• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Saimir Tahiri në Guiness: Në 2 vite, PD 884 konferenca shtypi kundër tij

by
18/09/2015 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Saimir Tahiri në Guiness: Në 2 vite, PD 884 konferenca shtypi kundër tij

EKSKLUZIVE/ Ministri Saimir Tahiri duket se po shkon drejt një rekordi “Guinness”, sa i përket numrit të konferencave të shtypit që një forcë politike organizon kundër një ministri, jo vetëm në Ballkan dhe Europë, por edhe më gjerë. Javanews.al ka zbuluar se në harkun kohor të dy viteve që ai mban postin e ministrit të Brendshëm, PD-ja ka zhvilluar plot 884 konferenca shtypi kundër tij me një mesatare 1.5 konfereca shtypi në ditë.

Një raport përmbledhës tematik për numrin e konferencave të shtypit dhe objektin e tyre, ka nxjerrë në pah shifra vërtetë interesante. 91.2% e konferencave të shtypit të organizuar nga PD-ja që nga momenti që kaloi në opozitë, kanë qenë kundër ministrit Tahiri, 3.8% kanë qenë ndaj institucioneve shtetërore me karakter administrativ, si OSHE, Tatime, Dogana, ndërsa 5% e këtyre konferencave kanë qenë kundër ministrave të qeverisë.

Siç vihet re fare lehtë nga kjo përllogaritje e thjeshtë, Ministri Tahiri dhe institucioni që ai drejton gjendet në top- listën për numrin rekord të konferencave të shtypit që PD ka zhvilluar kundër tij. Numri prej 884 konferencash shtypi është vetëm për daljet zyrtare, që forca politike më e madhe e opozitës ka bërë në selinë e saj qëndrore.

Në këtë numër nuk përfshihen postimet në Facebook që deputetët e PD kanë bërë ndaj tij dhe as debatet apo deklaratat kundër tij që janë bërë në Parlament, që edhe ato janë një rekord më vete.

Tahiri, “fiksim” i PD-së

Ajo që bie në sy në këtë lum konferencash shtypi është fakti se ministri i Brendshëm është sulmuar nga të gjithë deputetët e PD-së. Në mjaft raste, konferencat e shtypit kundër tij nga ana e deputetëve të PD-së kanë qenë dhe në formë stafete me nga dy apo tre dalje në ditë.

Numri i stërmadh i konferencave të shtypit, duke iu referuar teksteve përkatëse, nuk ka sjellë ndonjë larmi gjuhësore nga ana e deputetëve demokratë. Fjalët më të përdorura në këto tekste kundër tij janë: “bandit”, “trafikant”, “I lidhur me krimin”, “drogaxhi”, etj.

Nisur nga ky raport statistikor bëhet mjaft e qartë se krerët e PD-së pjesën dërrmuese të sulmeve që kanë bërë kundër ministrit të Brendshëm, e kanë kthyer deri në mani. Ky fiksim kundër Tahirit duket se ka lënë në hije aktivitetin e shumë ministrive të tjera të qeverisë “Rama”, për të cilat nuk mund të thuash aspak se punët në këto ministri kanë shkuar vaj. Pavarësisht kësaj, Tahiri tashmë ka siguruar një vend në librin “Guinness”, jo për arritjet e tij personale, por falë numrit rekord të konferencave të shtypit që një forcë politike bën ndaj një ministri në harkun e dy viteve.    (javanews.al / Me. Ar)

Next Post

Çifti mes seksit dhe parave, ja sa ndikojnë të ardhurat në një marrëdhënie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

March 4, 2026
“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

March 4, 2026
Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

March 4, 2026
Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

March 4, 2026
Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

March 4, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

March 4, 2026
Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

March 4, 2026
Kabineti i ri, zbardhet dekreti i Begajt/ Rama përgjegjës për ngritjen dhe funksionimin e “Diellës”

Propozimi i Ramës, Presidenti dekreton 7 ndryshimet në qeveri

March 4, 2026

S’janë emigrantë: Silvinjo, De Biazi, Albano, dhe 420 mijë të tjerë…

March 4, 2026
Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In