Ish-truproja i Sali Berishës, Sali Lushaj dhe djali i tij, Arkimedi, i njohur edhe si Stresi, janë bërë sot pjesë e protestës para Kryeministrisë.
Të gjendur në mes të turmës, ata kanë organizuar një minimiting duke provokuar protestuesit me simbolin me dy gishta lart, por qytetarët janë përpjekur t’i largojnë.
Sali Berisha u dha urdhër sot militantëve të dalin në protestë, ndërsa pak ditë më parë Stresi u zgjodh edhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.











