• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SafeJournalists dënon sulmet e deputetëve ndaj gazetarëve: PD të kërkojë falje, respektoni të drejtën për të raportuar

by E S
17/05/2025 14:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjuha fyese dhe nënçmuese ndaj gazetarëve e drejtuesve të Partisë Demokratike, si Flamur Noka, Edi Paloka etj, nxit armiqësi dhe krijoi pasiguri, që kulmuan me agresionin verbal dhe fizik gjatë protestës së 16 majit.

Shoqata rajonale e gazetarëve, Rrjeti SafeJournalists thotë se gazetarët u përballën edhe me frikësimin nga turma, e frymëzuar nga sjellja e politikanëve të nivelit të lartë, me abuzim verbal, kërcënim dhe sulme fizike të ndodhura pas zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit 2025.

Raportimin për ngjarjet e rënda SafeJournalists e nis me moment kur Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, iu përgjigj me një shprehje vulgare një pyetjeje legjitime nga gazetarja e Report Tv Esiona Konomi, duke e drejtuar fyerjen ndaj medias ku ajo punon.

Më 14 maj thotë SafeJournalists ngjarja u përsërit, kur Noka u pyet nga gazetarët jashtë selisë së PD-së në lidhje me humbjen elektorale të partisë, ai përdori sërish një gjuhë ofenduese ndaj gazetares tjetër të Report Tv Daniela Maloku.

Këto veprime u përshkallëzuan më tej gjatë protestës së Partisë Demokratike më 16 maj në Tiranë. SafeJournalists evidenton rastin kur Edi Paloka u përball fizikisht me gazetaren Sara Demushi të Euronews Albania, duke e kapur e tërhequr nga mjetin zyrtar të akreditimit për samitin e BE-së, ndërsa e përçmoi duke i thënë: “Ti mban yllin e Edi Ramës.”

Në fakt thekeson rrjeti i gazetarëve karta ishte një akreditim zyrtar për mbulimin e Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Ky veprim i Palokës nxiti reagimin e militantëve që vunë në rrezik sigurinë e gazetares, duke bërë që Euroneës të tërhiqte gazetarët nga raportimi.

Zyrtarët e partisë Aldo Bumçi dhe Klevis Balliu përdorën taktika të ngjashme, duke refuzuar të përgjigjen dhe duke ushtruar presion mbi gazetarët që të largoheshin dhe të ndalonin regjistrimin. (nga deklarata e Safejournalists)

Edhe në protestë nuk mund të mungonte Flamur Noka i cili sërish me gazetaren Danjela Maloka tentoi të njëjtin intimidim, ndërsa në përplasja u përfshinë edhe disa media të tjera.

Duke i cilësuar sulme të drejtpërdrejta ndaj gazetarëve që kryejnë detyrën e tyre Rrjeti SafeJournalists i bën thirrje Partisë Demokratike të Shqipërisë të kërkojë falje zyrtarisht ndaj gazetarëve të sulmuar, ndërsa mediave i bën thirrje që me përparësi të garantojnë sigurinë e punonjësve të tyre.

Artikulli i plotë:

Rrjeti SafeJournalists dënon incidentet e abuzimit verbal, kërcënimit dhe sulmet fizike ndaj gazetarëve nga anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD), të ndodhura pas zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit 2025 në Shqipëri.

Më 12 maj, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, iu përgjigj me një shprehje vulgare një pyetjeje legjitime nga gazetarja Esiona Konomi (Report TV), duke e drejtuar fyerjen ndaj medias së saj dhe duke refuzuar të përgjigjej mbi çështjen e ngritur. Më 14 maj, kur u pyet nga gazetarët jashtë selisë së PD-së në lidhje me humbjen elektorale të partisë, Noka përdori sërish një gjuhë ofenduese, duke i akuzuar gazetarët se kishin bërë fushatë për partinë në pushtet dhe duke i thënë gazetares Daniela Maloku (Report TV): “Të dua shumë, por media jote është… s’po e them prapë,” duke përsëritur fyerjen e mëparshme.

Këto veprime u përshkallëzuan më tej gjatë protestës së Partisë Demokratike më 16 maj në Tiranë, e organizuar për të denoncuar problemet e pretenduara me zgjedhjet dhe e planifikuar për të përkuar me Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po zhvillohej në Tiranë. Gjatë transmetimeve direkte të protestës, gazetarët që përpiqeshin të bënin pyetje përfaqësuesve dhe protestuesve të Partisë Demokratike u përballën me ngacmime të përsëritura verbale, intimidim dhe ndërhyrje fizike, duke penguar aftësinë e gazetarëve për të raportuar lirshëm dhe për të informuar publikun.

Deputeti Edi Paloka u përball fizikisht me gazetaren Sara Demushi të Euroneës Albania, duke e kapur e tërhequr nga mjetin zyrtar të akreditimit për samitin e BE-së, ndërsa e përçmoi duke i thënë: “Ti mban yllin e Edi Ramës.” Në fakt, karta ishte një akreditim zyrtar i dhënë gazetarëve për mbulimin e Samitit të Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë më 16 maj 2025. Ai i kërkoi asaj të largohej, ndërkohë që mbështetësit u vendosën përpara kamerës për të penguar filmimet dhe vazhdonin të fyenin gazetaren. Zyrtarët e partisë Aldo Bumçi dhe Klevis Balliu përdorën taktika të ngjashme, duke refuzuar të përgjigjen dhe duke ushtruar presion mbi gazetarët që të largoheshin dhe të ndalonin regjistrimin.

Ndërkohë, Flamur Noka, kur u pyet nga gazetari Anesti Bajramemaj i A2 CNN në lidhje me përgjegjësinë elektorale dhe drejtimin e Partisë Demokratike, iu përgjigj me përçmim dhe shmangie: “Për të gjithë ju që merrni udhëzime nga [Endri] Fuga…” Ai la të kuptohej se gazetarët po vepronin në emër të qeverisë, duke refuzuar t’i përgjigjej drejtpërdrejt pyetjes dhe duke përshkallëzuar më tej tensionin mes protestuesve dhe gazetarëve. Gazetarë të tjerë u penguan përfshirë Arestina Skenderin dhe Anesti Bajramemajn (A2 CNN), Daniela Malokun (Report TV), Esido Barkajn (Vizion Plus TV) dhe Besar Bajraktarajn (Klan TV), si dhe ekipet e tyre. Protestuesit u filmuan duke bllokuar kamerat, duke i fyer dhe duke rrethuar fizikisht ekipet mediatike. Gazetarët e Euroneës Albania u tërhoqën nga protesta për arsye sigurie.

Këto incidente përbëjnë sulme të drejtpërdrejta ndaj gazetarëve që kryejnë detyrën e tyre profesionale për të raportuar, për të bërë pyetje dhe për të informuar publikun. Kur politikanë të nivelit të lartë fyejnë dhe nënçmojnë publikisht gazetarët, shpesh duke përdorur gjuhë me ngjyrim gjinor dhe patronizuese, ata normalizojnë armiqësinë dhe krijojnë kushte të pasigurta raportimi, veçanërisht për gazetaret gra. Agresioni verbal dhe fizik gjatë protestës së 16 majit, përfshirë kapjen e kartave të akreditimit, frikësimin nga turma dhe bllokimin e kamerave, thekson më tej rreziqet me të cilat përballen gazetarët gjatë mbulimit të ngjarjeve publike si protestat dhe zgjedhjet.

Rrjeti SafeJournalists i bën thirrje Partisë Demokratike të Shqipërisë të kërkojë falje zyrtarisht ndaj gazetarëve të sulmuar. Po ashtu, u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë në Shqipëri që të ndërveprojnë me gazetarët në mënyrë të respektueshme, transparente dhe të përgjegjshme, duke respektuar standardet e diskursit demokratik dhe duke garantuar të drejtën e gazetarëve për të raportuar lirshëm dhe të sigurt.

U bëjmë thirrje edhe mediave që të japin përparësi dhe të sigurojnë mbrojtjen dhe sigurinë e gazetarëve dhe ekipeve të tyre që punojnë në terren.

Shprehim solidaritet të plotë me Sara Demushin, Esiona Konomin, Daniela Malokun, Arestina Skënderin, Anesti Barjamemajn, Esido Barkajn, Besar Bajraktarajn dhe të gjithë gazetarët dhe punonjësit e mediave që u përballën me fyerje verbale, frikësim dhe agresion gjatë kryerjes së detyrës së tyre.

Rrjeti SafeJournalists do t’i informojë aktorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë mbi këto zhvillime shqetësuese dhe do të vazhdojë ta ndjekë nga afër situatën.

Çdo sulm ndaj gazetarëve është një sulm ndaj demokracisë, interesit publik dhe të drejtave themelore të njeriut./ Rrjeti SafeJournalists

Next Post
Pasi liderët e Europës zbritën në Tiranë/ Berisha, për vizitën i vetëm në Bruksel: Denoncova farsën elektorale!

Pasi liderët e Europës zbritën në Tiranë/ Berisha, për vizitën i vetëm në Bruksel: Denoncova farsën elektorale!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK godet grupin e strukturuar kriminal për trafik heroine në Shqipëri dhe Danimarkë, zbardhen detajet nga operacioni

SPAK godet grupin e strukturuar kriminal për trafik heroine në Shqipëri dhe Danimarkë, zbardhen detajet nga operacioni

May 15, 2026
Emiratet “sfidojnë” krizën në Hormuz, ndërtojnë tubacionin gjigant të naftës që anashkalon Iranin dhe trondit OPEC-un

Emiratet “sfidojnë” krizën në Hormuz, ndërtojnë tubacionin gjigant të naftës që anashkalon Iranin dhe trondit OPEC-un

May 15, 2026
Reforma Territoriale/ Mazniku: Bashkitë të bëhen më efikase! Boçi: Territori është identitet, jo vetëm hartë politike

Reforma Territoriale/ Mazniku: Bashkitë të bëhen më efikase! Boçi: Territori është identitet, jo vetëm hartë politike

May 15, 2026
Operacion i AMP/ Hetime për favorizim të ndërtimeve pa leje nga efektivë policie, priten arrestime në komisariat

Operacion i AMP/ Hetime për favorizim të ndërtimeve pa leje nga efektivë policie, priten arrestime në komisariat

May 15, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Ish-kandidati i PD: Eksponentë demokratë kanë pasur përfitime nga grupet kriminale

May 15, 2026
Si Kina po përfiton nga dobësimi gradual i Shteteve të Bashkuara

Si Kina po përfiton nga dobësimi gradual i Shteteve të Bashkuara

May 15, 2026
Dalin detaje nga dosja e SPAK për grupin Bajri, fotografi me armë dhe para cash

Dalin detaje nga dosja e SPAK për grupin Bajri, fotografi me armë dhe para cash

May 15, 2026
Balliu njofton ambasadat për marrjen “peng” të PD, akuzon Sali Berishën për mbylljen e garës për kreun e partisë

Balliu njofton ambasadat për marrjen “peng” të PD, akuzon Sali Berishën për mbylljen e garës për kreun e partisë

May 15, 2026
Surprizë në horizont për Kombëtaren, një emër i ri pritet në grumbullimin e Silvinjos

Surprizë në horizont për Kombëtaren, një emër i ri pritet në grumbullimin e Silvinjos

May 15, 2026
Lëvizje në strukturat e Policisë së Shkodrës, ndryshon shefi i Rrugores

Lëvizje në strukturat e Policisë së Shkodrës, ndryshon shefi i Rrugores

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In