• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Saga Bankers dhe ‘rrjepja’ e Shqipërisë

by Ruel Domi
20/10/2025 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

5 miliardë euro dhe zero taksa të paguara; vetëm kaq mjafton për të dalë në konkluzionin se shqiptarët nuk janë të varfër sepse nuk prodhojnë apo se nuk përshtaten me nevojat e ekonomisë së tregut. Shqiptarët janë të varfër sepse vidhen. Vidhen nga shteti i tyre e nga feudalistë me nofkën ‘biznesmen’ apo ‘investitor’, që shteti i ka majmur, fryrë e velur me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Nga Ruel Domi

Një prej baballarëve të SHBA-ve, Benjamin Franklin, ‘çeli siparin’ e filozofisë së politikës ekonomike me shprehjen e famshme “por në këtë botë asgjë nuk mund të thuhet e sigurt, përveç vdekjes dhe taksave”. E pavarësisht se kjo shprehje mbetet e vërtetë edhe sot, në Shqipërinë tonë vetëm vdekja është e sigurt për të gjithë; sepse taksat janë të sigurta për disa e sakrilegj për disa të tjerë. Shkelja e parimit të Benjamin Franklin-it është arsyeja pse Shqipëria vidhet.

E që Shqipëria është vjedhur në 34 vite, as nuk ka dyshim. Që me privatizimet masive të viteve ’90, ku fabrikat, trojet, plazhet, minierat, nafta e pasuritë që shqiptarëve ua dha Zoti, iu shitën për “hiç mos gjë” e në mënyrë klienteliste feudalëve të lidhur me shtetin, duke vijuar me pas me fuqizimin politik të Fazlliçëve, Rezart Taçë-ve e një sërë biznesmenëve të tjerë me lidhje okulte me pushtetin, e që më pas u përkrye me shtetin neoliberal të Ramës ku portet, aeroportet, stadiumet, armatimet, kufijtë, rrugët u jepen privatëve apo të ashtuquajturve “investitorë strategjikë”, në emër të ‘austeritetit fiskal’, ‘menaxhimit eficient’ e uljes së borxhit. Kështu që si opinion publik nuk kemi pse çuditemi kur marrim vesh nga Prokuroria e Fierit se për vitet 2004–2024, kompania Bankers Petroleum, të cilës në vitin 2004 iu dha licenca për shpim e nxjerrje nafte në fushën naftëmbajtëse të Marinzës, ka shitur rreth 5 miliardë euro naftë e ka paguar zero taksa në shtetin shqiptar.  

Duke ditur që profesionistët e lirë, biznesmenët e vegjël e të mesëm, por edhe punëmarrësit shqiptarë paguajnë një ‘qerre’ me taksa, vlen të ngrihet pyetja sesi kjo kompani pagoi 0% taksa në një kohë kur ka shitur aq shumë naftë. Përgjigjja është e thjeshtë dhe në fakt është pjesë e ‘loophole’-eve të taksave që shteti i kontrolluar nga kompleksi neoliberal PS–PD ka krijuar në mënyrë që kompanitë e lidhura me politikën të mos paguajnë asnjë kokërr takse. Ja pra, pavarësisht se Bankers deklaron se i ka paguar në 20 vite 587 milionë USD në rentë nafte shtetit shqiptar, pra rreth 29.35 milionë USD në vit, Bankers përdorte armata me avokatë e llogaritarë kompanish konsulence që bilancin ta mbyllte me humbje apo me zero fitim para taksave, që sipas regjimit fiskal shqiptar i jep të drejtën kompanisë të mos paguajë taksa, pavarësisht gjendjes së parasë ‘cash’ që kompania ka në llogaritë bankare. 

Për të sasiuar vjedhjen, na mjafton të shikojmë të dhënat e publikuara në ‘Open Corporates’. Sipas të dhënave, në 2013 Bankers bëri deklarimin më të madh të fitimit para taksave (EBIT): rreth 1.96 miliardë lekë ose 23.7 milionë USD. Me një llogari të thjeshtë, taksimi 15% i fitimit që aplikohet në Shqipëri do duhej t’i arkëtonte shtetit shqiptar 3.45 milionë USD në vit, ose rreth 69 milionë dollarë në 20 vite. Kjo, duke supozuar se fitimi i deklaruar para taksave është ai që Bankers deklaron në vitin 2013, që sigurisht është shumë më i vogël nga reali, e në këto rrethana dëmi ekonomik real ndaj shtetit shqiptar mund të sasiohet edhe më i madh. 

Vlen të konstantohet se maskarallëqet e Bankers nuk bëhen vetëm nga ata, por nga një pjesë e mirë e komunitetit të biznesit shqiptar e të huaj në Shqipëri, të cilët duke përdorur ligjet në fuqi e herë të tjera duke i shkelur ato, vjedhin shtetin shqiptar duke mos zbatuar detyrën më bazike të pjesëmarrësve të një kontrate sociale: pagimin e taksave. Duhet thënë që ky maskarallëk është pjesë e modelit të mbrapshtë të politikave publike që shteti shqiptar ka ndjekur pas viteve ’90. Marrim shembullin e tunelit të Llogarasë. Kjo vepër infrastrukturore, e cila u inaugurua në maj të 2025-s, ka një gjatësi prej 5.9 km e ka kushtuar 180 milionë euro, pra afro 30 milionë euro/km. Kjo shifër stratosferike, e cila mban erë abuzim e vjedhje, të flet për diferencat në menaxhimin e parasë publike  midis Shqipërisë e Kosovës, në një kohë kur në Kosovë Albin Kurti ndërton 42 km rrugë për 7.9 milionë euro. Pra, nëse në Shqipëri km i rrugës kushton nga 9–30 milionë euro, në Kosovë km i rrugës kushton 190,000 euro, rreth 160 herë më pak. 

Pyetja që duhet të shtrojmë është: pse Kosova i bën rrugët 160 herë më lirë sesa Shqipëria? Dy përgjigje: Së pari, në Kosovë rrugët i ndërton shteti e jo oligarkët. Kjo në përputhje me standardin e shumë vendeve të tjera evropiane. Së dyti, politikanët në Kosovë nuk përdorin “biznesmenë” prestanome për të vjedhur nga projektet e punëve publike me tarifa “mirëmbajtjeje”, “studimesh vizibiliteti” e “konsulence”. Ky model ekonomik i bazuar te vjedhja e jo te zhvillimi i gjithanshëm e i qëndrueshëm, ndërvepron edhe me një formë moderne të kolonializmit, ku kompani të huaja, kryesisht turke, me lidhje okulte me qeveritë atje, por edhe me qeverinë shqiptare, vijnë në Shqipëri për gjoja investime, por në fakt zhvasin pasuritë kombëtare shqiptare. Rasti i minierës së Spaçit është shembulli konkret i kësaj të fundit. Prej disa ditësh, rreth 70 minatorë në Spaç po protestojnë për pagat e ulëta dhe mungesën e sigurisë në punë. Kompania turke që menaxhon minierën, Tete Albania, nuk lejon organizimin sindikal në punë, i cili sipas ligjit shqiptar lejohet në çdo kompani nëse të paktën 10 punëtorë e kërkojnë. Përpos faktit që kemi të bëjmë me shkelje të Kodit Shqiptar të Punës, t’i japësh kompanive të një shteti tjetër çelësat e pasurive të tua natyrore, është të jesh ose shtet idiot, ose i korruptuar, ose të dyja. 

Shembujt e modelit të dështuar të privatizimeve masive dhe korruptive janë të pafundme duke përfshirë qindra milionat e eurove për inceneratorë që nuk ekzistojnë, dhënien e aeroportit të Vlorës te Behgjet Pacolli e konfliktet në raport me pronësinë e atij aeroporti, si dhe skandalin me Portin e Limanit, ku shteti shqiptar i dha një bazë ushtarake shqiptare një oligarku me qira për shumën qesharake të 1 eurove në muaj. Dështimeve të këtij modeli u janë dhënë edhe shifra konkrete nga Auditi i KLSH-së, që në një raport në vitin 2022 konkludoi se në 9 muajt e parë të vitit 2022, dëmi ekonomik alias vjedhja nga shteti është 1.1 miliardë euro. Po ta shumëzosh këtë dëm 9-mujor me numrin e 9-mujoreve të 35 viteve katrahurë, arrihet në konkluzion se bërja e shtetit “bythë e brekë” me privatin i ka vjedhur shqiptarëve 38 miliardë euro që do mund të investoheshin ne rrugë, shkolla, spitale, shërbime më të mira shtetërore, ushtri, polici etj., por që kanë shkuar në xhepat e disa politikanëve, oligarkëve, zyrtarëve e “investitorëve” prestanome. 

Saga Bankers të tregon si shqiptarët grabiten nga pushteti dhe ‘kapitali i madh’. Pa ndarë shtetin nga privati, pa zbatuar ligjet antimonopol e pa ndalur praktikën e dhënies me qira të shërbimeve të shtetit te privati, vjedhjet do vijojnë. Shqiptarët ndërkohë do vijojnë të largohen… 

 

Next Post
Kina thotë se qëndrimi i saj mbi çështjet tregtare me SHBA-në është “i qëndrueshëm dhe i qartë”

Kina thotë se qëndrimi i saj mbi çështjet tregtare me SHBA-në është "i qëndrueshëm dhe i qartë"

Comments 1

  1. leka says:
    2 months ago

    Nei liberalizmi eshte rryna ne antipopullore ne mbare boten dhe prandaj thelloget hendeku ekonomik be mbare boten me nje pakice te pasyr dhe shumica skllever modern . Rama ne drejtimin e tij usgegiqet nga idete sirisiane te neiliberalumit qe ne Shqiperi hane te aplikuara nga koncensionet e pista te Berishes,Nanos , Metes dhe sidomis Rames me PPP dhe investitiret strategjik

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

December 7, 2025
Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

December 7, 2025
“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

December 7, 2025
Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

December 7, 2025
“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

December 7, 2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

December 7, 2025

Të rinjtë e 1990 dhe të rinjtë e 2025 në PD

December 7, 2025
Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

December 7, 2025
“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

December 7, 2025
Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In