• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sajoi vdekjen në Pukë dhe u gjet pas 8 muajsh në Itali, Davide Pecorelli do merret i pandehur nga Prokuroria për 4 akuza

by Java News
11/07/2022 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Davide Pecorelli, italiani që sajoi vdekjen e tij në Gjergjan të Pukës, do merret i pandehur nga prokuroria e këtij qyteti. Tashmë hetuesit e dosjes penale, që tronditi opinionin publik në Shqipëri dhe Itali, kanë administruar në çështjen hetimore edhe letërporosinë e ardhur nga Italia.

Pikërisht në këtë letërporosi, i jepet përgjigje pyetjeve të bëra nga prokurorët shqiptarë.

“Ora News” mëson se mes materialeve të mbërritura nga Italia është dhe dëshmia e italianit Davide Pecorelli, i cili tregon në disa momente dhe personat që kishte bashkëpunuar në Shqipëri, me qëllim krijimin e kushteve të një ngjarje kriminale, ku të sajohej vdekje ma zjarr e tij.

Prokuroria e Pukës, tregohet e rezervuar për tregimin e emrave të Shqiptarëve që kanë bashkëpunuar me Pecorellin, pasi pikërisht këta njerëz janë në verifikim tashmë. Ndërsa një pjesë tjetër e dëshmisë së italianit merret me rezerva nga grupi I hetimit, duke pasur parasysh faktin se ai është treguar jo i sinqertë dhe trillues në rrëfimin e tij.

Ajo që mësohet deri në këtë fazë të hetimit është fakti se Pecorelli, në ditët në vijim, do merret i pandehur për akuzën e “Shkatërrimit të pronës me zjarr”, pasi ka djegur me benzinë makinën “Skoda” që kishte marrë me qira në afërsi të Rinasit në Tiranë.

Akuza të tjera që pritet të ngrihen ndaj tij, janë “Kallëzimi i Rremë” duke e shoqëruar me krijim të provave të rreme, “Kalim të paligjshëm të kufirit Shqiptar”, dhe “Ushtrim i veprimtarisë tregtare pa licencë”.

Deri në verifikimin e plotë të pozicionit të emrave të tjerë, policia dhe prokuroria e Pukës, ende nuk ka një vendimmarrje për përgjegjësinë penale të personave Shqiptarë, që janë përmendur në dëshminë e Davide Pecorellit.

Ky i fundit në muajin shtator 2021, u zbulua nga policia Italiane në një gomone që po mbytej. Pecorelli, u gjend në ishullin Elba në Toskana të Italisë.

Historia e zhdukjes së tij mbajti në ankth për 9 muaj me radhë, opinion publik në Shqipëri dhe Itali, për shkak të rrethanave makabre të zhdukjes së tij.

Davide Pecorelli, ishte nisur nga Italia drejt Shqipërisë, më datë 3 janar 2021 nga aeroporti “Fiumicino” i Romës.

Ndërsa ka mbërritur në Shqipëri për të bërë biznes të produkteve kozmetike, ai është vendosur për një ditë në Vlorë dhe më pas është kthyer në Rinas.

Pikërisht në këtë zonë ka marrë me qira një automjet tip “Skoda”,duke udhëtuar në drejtim të Pukës. Në këtë qytet ka qëndruar në hotel dhe teksa është larguar, makina e tij është gjendur tërësisht e djegur në datën 6 janar 2021.

Që prej kësaj date, e deri në 18 shtator 2021, për 9 muaj me radhë policia dhe prokuroritë e dy shteteve Itali dhe Shqipëri, nuk kishin asnjë gjurmë të Pecorellit. Dyshimi paraprak i hetuesve, se Pecorelli mund të ishte vrarë, u krijua për shkak se në makinën e djegur u gjendën disa eshtra kockore, që pas kryerjes së analizave rezultuan se i përkisnin një qeni./m.j

Next Post
Tragjedia/ I nxorën dy banorët me shenja jete nga pusi, drejtori i zjarrfikëses Mallakastër: Nëse do kishte qenë pompë elektrike nuk do…!

Tragjedia/ I nxorën dy banorët me shenja jete nga pusi, drejtori i zjarrfikëses Mallakastër: Nëse do kishte qenë pompë elektrike nuk do...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

April 3, 2026
“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

April 3, 2026
Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

April 3, 2026
Popullsia e Shqipërisë në 2025 ra me ritmet më të larta në rajon

Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues për një udhëtim pranveror në Evropë

April 3, 2026
Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

April 3, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

April 3, 2026
Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

April 3, 2026
Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

April 3, 2026
Sjellja e SPAK ndaj Veliajt: Përhapja e akuzës në media përpara se i akuzuari të njihet zyrtarisht, cenon thellë besimin e publikut te drejtësia

Nis seanca e katërt e gjyqit në themel ndaj Veliajt. Në 13:00, përballja me Prokurorin Dado në Administrative

April 3, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Në kërkim për lëndë narkotike dhe armë pa leje, arrestohet 33-vjeçari

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In