Prof. Dr. Sabri Laçi do të jetë dekani i ri i Fakultetit të Histori-Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Pas votimit të ditës së djeshme në zgjedhjet për dekan, është mbyllur numërimi dhe është shpallur fituesi.
Rezultati ishte tepër i ngushtë, dhe kundërshtarja e zotit Laçi e ka kontestuar atë në përpjekje për të mos e njohur rezultatin. Bëhej fjalë për një prej votave të pedagogëve.
Rivalja e tij Ajula Jubani, pedagoge e Gjuhës Shqipe, e cila mori 49,8% te votave, mbështetej nga Valentina Duka, e cila ka lënë këtë detyrë pasi është bërë deputete e Partisë Demokratike.