• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Çifti mes seksit dhe parave, ja sa ndikojnë të ardhurat në një marrëdhënie

by
18/09/2015 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çifti mes seksit dhe parave, ja sa ndikojnë të ardhurat në një marrëdhënie

Nuk është sekret fakti që çiftet zihen dhe, sipas studiuesve, kjo ndodh të paktën një herë në dy javë. Pjesa më e madhe e këtyre grindjeve janë konflikte të përkohshme, keqkuptime të cilat mund të zgjidhen me një shfajësim dhe pak mbështetje. Por zënkat që zgjasin deri në atë pikë sa çiftet e kanë të vështirë të gjejnë një zgjidhje, e kanë bazën në të plotfuqishmen “para”. Në fakt 38% e meshkujve dhe femrave janë shprehur gjatë një sondazhi se paratë janë shkaku kryesor i problemeve të tyre në çift. Kjo u paraprin arsyeve të tjera të mosmarrëveshjeve si ndarja e detyrave shtëpiake dhe numri i herëve që ata dëshirojnë të kryejnë marrëdhënie seksuale. Pra, nëse dëshironi që të ndani punët e shtëpisë dhe të bëni më shumë seks, në fillim duhet të bini dakord për çështjen e parave.

Financat

Shumë probleme parash burojnë nga akti se çiftet kanë qëllime të ndryshme financiare, për shembull ajo dëshiron oxhak mermeri, ndërsa ai preferon një televizor me ekran të sheshtë për të ndjekur ndeshjet e futbollit. Grindjet mund të ndodhin gjithashtu për shkak të mungesës së komunikimit për këto qëllime, për shembull njëri nga partnerët paguan të gjitha faturat, ndërsa tjetri rri krejt indiferent ndaj kësaj çështjeje. Një motiv i tretë që çon në grindjen mes çifteve është edhe stresi i jetës së përditshme dhe sasia e parave që u duhet të paguajnë çdo ditë, e cila bën që individët të mos ta mendojnë fare punën e marrëdhënies seksuale. Studiuesi amerikan, Erin Gredge, shprehet se çiftet janë të prirur të dëshirojnë më shumë njëri-tjetrin nëse kanë kaluar një ditë të mirë dhe pa strese, dhe nëse në sajë të parave seksi bëhet në një ambient edhe më romantik, atëherë ata nuk kanë çfarë kërkojnë më tepër. “Paraja bën të mundur realizimin e shumë dëshirave dhe sjelljeve romantike, të cilat femrat i kanë shumë për zemër ndaj dhe përfundimi në shtrat mund të jetë më i lehtë”, thotë ai.

Këshillat që jep Gredge janë:

1- Kuptoni ndarjen e dhuratave për meshkujt dhe femrat. Meshkujt kanë për zemër dhuratën që bën përshtypje, që të lë me gojëhapur dhe që kushton një sasi të madhe parash. Nga ana tjetër femrat preferojnë kreativitetin dhe mendimin, e cila shpesh mund të lihet pas dore nga bashkëshorti apo i dashuri duke u kushtuar më shumë vëmendje gjërave të mëdha. Bëhuni sa më shumë romantikë me një femër, dhurojini asaj një buqetë të madhe me lule që nuk kushton shumë, duke i shtuar edhe një dedikim të bukur, të jeni të sigurt që do të funksionojë më shumë se një orë e shtrenjtë.

2-Mos lejoni që paratë të kthehen në një çështje kontrolli. Nëse një person në një marrëdhënie vë në bankë një sasi më të madhe lekësh se sa tjetri, përgjithësisht ndodhin dy gjëra. Personi që mbledh më pak para është i frikësuar, sepse mendon se nuk ka të drejta tek ato para, ndërsa personi tjetër do t’i shpenzojë ato si një i çmendur. Për të evituar këto konflikte vendosni një buxhet të përbashkët duke i ndarë në mënyrë të barabartë. Duhet të jeni të barabartë në gjithçka, femra ndjen më shumë kënaqësi gjatë raportit seksual nëse e di që është e barabartë në çdo aspekt me partnerin e saj.

3-Mos flisni shumë rreth parave. Paratë janë burim zënkash dhe ju duhet t’i evitoni ato, ashtu siç duhet të shmangni gjithçka që u bën të ziheni me të dashurin tuaj. Flisni për gjëra të bukura sepse edhe jeta do u duket më e bukur dhe si pasojë edhe seksi do të jetë më i kënaqshëm dhe eksitus./ Marrë nga “TIME”

 

Next Post

3 arsye pse femrat kanë probleme me seksin, përgjigjet e psikologes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

July 29, 2026
Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

July 29, 2026
“5500 vende të lira pune”, Gonxhja: Pozicione për të gjitha nivelet arsimore dhe sektorë të ndryshëm

Gonxhja: Kush guxon të ngrejë dorë ndaj Policisë do merret prej veshësh a leckash dhe do procedohet

July 29, 2026
A ka të drejtë Spiropali? Erion Braçe përgjigjet për “Partinë-Shtet”

A ka të drejtë Spiropali? Erion Braçe përgjigjet për “Partinë-Shtet”

July 29, 2026
Princi Harry pëson goditje ligjore, botuesi i “Daily Mail” kërkon 34.5 milionë paund pas humbjes së gjyqit nga personazhet e famshëm

Princi Harry pëson goditje ligjore, botuesi i “Daily Mail” kërkon 34.5 milionë paund pas humbjes së gjyqit nga personazhet e famshëm

July 29, 2026
Evropa Jugore në flake, Franca përballet me zjarrin sa katërfishi i Parisit, zjarrfikës të vdekur në Greqi

Evropa Jugore në flake, Franca përballet me zjarrin sa katërfishi i Parisit, zjarrfikës të vdekur në Greqi

July 29, 2026
Braçe zbardh debatet me Ramën në grupin parlamentar: Nuk jam dakord me emërimet…

Braçe zbardh debatet me Ramën në grupin parlamentar: Nuk jam dakord me emërimet…

July 29, 2026
La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

July 29, 2026
“Ky është fashizmi i ri online, ligji duhet të veprojë”, Braçe denoncon kërcënimet në rrjetet sociale

Deklarata e fortë e Braçes: Në PS ka luftë të brendshme, duan të më eliminojnë politikisht

July 29, 2026
polizia italian

Horror në Itali: Burri porosit vrasjen e ish-gruas, plani zbulohet para ekzekutimit

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com