• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Saktësimi i “pezullimit” ka kuptim vetëm për ministrat

by Mero Baze
16/02/2026 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Debati mbi ndryshimet ligjore që ndalojnë ndërfutjen e pushtetit gjyqësor në pushtetet e tjera në vend lindi nga pezullimi i Belinda Ballukut si anëtare e qeverisë. I gjithë debati madje zhvillohej “në tehun e briskut”, duke marrë të mirëqenë që meqë anëtari i qeverisë gëzon imunitetin e deputetit, nuk mund të pezullohet.

Për këtë arsye ndërhyrja në nenin 242, paragrafi 2, të Kodit të Procedurës Penale, i cili u garanton imunitetin të zgjedhurve edhe për ministrin, për ta saktësuar këtë ka kuptim vetëm për këtë arsye për të cilën lindi debati. Një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e kam thënë publikisht se kjo kërkon të saktësohet procedura në nenin e Kodit të Procedurës Penale.

https://www.gazetatema.net/politika/intervista-baze-gjykata-kushtetuese-ka-votuar-8-me-0-kunder-edi-rames-i542865

Pra që në Kodin e Procedurës Penale kjo gjë të mos lihet me nënkuptim, por të saktësohet.

Propozimi i sotëm i lexuar nga Ulsi Manja e zhbën arsyen përse ka nisur kjo nismë, duke u zgjeruar edhe me institucione të tjera si Kontrolli i Shtetit, Avokati i Popullit, Gjykata Kushtetuese etj.

Këtu pastaj nuk jemi më në debatin që prodhoi Gjykata Kushtetuese me mosmarrjen e vendimit, por në hallet që mund të kenë institucionet tona në të ardhmen nga masa të ngjashme. Kjo i ngjan Reformës në Drejtësi që nis të ndërtojë një kështjellë dhe muratorët kanë parasysh si të gjejnë një qoshe për vete duke rrëzuar gjithë kështjellën.

Po t’i shtosh kësaj historie dhe sulmet spekulative të opozitës që mbrojnë të kundërtën e problemit real që është, situata bëhet edhe më konfuze.

Domethënë, po të dëgjosh këta të Berishës, janë duke thënë që Edi Rama po bën një ndryshim ligjor për të mbrojtur veten nga drejtësia. Në fakt Edi Rama është i mbrojtur, por duhet të saktësojë që edhe ministrat janë të mbrojtur nga pezullimi me urdhër të SPAK. E theksoj: nga pezullimi, jo nga hetimi dhe gjykimi, se atë s’e ndal kush.

Këta nuk ankohen që propozimi ka humbur shkakun përse është bërë i nevojshëm dhe është zgjeruar përtej qeverisë, por thonë pse mbrohen ministrat nga pezullimi. Ministrat duhet të mbrohen nga pezullimi, pasi nëse do kishim Gjykatë Kushtetuese që do merrte vendim, mund të mos ishte më debat tani. Dështimi i Gjykatës për të marrë vendim na ka sjellë te ky debat për imunitetin ndaj pezullimit të një ministri. Nuk na ka sjellë halli i institucioneve të tjera se ato s’kanë imunitetin e deputetit.

Propozimi që të kenë mbrojtje nga pezullimi edhe institucione të tjera që përmenden në projektligj, si Gjykata Kushtetuese, Kontrolli i Shtetit, Avokati i Popullit etj., është pa kuptim, pasi ato nëse gjenden para një situate hetimi mund të arrestohen, pasi nuk kanë imunitet parlamentar. Debati është te ministrat dhe barazimi i tyre me imunitetin parlamentar. Kryetarin e Kontrollit të Shtetit apo Avokatin e Popullit s’ke nevojë ta pezullosh. I lëshon një urdhër arresti dhe e çon në gjykatë. Dhe për këtë nuk mund ta mbrojmë.

Ndaj dalja përtej problemit që krijoi vendimi i GJKKO për pezullimin e një anëtareje qeverie krijon debat artificial të panevojshëm dhe nuk u bën asnjë nder atyre që janë përfshirë në këtë listë, pasi është një listë që mund ta zgjerosh sa të duash dhe ta zvogëlosh sa të duash derisa nuk është më kriter arsyeja përse është i nevojshëm ky ndryshim. Ky ndryshim është i nevojshëm pasi u dështua të qartësohej nga Gjykata Kushtetuese në rastin Balluku.

Se po të jetë ashtu, fusni edhe drejtorët e televizioneve apo gazetave në atë listë, se edhe ata pushtet më vete janë që të mos ndërhyjë gjykata t’i pezullojë, ndërkohë që është e lirë t’u hedhë prangat.

Next Post
Ylli i “Apocalypse Now” dhe “The Godfather”, ndahet nga jeta aktori legjendar Robert Duvall

Ylli i “Apocalypse Now” dhe “The Godfather”, ndahet nga jeta aktori legjendar Robert Duvall

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje individuale

February 16, 2026
Redi Muçi: Do votojmë kundër nismës së mazhorancës, është në dëm të hetimit

Redi Muçi: Do votojmë kundër nismës së mazhorancës, është në dëm të hetimit

February 16, 2026

2/3 e të burgosurve janë të pafajshëm, Hoxha: Rama fajësoi Gjykatën dhe jo SPAK-un

February 16, 2026
Arkitektët Stefano Boeri dhe Cino Zucchi në gjyq për manipulim konkursi

Arkitektët Stefano Boeri dhe Cino Zucchi në gjyq për manipulim konkursi

February 16, 2026

Propozimi i PS, avokati zbulon ‘prapavijën’: SPAK nuk mund t’i drejtohet më GJKKO për pezullime

February 16, 2026
Berishën nuk e ftojnë as në Kosovë, pse e kanë ‘karantinuar’?!

Berishën nuk e ftojnë as në Kosovë, pse e kanë ‘karantinuar’?!

February 16, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

Ish-prokurori: Reforma në Drejtësi ka dështuar, 200 mijë dosje janë të mbartura

February 16, 2026
“U helmua nga toksina e bretkosës”, reagon nëna e Alexei Navany: E dija që e kanë vrarë

“U helmua nga toksina e bretkosës”, reagon nëna e Alexei Navany: E dija që e kanë vrarë

February 16, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Koha për një ‘rivendosje’ në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në

February 16, 2026
‘Kosova e burgosur’! Monumenti ‘Newborn’ në Prishtinë rrethohet me kangjella hekuri si burgu për ish-krerët e UÇK

‘Kosova e burgosur’! Monumenti ‘Newborn’ në Prishtinë rrethohet me kangjella hekuri si burgu për ish-krerët e UÇK

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In