• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Saimir Pirgu, një mesazh nga Tokio për realizimin e ëndrrës

by Java News
29/02/2016 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tenori Saimir Pirgu ka nisur turneu botëror për albumin e tij “Il mio canto”. Nga Tokio, edhe vetë Pirgu ka dhënë mesazhin e tij.

“Kam lindur në Shqipëri dhe më duhet të them se historia ime është pak si një ëndërr, një ëndërr që realizohet. “Il mio canto” prezanton pikërisht këngën time, siç është edhe vetë fjala. Aty ka pjesë të repertorit tim që kam kënduar deri tani që nga lirikat e lehta nëse mund të thuhet kështu e deri tek më të vështirat, Rigoleto, Traviata etj. Më pas është Pucini, La boheme, dhe repertori francez me Romeon dhe Zhuljetën.

Mbërrita në Itali kur isha 19 vjeç dhe u regjistrova menjëherë në konservatorin e Bolzanos. Në muajt që pasuan njoha të madhin Luciano Pavaroti që ishte më pas edhe mentori im. Fitova konkurset e para dhe në 2004 isha fatlum kur njoha maestro Claudio Abado që më nxorri më pas në nivelin internacional. Kështu gjithë jeta ime filloi kështu si një ëndërr duke vazhduar kështu.

(Për Pavarotin) Ai ishte duke u qetësuar në hotel Palace dhe kërkoi nëse kishte të rinj që donin të dëgjoheshin prej tij dhe nga konservatori I Bolzanos u bëmë nja 5 a 6 të rinj dhe me maestro tonë Brunetin u nisëm…në atë moment ai më dëgjoi për herë të parë dhe mbetëm shumë të afërt. Jam I ri se kam lindur në ’81 dhe deri në fund të ’90 isha në fillore. Ndaj Italia për ne ishte një ëndërr sepse gjithsesi ne shihnim televizionet italiane, pak edhe si fshehur. Dhe për mua është ky vision, kur shihja një reklamë biskotash Mulino Biancho, në tv italiane. Kur erdha për herë të parë në Itali ishte kjo lloj biskote që doja të shijoja për së pari. Për të gjithë ne shqiptarët Italia ishte vendi i ëndrrave. Dhe për mua që doja të studioja canto ishte një ëndërr e madhe. Dhe kur mbërrita në Bolzano për mua ishte një tjetër realitet, sepse gjithsesi Bolzano është një qytet i vogël por aty gjeta gjithcka që më duhej për të më ndihmuar në jetën e vështirë të një artisti. Kujtoj bashkëpunimin me Ricardo Muti kur më zgjodhi për bashkëpunimin e parë. Me maestro Domingon duke kënduar në metropolitanin e Nju Jorkut Traviatën…Nga ky këndvështrim jam shumë me fat se me tre tenorët që kam pasur ëndërr, me dy prej tyre kam bashkëpunuar dhe më mirë se kaq s’mund të ndodh.

Endrra më e madhe është të lësh gjurmë. Për tu rritur me role të reja e debutime të reja. Për të rinjtë, janë kohë të vështira. Këshilla ime është që të mos e humbin shpresën asnjëherë. Të besojnë tek vetja sepse kur duhet të kapësh një pikë në fund gjithçka vjen, ndodh. Duhet të punosh dhe të studiosh shumë”, mbyll rrëfimin nga Tokio për Il Sole 24 ore, tenori i madh shqiptar Saimir Pirgu.

Next Post

Ushqimi në darkë nuk është një ide dhe aq e mirë, sidomos nëse është vonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In