• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sali Berisha dhe Albin Kurti, dy fytyra të të njëjtës sëmundje politike shqiptare

by Java News
16/10/2025 20:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Besi Bekteshi 

Nëse dikush do të kërkonte dy figura që përfaqësojnë më qartë deformimin e politikës shqiptare në dy anët e kufirit, nuk do të kishte shembull më të përshtatshëm se Sali Berisha dhe Albin Kurti. Në dukje, janë dy botë të ndryshme: njëri konservator i vjetër që vjen nga brenda sistemit komunist dhe e përdor antikomunizmin si maskë; tjetri një idealist i vetëshpallur që pretendon se lufton korrupsionin e klasës politike. Por në thelb, janë të njëjtë: dy populistë me ego të sëmurë pushteti, që e shohin kombin si pasqyrë të vetvetes dhe politikën si teatër ku duartrokitet vetëm një aktor vetë ata. 

Berisha, në Shqipëri, ngriti mitin e “liderit të fortë”, të njeriut që s’gabonte kurrë, që kishte gjithmonë armiq, por asnjëherë përgjegjësi. Kurti, në Kosovë, e përsëriti këtë model me të njëjtën recetë – ndryshoi vetëm ngjyrën dhe fjalorin. Të dy e përvetësojnë fjalën “popull” si pronë private. E përdorin atë për të justifikuar çdo arrogancë dhe për të heshtur çdo kritik. Kur Berisha thotë “populli opozitar”, ai nënkupton militantët që i binden verbërisht. Kur Kurti thotë “populli i Kosovës”, ai përjashton këdo që nuk pajtohet me të. 

Në të dy rastet, populli nuk është më subjekt politik, por dekor i pushtetit personal. Berisha e ndërtoi karrierën mbi ndarjen: komunistë dhe antikomunistë, të ndershëm dhe tradhtarë, qytetarë dhe “plehra”. Kurti e ka ngritur të njëjtën ndarje në versionin kosovar: “të pastrit e Lëvizjes Vetëvendosje” dhe “të korruptuarit e vjetër”. Të dy nuk dinë të bashkojnë, dinë vetëm të përçajnë. Sepse uniteti do të rrëzonte kultin e tyre personal. Të dy janë mjeshtra të gjuhës së urrejtjes të mbështjellë me patriotizëm, ku fjala “atdhe” përdoret si mburojë për pushtetin. Në fakt, patriotizmi i tyre është thjesht një armë për ta përdorur kundër bashkëkombasve jo kundër armiqve të vërtetë.  

Berisha është produkt i shkollës komuniste një njeri që e mësoi pushtetin si monopolin e të drejtës absolute. Ai nuk mund të mendojë politikën si hapësirë të ndarë me të tjerët. Kurti, nga ana tjetër, është produkt i një “bolshevizmi moral”, post jugosllavizmi renegat ku çdo mendim ndryshe shihet si tradhti. Në të dy rastet, ideologjia nuk është demokraci, por dishepullizëm. Ata nuk kanë parti, por sekt. Nuk kanë bashkëpunëtorë, por besimtarë. Të dy janë të bindur se kanë “mision” një fjalë që në politikë shpesh është paralajmërim i autokracisë. Kur dikush beson se është i dërguar për të shpëtuar kombin, çdo gabim i vetëshpallet si heroizëm. 

Berisha e përdori pushtetin për t’u bërë i përjetshëm. Kurti po e përdor për të u bërë i pagabueshëm. Berisha i ndërtoi institucionet për t’i kontrolluar; Kurti i përçmon institucionet që s’e adhurojnë. Berisha kishte gjithmonë një “armik të brendshëm” për t’u mbrojtur gazetarët, gjyqtarët, ndërkombëtarët. Kurti ka shpikur versionin e tij modern të të njëjtit armiqësim Bashkimin Evropian, mediat kritike, opozitën. Në fakt, të dy kanë një frikë të përbashkët: lirinë që nuk kontrollohet prej tyre. Prandaj e mohojnë në emër të kombit. 

Në vitin 1991, Berisha u bë simbol i shpresës së shqiptarëve për t’u shkëputur nga diktatura. Por shumë shpejt ai e ktheu PD-në në Parti të Diktaturës personale.
Në vitin 2019, Kurti u bë simbol i shpresës së kosovarëve për të luftuar korrupsionin. Sot, shumë e shohin si kryeministër që sundon me përçmim ndaj çdo institucioni që nuk i nënshtrohet. 

Dy dekada i ndajnë, por fryma është e njëjtë: shpresa e një kombi që përfundon në zhgënjimin e një njeriu. Ka një moment në historinë e çdo populli kur liderët e mëdhenj tregojnë madhësinë e tyre duke ditur të largohen. Por as Berisha e as Kurti nuk e njohin këtë virtyt. Berisha kërkon rikthimin në pushtet edhe pse është bërë simbol i dështimit; Kurti kërkon përjetësimin në pushtet edhe pse ende nuk ka arritur maturinë për ta përdorur. 

Të dy janë pasqyrë e një shoqërie që nuk ka mësuar ende të ndajë lidershipin nga pushteti, dhe të shohë te politika një mjet shërbimi, jo adhurimi. Në fund të fundit, Sali Berisha dhe Albin Kurti janë dy faqe të të njëjtit manual autokratik shqiptar ai që nis me “Unë jam populli” dhe mbaron me “Vetëm unë kam të drejtë”. Njëri i vjetër në moshë, tjetri i ri në vite, por të dy të vjetër në shpirt sepse e shohin pushtetin si fe, dhe kombin si altar të vetvetes./Marrë nga profili i autorit në Facebook 

Next Post
“’E tradhëtoi’ gota që hodhi në plehra..” / 40 vite pas krimit, kapet vrasësi i 16-vjeçares

“’E tradhëtoi’ gota që hodhi në plehra..” / 40 vite pas krimit, kapet vrasësi i 16-vjeçares

Comments 1

  1. bci says:
    11 months ago

    Me vjen keq per ty qe ke shkruar kete artikull the krahason Albin Kurtin me nje monster si sali berisha. Ta paskan dhene nje dore te mire keto pabuksat e 8 nentorit 1941. Duhet te lexosh me shume se qenke brryl.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

September 5, 2026
Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

September 5, 2026
Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

September 5, 2026
I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

September 5, 2026
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

September 5, 2026
Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

September 5, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

September 5, 2026
Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

September 5, 2026
“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

September 5, 2026
“Bëni kujdes me shpenzimet”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com