• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sali Berisha e rrokullis PD drejt majës së kodrës si Sizifi shkëmbin e tij

by Java News
18/02/2023 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Minella Aleksi

Sizifi i Albert Kamus është një alegori për atë që do të thotë të jesh njeri, mishërim i gjendjes absurde njerëzore. I ardhur nga bota e nëndheshme e krimit, Sizifi vuan dënimin e dhënë nga Zeusi. Sizifi e shtyn shkëmbin përpjetë drejt majës së kodrës, arrin në majë, dhe pikërisht kur ai ishte gati në përfundim të detyrës guri rrokulliset poshtë kodrës e Sizifi marshon pas tij duke e ditur se do t’i duhet të fillojë të njëjtin proçes nga e para. I dënuar të kryejë të njëjtat rituale të kota çdo ditë në gjeratoren ciklike të një pune joproduktive, në fatin e tij të zymtë poshtërues.

Ndëshkimi i këtij heroi absurd është çmimi që ai duhet të paguaj për pasionet e tij instiktive kriminale që atë si njeri e drejtojnë në këtë botë. Sali Berisha i ndëshkuar nga Zeusi është modeli shqiptar që vuan Sizifin e tij. Në mënyrë ciklike e shtyn shkëmbin e PD-së nga Republika Laprakë-Paskuqan-Babrru drejt torturës së tij, majës së pushtetit te shkallët e Kryeministrisë. Për një sekondë ai është në majë të kodrës, shikon lart dhe buzëqesh. Është lëvizja e tij e lumturisë dhe përbuzjes ndaj fatbërësit. Lumturia zgjat vetëm një çast. Sali Berisha betejën absurde ku sjellja e ka zhytur, e merr si një sfidë ekzistence. I ndëshkuar dhe poshtëruar politikisht, pa asnjë shteg dalje, i mbërthyer në një punë jo produktive me shpresën e kotë se ajo do të përfundojë një ditë, bën ciklin e fatit të tij absurd që i gjeneron një krizë të thellë personale. Do të donte tmerrësisht që t’i bashkoheshin në gjendjen e mjerueshme “Non Grata” të paktën edhe 2-3 politikanë të rangut të tij.  Ndoshta si lexues i stërvitur shkon me mendimin ngushëllues të Kamysë se: “pavarësisht nga jeta, zgjedhjet apo pasojat, ne të gjithë kemi të njëjtin fat dhe për shkak të kësaj mungesë shprese për të ardhmen mund të kemi një ndjenjë ngushëllimi lirie të brendshme”.

Për Sali Berishën liri e brendëshme  do të thotë që duhet të harrosh, të mohosh ose të falësh atë që ka ndodhur. PD-ja e pazonja që të çlirohet, e pa zonja që të shkëputet nga Sali Berisha, në zvarritjen e saj historike e mban atë mbi shpinë. Absurd i llojit shqiptar. Pas pushtetit të përqendruar në krye në një dorë, Sali Berisha dëshmoi që ka më shumë abuzim të pushtetit të përqendruar në krye. Carl Yung na thotë se, Sizifi me shkëmbin mbi shpinë na tregon që, “ lavjerrësi i mendjes lëkundet midis kuptimit të jetës dhe marrëzive, jo midis së drejtës dhe të gabuarës”. Sigurisht është e lehtë të thuash ose gjykosh diçka të drejtë ose të gabuar, por ne e bëjmë këtë vetëm në nivelin personal dhe nëse ka kuptim për ne apo jo.

Nëse nuk ka kuptim për ne, e quajmë gabim. Këtë parim komunist ka ndjekur Sali Berisha i shtyrë nga ato instikte që i ka më të natyrshme. Ideologët rrotull tij janë për të ardhur keq, sepse si Don Kishoti ëndërrojnë ëndrrën e pamundur, dhe janë vënë në kërkim të saj. Thuhet se udhëheqësit e mençur në përgjithësi kanë këshilltarë të mençur, sepse duhet një person i mençur për t’i dalluar ata.  Vetëm një person i zgjuar mund t’i thotë Sali Berishës të vërtetën në një mënyrë që ai dëshiron që ta dëgjojë.

Sali Berisha i zotëron këshilltarë si A. Lela, A. Biberaj, A. Bumçi, A. Krasta, A. Bushati, B Mustafaj, B. Fevziu, S. Meço, Syri TV , etj.. dhe kjo shpreh forcë, dhe atë e ka me shumicë, mjerisht i mungon fuqia e vërtetë që të zotëroj veten. Me Sali Berishën ndodhi  ajo që e shpreh qartë urtësia popullore: Udhëheqja e keqe është si kalbja brenda trungut të një peme. Pema vdes nga brenda jashtë dhe rrëzohet. Pavarësisht se sa e madhe është apo se sa kohë ka zgjatur jeta e saj, duke pasur parasysh rrethanat e kalbjes, ajo përsëri do të bjerë. Ka mënyra të ndryshme për t’i shërbyer vendit tënd dhe gjithkush, veçanërisht shtetari i shërben në mënyrën që i përshtatet më mirë karakterit të tij.  Sali Berisha shërbeu dhe shërben përshtatur karakterit të tij, model absurd i Sizifit me shkëmbin mbi shpinë.

Next Post
Nga 45 mijë në 85 mijë lekë/ Rritet çmimi i patentave, por shtohen dhe orët e praktikës!

Nga 45 mijë në 85 mijë lekë/ Rritet çmimi i patentave, por shtohen dhe orët e praktikës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analizë taktike | Pse Franca e Didier Deschamps është kaq e vështirë për t’u ndalur

Analizë taktike | Pse Franca e Didier Deschamps është kaq e vështirë për t’u ndalur

July 9, 2026
Rikthehen tensionet në Lindjen e Mesme/ Irani bombardon bazën amerikane në Jordani

Rikthehen tensionet në Lindjen e Mesme/ Irani bombardon bazën amerikane në Jordani

July 9, 2026
Administronin 6 pika këmbimi valutor pa licenca, 4 të arrestuar dhe  7 në ‘detyrim paraqitje’ në Berat! Ja çfarë u sekuestrua

Administronin 6 pika këmbimi valutor pa licenca, 4 të arrestuar dhe 7 në ‘detyrim paraqitje’ në Berat! Ja çfarë u sekuestrua

July 9, 2026
Në Shqipëri nuk je ai që je, por ai që deklarohesh!

Rreziku i kulteve dhe miteve të reja

July 9, 2026
Një pistoletë e personalizuar, Von der Leyen zbulon si do të veprojë me dhuratën e Erdogan

Një pistoletë e personalizuar, Von der Leyen zbulon si do të veprojë me dhuratën e Erdogan

July 9, 2026
Kërkesa e Veliajt për ndryshimin e masës së sigurisë/ Hidhet shorti në GjL, caktohet gjyqtari i çështjes

Kërkesa e Veliajt për ndryshimin e masës së sigurisë/ Hidhet shorti në GjL, caktohet gjyqtari i çështjes

July 9, 2026
Koncerti i Kanye West/ Policia e Tiranës harton plan masash, rrugët që do bllokohen

Koncerti i Kanye West/ Policia e Tiranës harton plan masash, rrugët që do bllokohen

July 9, 2026
Tekste shkollore falas për diasporën/ Qeveria financon librat shqip, nis shpërndarja në 15 vende

Tekste shkollore falas për diasporën/ Qeveria financon librat shqip, nis shpërndarja në 15 vende

July 9, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Urrejtësit kanë emra

July 9, 2026
Konferenca Botërore të Inteligjencës Artificiale 2026 (WAIC), një mundësi për të nxitur zhvillimin gjithëpërfshirës dhe të dobishëm të AI

Konferenca Botërore të Inteligjencës Artificiale 2026 (WAIC), një mundësi për të nxitur zhvillimin gjithëpërfshirës dhe të dobishëm të AI

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In