• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sali, krimi dhe korrupsioni,nuk luftohet me llogje pazari

by Artur Ajazi
24/05/2022 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Krimi në Shqipëri herë merr “krahë” dhe shpesh po merr goditje fatale. Në rastin më të fundit, SPAK-u, ka vepruar si një strukturë e specializuar. Ka hetuar, ka mbledhur prova, dhe ka goditur. Kështu vepron çdo strukturë hetimore dinjitoze në botë. Brënda 24 orëve, u arrestuan elementë kriminalë, pasi ishin zbërthyer në procese hetimore “të penduarit”, edhe ata me të shkuar kriminale. Krimi në Shqipëri, në fakt ka marrë përmasa të frikshme, ndaj dhe goditja e tij mbetet prioritet. Elementin kriminal, e gjejmë në periferi, në qendra qytetesh, në biznese, në zyra shteti, duke tentuar të shtrijnë influencat e tyre. Këto tentakula duhen prerë me rreptësinë më të madhe, në rast se nuk duam që krimi të zaptojë shtetin. SPAK-u meriton mirënjohje dhe respekt, pasi edhe pse në fund të ditës po bën detyrën sipas ligjit, ajo strukturë ndodhet pothuajse çdo ditë nën presionin e politikës. Nuk ka asnjë kuptim të futesh në “hesapet” e drejtësisë, nuk ndodh në asnjë vend të botës që politika të këshillojë, madje të udhëzojë strukturën më të specializuar të hetimit ndaj krimit dhe korrupsionit, siç ndodh në Shqipëri. Personalisht nuk e përjashtoj ndikimin e politikës edhe në sistemin e drejtësisë, por në rastin e SPAK-ut, mendoj se kjo gjë nuk po ndodh. Ajo që konstatoj mbetet lufta dhe beteja absurde ndaj SPAK-ut, e asaj pjese të politikës që nuk e di pse e quajmë akoma “opozitë”. Beteja e asaj partie të shpartalluar, e asaj force politike e rikthyer tek “xhaketa e vjetër”, është me çdo strukturë që lufton krimin, korrupsionin, me çdo ministri që investon, me çdo projekt që zbatohet dhe që zhvillon vendin, biznesin, turizmin, etj. Drejtësia e re sot, sulmet më të paprecedenta, i ka pikërisht nga opozitaristët e shpartalluar. Çdo aksion i SPAK-ut, i Policisë Shtetit dhe çdo fletë-arresti për elementët kriminalë, merr aludime absurde dhe kundërshtitë e Sali Berishës, Flamur Nokës, dhe atyre që urdhërohen të shkojnë në studio dhe portale për të hedhur baltë mbi betejën e drejtësisë me krimin dhe korrupsionin. Dalin dhe japin leksione,se si “luftohet krimi dhe korrupsioni” ata që shkatërruan shtetin, që hapën depot e armatimit dhe municioneve, ata që ngritën bandat dhe kontrollonin kontrabandën dhe korrupsionin në dogana, porte dhe aeroporte, ata që ngritën celulat e korrupsionit në zyrat e shtetit dhe që u pasuruan në miliona euro dhe dollarë. Japin “leksione drejtësie”, ish-lideri historik i një partie që vrau në Gërdec, Bulevard, dhe që përgjaku fushatën elektorale në Elbasan. Kjo është tallje me shtetin, ligjin, dhe strukturat e reja të drejtësisë. Japin “leksione drejtësie” ata që kishin 2 mijë lekësha në xhep kur afroheshin tek selia e Partisë Demokratike, dhe që sot njohin vetëm eurot dhe dollarët. Kjo është qesharake, e turpshme dhe kriminale. SPAK-u, duhet të mos mbyllë asnjë dosje,nuk duhet të mos mbyllë as “sy dhe veshë” tek merr informacione nga media dhe rrugët e tjera investiguese për ata që mbushën thasët me miliona euro dhe kanë të hipotekuara vila, pallate dhe resorte, por të nisë procesin hetimor. Krimin nuk mund ta luftojë një parti e shpartalluar, as edhe një grup politikanësh të korruptuar dhe zhytur në afera të pista. Krimin nuk mund ta luftosh me llogje pazari , si të ishe duke bërë hesapin e ndonjë tenderi për të marrë 40 per qindëshin. SPAK-ut dhe ndokujt tjetër, nuk mund ti kundërvihesh duke menduar se je akoma në kohën e “xhupzinjve”, që merrnin urdhëra nga selia për të zhdëpur në dru ndonjë kundërshtar të shefit të madh. Zoti Berisha, krimin e luftojnë sot strukturat e specializuara, njerëzit e motivuar, dhe institucionet ligjore, dhe jo kontigjentet e Plepave që mbushën ministritë, gjykatat dhe prokuroritë në kohën tënde. Ajo kohë mbaroi Sali, pasi Vetting-u, i flaku jashtë rradhëve të drejtësisë, ata që mbyllnin dosjet e krimit vrasjes për 100 mijë euro, apo bënin pronar në bregdet, gardistin analfabet me 4 klasë.
Next Post
“Ogur i mbarë për Shqipërinë”/ Cana për finalen: Të festojmë për dy ditë dhe fitoftë më i miri!

“Ogur i mbarë për Shqipërinë”/ Cana për finalen: Të festojmë për dy ditë dhe fitoftë më i miri!

Comments 1

  1. arqile says:
    4 years ago

    O artur lepiu ramovicit per sufllaqe mos qaj hallin e berishes trap.

    Reply

Leave a Reply to arqile Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

April 2, 2026
“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

April 2, 2026
“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

April 2, 2026
Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

April 2, 2026
Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

April 2, 2026
Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

April 2, 2026
Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

April 2, 2026
Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

April 2, 2026
Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

April 2, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Pushka e jevgut dhe arixhofkat e Fan Nolit

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In