzimi i ri i Shëndetësisë, ndryshojnë rregullat për kontrollin mjekësor të lejeve të drejtimit të automjeteve

November 4, 2026
Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

November 4, 2026
Hoxha takon Beyer në Berlin: Në fokus, angazhimi më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Hoxha takon Beyer në Berlin: Në fokus, angazhimi më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

November 4, 2026
Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

November 4, 2026
“Shkatërruan protestën”, Berisha: Flamingot i “kapën për fyti”…

“Shkatërruan protestën”, Berisha: Flamingot i “kapën për fyti”…

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In