• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa zor dy fjalë për Xhelil Gjonin!

by Frrok Çupi
16/02/2026 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Nuk i thanë as sot as dje. Përveçse ndonjë media periferike dha lajmin se ‘vdiq Xhelil Gjoni’. Edhe pse ka qenë kryeredaktor i medias qendrore dhe më të madhe të vendit për dyzet vjet.

Asnjë nga gazetarët e ‘Zerit të Popullit’, të paktën, nuk thanë një fjalë. Gazetari për gazetarin flet, me patjetër. Le të ketë qenë ky gazetari tjetër vetë ndihmësi i Neronit. Po flet katunari për katunarin, bujku për bujkun, mjeku për mjekun, fashisti për fashistin, patrioti për ish- patriotin…

Më pak se askush po flet komunisti për komunistin. Ja që edhe komunistët paskan frikë si dikur fashistët.

Xhelil Gjoni ishte një gazetar. Kush kaloi në Zërin e Popullit e konsiderojnë kryeredaktorin më të mirë të të gjitha epokave. Kishte studiuar për gazetari në Moskë. Ishte racional dhe ‘i ftohtë’ në shkrimet e tij, por shumë dinamik, i dobishëm, snajper për të kapur talentin e gazetarëve të rinj që larg. I mëshirshëm dhe i drejtë te zoti.

Unë nuk e kam pasur kryeredaktor, që të jemi të lirë të flasim të drejtën për Xhelil Gjonin. Por dëgjoja nga kolegët tregimet për Xhelilin dhe…, bëja edhe unë si të ishte edhe ‘kryeredaktori im’. Por ata që e kishin nuk thanë asnjë fjalë dje, as sot.

Me pamje të zymtë si atë ditë e kam parë vetëm një herë. I zymtë, nervoz, që gati fliste me vete. Ec e eja për gjashtë orë në bulevardin Stalin, që nga kafe Tirana ku rrinte Dhimitër Shuteriqi, deri te Stacioni i Trenit ku zbrisnin të ardhurit nga Veriu.

Nga ora njëmbëdhjetë deri në në pesë pasdite. Në ora pesë e priste  vetë Enver Hoxha. Në Zërin e Popullit kishte dalë një ‘gabim ideologjik’ atë ditë. Diktatori kishte telefonuar në redaksi dhe u kishte thënë ‘Enver Hoxha jam… Është shkelur vija e Partisë. Thuaji Xhelilit e pres në ora pesë, me propozimet e tij!’.

Edhe Enveri më i stuhishëm se kurrë.

… Kjo ishte ora pesë dhe ecejaket në bulevard.

Sigurisht që gabimi ideologjik nuk falej. As shkelja e vijës së Partisë, aq më tepër. Ndodheshim nën regjim komunist, nuk bëheshin lojëra. O bëj kështu si thotë Partia, o lëre fare… Të tjerat janë broçkulla. Gazetari që shkelte vijën e Partisë merrte kalvar të tmerrshëm. Ishte komunizëm!, po them edhe një herë.

Xhelil Gjoni u paraqit në zyrën e Udhëheqësit, fiks në pesë.

“Dy gazetarët që shkruan shkrimin i ndëshkuam me një qortim”, i tha Enverit’.

-Ndërsa për kryeredaktorin Xhelil Gjoni ju propozoj shkarkimin nga detyra!’, tha Xhelil Gjoni.

Që atë ditë, dy gazetarët vazhduan karrierën e tyre pa pengesa. Asgjë nuk ndodhi. I mbuloi Xhelili, para Zeusit komunist.

Po të kishte qenë Fashist, do të kishte ndodhur ndryshe.

Po pse kaq zor për të thënë dy fjalë për komunistin? Nuk besoj të kenë frikë…, se nga kush të kenë? Por nuk është këtu psikika. Është te dobësia njerëzore dhe te boshllëku kulturor. Sa për ‘komunist e nazist’, Xhelil Gjoni nuk vrau kurrë njeri; as dhunoi, as bëri keq. Pasardhësit demokratë, kanë vrarë një dynja të tërë, brenda një viti vranë aq sa u vranë në Kullat Binjake. Dhe janë të lavdëruar në gazetë.

Por nuk është edhe ky argumenti. Argumenti është pse ‘nuk je i drejtë’, e të thuash dy fjalë edhe sikur të gjithë ‘fashistët’ të të sulmojnë. Të thuash, për shembull, se Xhelil Gjoni shau njerëzit që lanë atdheun dhe ‘ranë në prehrin e borgjezisë’, 1990?!. Është e vërtetë; edhe pse jo e bukur. Thuaj edhe se u bë ‘’fjalëmiri’ i Kupolës së Partisë për të zgjedhur kryetarin e PD, Berisha. Nuk është gjë e mirë, as kjo; Xhelili me Ramizin e hoqën nga vetja dhe na e varën mbi shpatulla 30 vjet Saliun.

Më tmerron hipokrizia. Unë nuk do të kisha radhë të thoja dy fjalë për Xhelil Gjonin, sikur ai të kishte qenë nazist. Ç’ne unë, tekefundit Partia tjetër e nazistëve edhe tani vë radhë hipokritësh.

Tani ka më shumë frikë se atëherë.

Se atëherë nga Zëri i Popullit dolën si dishepujt edhe njerëzit e ferrit. Të dy nga një portë. Porta e Zërit të Popullit ishte kurora e elitës kulturore  në vend. Andej dolën Dritëro Agolli, aty botoi Ismail Kadare, aty doli Petro Marko, Niko Tanini, Spiro Dede, Vangjush Gambeta, Sejfulla malëshova, Shefqet Musarai a Odise Paskali…, ‘tanët dhe të atyre’. Porta ku shfaqeshin adhuruesit e Zërit, si Sali Berisha, Ylli Popa dhe Hysni Milloshi; kjo ishte ku këta botonin ndonjë gjë.

Është thjesht deformim që gazetarët e Zërit të Popullit, të paktën, e patën zor dy fjalë për Xhelil Gjonin, komunist. Me një sy nga fashistët. Nëse kthejnë fytyrën një herë këndej e herën tjetër andej, s’do të ketë çfarë t’u zërë syri më.

Next Post
Rama në Prishtinë: UÇK s’ka lidhje me terrorin, ata burra nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre

Rama në Prishtinë: UÇK s’ka lidhje me terrorin, ata burra nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre

Comments 2

  1. Builder says:
    2 months ago

    Ke plotesisht të drejtë Frrok.
    Xhelil Gjoni, ishte dhe mbetet, NJERI.
    Kam bërë qysh dje, lomentin tim, për këtë burrë të mirë, burrë fjale, burrë nderi.
    Qoftë i qetë shpirti i tijë, atje në parajsë.

    Reply
  2. Selimi says:
    2 months ago

    Ka patur burra dhe ne ate kohe.Me mire ashtu me karakter te fort se si sot b.q

    Reply

Leave a Reply to Selimi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In