• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sacchi “skanon” Milanin: Nuk e shoh favorit, s’ka përvojën dhe cilësitë individuale të Juves

by A R
13/08/2021 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arrigo Sacchi është një legjendë e vërtetë për Milanin, në gjendje të fitojë gjithçka në krye të skuadrës kuqezi. Që nga koha e “pavdekësive” të tij, gjërat patjetër kanë ndryshuar dhe tani Milani po lundron në ujëra krejtësisht të tjera. Sidoqoftë, pas kaq shumë vitesh të errëta, sezonin e kaluar mbërriti drita e parë e shpresës.

I intervistuar nga “La Gazzetta dello Sport”, ish -trajneri foli për kuqezinjtë në sezonin e ardhshëm: “Tregu i transferimeve të Milanit më duket shumë pozitiv. Një grup i ri me disa elementë më të pjekur, siç janë Ibrahimovic dhe Giroud. Një projekt që unë e mbështes, sepse u respektuan kufizimet e buxhetit.

Tani kuqezinjtë kanë nevojë vetëm për entuziazëm. Ky faktor bëri ndryshimin sezonin e kaluar, kur grupi kuqezi shkoi përtej kufijve të tij. Ekziston rreziku që dikush të ndiejë se ka mbërritur aty ku duhet. Pioli do të duhet të jetë vigjilent në largimin e euforisë. Milani nuk ka përvojën dhe cilësitë individuale të Juves, ndaj duhet të kolaudojë manovrën taktike për ta kapërcyer kundërshtarin kryesor”.

Paulo Dybala in azione contro Franck Kessié in Milan-Juventus

Pas një sezoni të mrekullueshëm, a është Milani tani ndër favoritët për ta fituar titullin në Serie A? Ish-trajneri nuk ka dyshime: “Kandidat po, favorit jo. Nëse kuqezinjtë arrijnë të bëjnë një hap përpara drejt brendësimit të lojës, atëherë asnjë objektiv nuk përjashtohet. Ekipi kombëtar i Mancinit duhet të na ketë mësuar diçka, apo jo?”

Ai përfundon me disa dyshime, nga Ibrahimovic tek Kessie: “Përveç pikëpyetjes së vetëkënaqësisë, pas një sezoni pozitiv, pyes veten se si janë Ibra dhe Giroud. Sa ndeshje do të jenë në gjendje të luajnë? Dhe pastaj: Kessie, Calabria, Kjaer, a do ta konfirmojnë veten në nivele të larta?

Për më tepër, të mos harrojmë se Liga e Kampionëve u merr energji të çmuar lojtarëve me përvojë, lëre më të rinjve që mbështeten te ritmi dhe shpejtësia. Ka disa dyshime, por Pioli dhe menaxherët do të dinë si t’i zgjidhin ato”.

/a.r

Next Post
Tentuan arratisjen, izolohen për 90 ditë Çekaj, Pjetri dhe Çepele

Arratisja e dështuar e Çekajt dhe Pjetrit, zgjerohen hetimet për disa gardianë të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ulet për herë të parë për këtë vit çmimi i naftës: Ja sa do të kushtojë një litër

Nafta 224 lekë, Konfindustria: Rishikoni politikën fiskale të karburanteve

April 7, 2026
Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

April 7, 2026
BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

April 7, 2026
FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

April 7, 2026
“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

PD funksionon si “klub”! Gazetari: Berisha e ka shuar opozitën. Sulmon këdo që e konsideron armik

April 7, 2026
Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

April 7, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh grupin parlamentar, udhëzime për ligjet dhe turin në rrethe

April 7, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Skandali me subvencionet bujqësore në Greqi, Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’

April 7, 2026
Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

April 7, 2026
Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In