• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Salah kritikon UEFA-n për homazhin ndaj futbollistit palestinez të vrarë: Na tregoni si vdiq, ku dhe pse?

by A R
10/08/2025 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sulmuesi i Liverpool-it, Mohamed Salah, ka kritikuar UEFA-n për mënyrën se si i bëri homazh futbollistit të ndjerë palestinez, Suleiman al-Obeid, i njohur si “Peleja palestinez“, pasi organizata europiane e futbollit nuk përmendi rrethanat e vrasjes së tij këtë javë.

Federata Palestinase e Futbollit tha se Al-Obeid, 41 vjeç, u vra nga një sulm izraelit ndaj civilëve që prisnin ndihma humanitare në Rripin jugor të Gazës, të mërkurën.

Në një postim të shkurtër në platformën X, UEFA e quajti ish-lojtarin e kombëtares palestineze “një talent që i dha shpresë mijëra fëmijëve, edhe në kohët më të errëta”.

Salah reagoi të shtunën duke shkruar: “A mund të na tregoni se si vdiq, ku dhe pse?”

Duke folur për Al Jazeera, Bassil Mikdadi, themeluesi i faqes Football Palestine, tha se nuk e pret që UEFA të reagojë ndaj kritikave.

“UEFA nuk ka bërë asnjë reagim tjetër, dhe sinqerisht, do të habitesha nëse do ta bënte,” tha ai, duke përmendur “heshtjen totale” të botës së futbollit dhe organizatave të lojtarëve që nga fillimi i luftës në Gaza.

Madje edhe homazhi i UEFA-s për al-Obeidin “ishte një surprizë”, tha Mikdadi.

“Suleiman al-Obeid nuk është futbollisti i parë palestinez që ka humbur jetën në këtë gjenocid. Janë mbi 400, por ai është padyshim figura më e njohur deri më tani.”

Salah, i cili është një nga yjet më të mëdhenj të Premier League, ka bërë thirrje më parë që ndihmat humanitare të lejohen të hyjnë në Gaza gjatë kësaj lufte pothuajse dyvjeçare. Megjithatë, disa komentues që iu përgjigjën postimit të tij e pyetën pse i është dashur kaq shumë kohë të reagojë ndaj luftës gjenocidale të Izraelit.

Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se mbi 1 mijë persona janë vrarë pranë zonave të shpërndarjes së ndihmave dhe karvanëve humanitarë në Gaza, që prej fillimit të sistemit të ri të shpërndarjes së ndihmave me GHF-në (organizata e mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli).

Next Post
Panik në Kosovë, zjarr i madh në godinën e policisë

Tronditet Kosova! Dy të vrarë dhe dy të plagosur në Gjilan, autori në arrati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In