• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sadiku refuzon të luajë kundër Zyrihut, De Biasi i pakënaqur me Zvicrën

by Java News
26/05/2016 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Armando Sadiku ka refuzuar të luajë në ndeshjen e rëndësishme të kampionatit zviceran, midis Zyrihut e Vaduzit, e vlefshme për javën e fundit. Zyrihut i duhej fitorja kundër skuadrës së sulmuesit shqiptar, të cilën e mori, por nuk arriti të mbijetonte, sepse edhe Lugano fitoi. Sadiku u tha drejtuesve të Vaduzit se nuk dëshironte të luante kundër Zyrihut, klubi që ka kartonin e tij e që e ka huazur në skuadrën nga Lihtenshtajni.

Pasi ka mësuar këtë fakt, trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka shprehur habinë për refuzimin, por edhe pakënaqësinë se pse ai nuk është bashkuar me kombëtaren, nëse nuk kishte ndërmend të luante.

“Nuk e dija për zgjedhjen e Sadikut. Po atëherë, pse nuk ka ardhur të stërvitet me shokët në kombëtare?”, deklaroi para ndeshjes së djeshme De Biasi për ItaSport Press.

“Armando është djalë i mirë dhe profesionist ekzemplar. Ka dëshirë e vendosmëri, por… të shohim. Një dajak herë pas here bën mirë”.

Por pakënaqësinë më të madhe trajneri e ka me sezonin pa fund në Zvicër. Kampionati u mbyll mbrëmë, të dielën është finalja e Kupës, midis dy vendeve të fundit të kampionatit, Zyrihut e Luganos. Me këtë të fundit luan mbrojtësi Frederic Veseli.

“Kjo është e pabesueshme. Të gjithë kampionatet evropiane kanë përfunduar, ndërsa Zvicra, me dhjetë skuadra, ende luan (intervista është dhënë në prag të javës së fundit). Champions League duhet të mbyllte gjithë programin futbollistit të vendeve evropiane, por unë jam ende në pritje të disa lojtarëve. E gjitha kjo sepse luajnë Lugano e Zyrihu. Do të doja të dija sikur të kishte qenë Bazeli, me siguri do të t’i kishin ndryshuar datat gjatë sezonit”, shprehet i pakënaqur trajneri i Shqipërisë.

ItaSportPress/d.i.

Next Post

Belgjikë, arrestohen katër të dyshuar për terrorizëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In