• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sakrifica politike që e nxjerr Metën nga qelia dhe e fut në Parlament

by A R
16/05/2025 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për Ilir Metën rindizen dritat e shpresës për të marrë një mandat në parlamentin e ardhshëm, por ajo që është ndoshta dhe më e rëndësishmja për momentin, për të rifituar lirinë. Kur kanë mbetur pak kuti për t’u numëruar (deri në orën 10:30), janë 7560 vota që e gjithë Partia e tij e Lirisë, mundi të grumbullojë në Tiranë, për emrin e tij. Ndonëse përfaqësojnë gati 1 të katërtën e atyre që ish LSI-ja kishte marrë në zgjedhjet e vitit 2021, mjaftuan që gjatë ditës së djeshme, ta ngrenë atë, në posicionin e tretë të listës së hapur të koalicionit opozitar, më afro 900 vota diferencë nga kandidati Dogjani, i cili e pason.

Në fakt, nga lista e hapur, PD dhe aleatët marrin vetëm një mandat, dhe ai i shkon Jorida Tabakut, me mbi 2 mijë vota nga i vetmi rival që pati brenda shtëpisë, Ilir Alimehmeti, dhe me shumë se dyfishi i votave të vetë Metës.

Por atë që nuk ja dhanë votat e PL, mund t’ia japin dy emrat që ndodhen në listë të sigurt, Tedi Blushi dhe Erisa Xhixho. Të dy njerëz besnik të tij. I pari, i katapultuar në drejtimin e partisë, e dyta, nga emrat e paktë që i shpëtoi spastrimeve masive, sidomos të atyre që u konsideruan si grupi i Monika Kryemadhit, tanimë, ish bashkëshorte e Metës. Për t’i shpërblyer besimin, ata tanimë duhet të bëjnë një sakrificë, të japin dorëheqjen nga mandati. Që të dy.

Me largimin e dy përfaqësuesve të Partisë së Lirisë, i pari që përfiton është Alimehmeti, i dyti në listë, duke qenë se ka shumë më tepër vota se Meta, i cili e ndjek.

Një skenar i tillë, më shpejt se sa ulësen në parlament, do t’i jepte Metës lirinë nga paraburgimi, ku ai qëndron që prej tetorit të vitit të kaluar. Neni 71 i kushtetutës përcakton se “mandati i deputetit fillon ditën që ai shpallet i zgjedhur nga komisioni përkatës i zgjedhjeve”. Në këtë mënyrë, Meta nuk pret konstituimin e parlamentit të ri në shtator, por e merr mandatin që me shpalljen nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve, dhe automatikisht i hap atij dyert e qelisë. Madje një situatë e tillë e favorizon, edhe nga një kërkesë e mundshme e SPAK-ut për autorizim për riarrestimin e tij, pasi kjo kërkesë nuk mund të shqyrtohet nga parlamenti aktual. Deri në shtator, mund të shijojë pa frikë lirinë.

shqiptarja.com

Next Post
Liderët e BE firmosin yllin europian, simbolin e Edi Ramës në fushatën elektorale

Liderët e BE firmosin yllin europian, simbolin e Edi Ramës në fushatën elektorale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Braçe flet për gjyqin ndaj Veliajt nga dyert e GJKKO: Prezumimi i pafajësisë dhe barazia…

Braçe flet për gjyqin ndaj Veliajt nga dyert e GJKKO: Prezumimi i pafajësisë dhe barazia…

April 1, 2026
Paralajmërimi i BE: Çmimet e naftës dhe gazit nuk do të ulen, edhe nëse lufta me Iranin përfundon

Paralajmërimi i BE: Çmimet e naftës dhe gazit nuk do të ulen, edhe nëse lufta me Iranin përfundon

April 1, 2026

Slogani anti-Veliaj, lëvizja që tregon frikën e një bllofi

April 1, 2026
Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

April 1, 2026
Prokuroria çon në gjyq dy ish-drejtorët në AMP, lidhja me atentatin e Rinasit

Prokuroria çon në gjyq dy ish-drejtorët në AMP, lidhja me atentatin e Rinasit

April 1, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Idajet Beqiri: Kam kallëzuar në SPAK Flamur Nokën! Rrezikon 25 vite burg për 9 krime të kryera

April 1, 2026
“Jemi drejt finish-it”, Marco Rubio zbulon prapaskenat: Po shkëmbejmë mesazhe me Iranin

“Jemi drejt finish-it”, Marco Rubio zbulon prapaskenat: Po shkëmbejmë mesazhe me Iranin

April 1, 2026
SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

Veliaj mungon në seancë. Avokatët kërkojnë ndarjen e çështjes, “përplasen” me prokurorin Dado

April 1, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Turma imagjinare e PD

April 1, 2026
“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Moment historik për sigurinë dhe sovranitetin tonë

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In