• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasi liderët e Europës zbritën në Tiranë/ Berisha, për vizitën i vetëm në Bruksel: Denoncova farsën elektorale!

by E S
17/05/2025 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi liderët e Europës mbërritën në Tiranë në samitin e Komunitetit Politik Europian, ku kanë përgëzuar për fitoren e zgjedhjeve Partinë Socialiste dhe Edi Ramën, sot Berisha ka dhënë një deklaratë për shtyp pas vizitës, i vetëm në Bruksel një ditë më parë në një forum të quajtur ‘Bashkimi Demokrat’.

Vlen të theksohet se forumi në të cilin ishte pjesëmarrës Berisha nuk kishte asnjë logo prezantuese, gjatë video mesazhit të tij dhe as i njohur mbi rëndësinë e përfaqësimit të partive të djathta në Europë.

Berisha ka vijuar retorikën e justifikimit për humbjen e zgjedhjeve duke thënë se shkoi në Bruksel, të denonconte farsën krejt i vetëm, në një video ku nuk dukej asnjë përfaqësues i njohur ndërkombëtar. Nga ana tjetër, liderët e pranishëm kanë shprehur dhe mbështetjen për Shqipërinë në integrimin europian.

Përtej kësaj, deklarata e Berishës vjen edhe në momentin kur paralelisht në Tiranë po zhvillohet Forumi Ekonomik Ndërkombëtar FII, ku Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shprehur se Shqipëria është një vend i sigurt për investime dhe ka stabilitet.

Ashtu siç nuk ka njohur rezultatin e votave brenda Shqipërisë, kreu i PD-së, Sali Berisha, paralajmëron të kontestojë edhe votën e diasporës. Për të dyja rastet, me akuzat se zgjedhjet u vodhën.

“Dje u ktheva nga Brukseli, ku mora pjesë në Forumin e Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar, organizatë të qendrës së djathtë dhe konservatore. Qëllimi i këtij udhëtimi ishte mbrojtja e votës së qytetarëve shqiptarë. Denoncimi i farsës më të shëmtuar elektorale dhe i 34 viteve elektorale të 11 majit 2025. Gjatë dy ditëve në Bruksel unë pata takime intensive me drejtuesit kryesorë të Bashkimit Ndërkombëtar, me Stefan Harper dhe Sekretarin e Përgjithshëm Tina Mercep, ndër të tjera takova shumë miq të vjetër por edhe miq të rinj në Europë dhe në botë. Takova europarlamentarë me interesa për proceset elektorale në Shqipëri”, tha Berisha.

Berisha tha se bonusi i pensionistëve ishte blerje e votës së tyre nga qeveria.

“Në të gjitha këto takime unë njoha bashkëbiseduesit e mi me vjedhjen e madhe nga narkodiktatori Edi Rama. Në këtë aspekt u paraqitën vendimet e qeverisë për bonusin famoz, 100 euro për votë për çdo pensionist dhe për të falur gjobat. Punësimet, dhjetëra mijëra punësime për votë dhe dhjetëra hektarë kanabis për votë.”-tha Berisha.

Nga ana tjetër Berisha ka kërcënuar dhe ambasadat në Shqipëri, duke i quajtur ato si pjesë e narkoshtetit. Berisha ka kërcënuar ndërkombëtarët duke thënë se shumë shpejt populli do t’i rrethojë, se vota e tyre është shkelmuar sipas tij në 11 Maj.

“Të garantoj që shpejt ambasadat e narkodiktatorit do të rrethohen nga populli, të cilit iu shkelmua vota. Edi Rama ka shpalosur armiqësinë më të egër ndaj votës së shqiptarëve. Këtë mandat nuk do ta përfundojë për këtë masakër elektorale”, tha Berisha.

Next Post
“I besuan Edit një mandat të fortë”, Linda Rama: U lidh filli mes prindërve dhe asaj që ëndërruam për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa

“I besuan Edit një mandat të fortë”, Linda Rama: U lidh filli mes prindërve dhe asaj që ëndërruam për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In