• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sa vlerë ka jeta jonë”/ Mesazhi prekës i Skënder Bratajt: Njerëzit mendojnë se dhe shëndeti blihet, por gabohen

by Ardit Rada
16/09/2020 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, jep një mesazh mjaft domethënës, në këto kohë të vështira të përballjes me pandeminë e koronavirusit, duke kujtuar pikërisht vlerat e jetës së njeriut dhe të familjarëve e të afërmve të tij.

Teksa analizon shoqërinë shqiptare, që sipas tij, është shumë egosite dhe drejton gishtin te tjetri për gjithçka, mjeku Brataj thekson se “koronavirusi tregoi më së miri që asnjë nga këto faktorë nuk ndikon në shpëtimin e jetës nga ky virus, pikësëpari sepse është një sëmundje që nuk ka nevojë për superspecialist, nuk ka nevojë për aparatura që nuk gjenden edhe në Shqipëri. Ka nevojë për përkushtim të përditshëm, ka nevojë për humanizëm, qytetari jo vetëm nga mjekët por nga çdo person në veçanti”.

Mes të tjerash, Brataj i dërgon dhe një mesazh publik birit të tij, me fjalë tejet prekëse, dke shtuar se “Sa pak na ngelet në jetë! Sa pak herë ju kemi thënë me fjalë atë që njejmë! Sa shumë kërkojmë nga jeta kur na mjaftojnë gjërat e vogla të Nënë Terezës! Sa shumë të mira mund të bëjmë në përditshmërinë tonë”.

Mesazhi i plotë:

SA VLERË KA JETA JONË!

Sa më e emancipuar të jetë një shoqëri aq më i madh është egoizmi, aq më pak gjëra duam të na mungojnë dhe shgpesh nuk na mungon gjë materiale! Njerzit mendojnë se çdo gjë mund të blihet, shpesh herë edhe shëndeti! Kjo nuk është aspak e vërtetë, nuk varet sa lekë kemi dhe në çfarë spitali privat brenda apo jashtë shtetit mund të shkojmë. Unë i kisha të dyja mundësitë për të vepruar por vendosa të trajtohesha në shtëpi dhe po të ishte e nevojshme do të shkoja edhe në spital. Ne mjekët e kemi të qartë këtë gjë, por shpesh herë e lemë në heshtje duke e detyruar pacientin të vendosi vet ku të drejtohet. Po ashtu pacienti që e ka mundësinë ekonomike mendon se mund të detyrojë çdo mjek të ndjeki vendimet e tij!

Në një shoqëri të mbërthyer si ajo shqipëtare, egizmi mbrohet me arrogancë, me pasuri të vënë në çfardolloj mënyre, me pozicion shoqëror, administrativ ose politik. Gjithmonë fajin e kanë të tjetët, përgjegjësia është e mjekut ,spitalit ambulancës, qeverisë e të tjera si këto. Gjithmonë ne si individ jemi të pa fajshëm! Gjithmonë na karakterizon gishti tregues! Gjithmonë vetëm ne i paguajmë taksat, vetëm ne kemi të drejta. Disa shenja egizmi që duhet të na bëjnë të reflektojmë! Sa është toleranca e një qytetërimi? Duke ngritur zërin mendojmë se kemi të drejtë, duke ndërprerë bashkëbiseduesin mendojmë se kemi të drejtë. Duke mos lënë të parakalosh me makinë te tjerët ne mendojmë se jemi më të zotë. Duke shtuar shpejtësinë po na parakalove pavarësisht se ti mund të përplasesh, mirë të të gjejë se vetë e kërkove! Ne e parkojmë makinën midis dy veneve të parkimit, që mos të afrohet tjetër kush se na gërvisht makinën, duke harruar që parkimi është e mirë publike! Kërkojmë vetëm gjëra të mëdha, domethënëse se këto janë gjëra që na takojnë. Harrojmë fjalët e mrekullueshme të një gruaje fizikisht të vogël, por shpirtërisht aq të madhe si Nënë Tereza që thoshte: Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.

Covid-19 tregoi më së miri që asnjë nga këto faktorë nuk ndikon në shpëtimin e jetës nga ky virus, pikësëpari sepse është një sëmundje që nuk ka nevojë për superspecialist, nuk ka nevojë për aparatura që nuk gjenden edhe në Shqipëri. Ka nevojë për përkushtim të përditshëm, ka nevojë për humanizëm, qytetari jo vetëm nga mjekët por nga çdo person në veçanti.

Kur ndodhemi para sëmundjes të gjitha këto privilegje dhe pretendime zhduken, jemi njerëz të tjerë, fillojmë të kuptojmë, të harrojmë gishtin tregues, nuk gjejmë më fajtorët, harrojmë privilegjet. Kërkojmë vetëm shëndetin tonë dhe sidomos të familjarëve , vetëm kaq! Ne e dimë sa të shtrenjta janë ato për ne, por asnjëherë nuk pyesim sa të shtrenjtë jemi ne për familjarët, për familjen, por mbi të gjitha për fëmijët tanë sa të të shtrenjtë jemi, sa të pa zëvendësueshëm jemi? Sa pak na ngelet në jetë! Sa pak herë ju kemi thënë me fjalë atë që njejmë! Sa shumë kërkojmë nga jeta kur na mjaftojnë gjërat e vogla të Nënë Terezës! Sa shumë të mira mund të bëjmë në përditshmërinë tonë!

Ted(bir), ti e di sa i shtrenjtë je për mua.

Unë në këto muaj, në ato telefonata me dhjetra në ditë së bashku dhe në këtë intervistë reflektova dhe mësova sa i shtrenjtë jam për TY.

Po të sjell këtë mesazh kaq të bukur, lexoje dhe rilexoje shpesh herë në jetë, sepse çdo gjë mund ta blejmë, por shëndetin dhe kohën nuk mund ti blejmë asnjëher!

“Kur isha i ri, dëshiroja ta ndryshoja botën, e kuptova se ishte e vështirë të ndryshohej bota, kështu që u përpoqa të ndryshoja kombin tim. Kur gjeta se nuk mund ta ndryshoja kombin, fillova të përqendrohesha në qytet, nuk mund ta ndryshoja qytetin dhe si një njeri i moshuar, unë u përpoqa të ndryshoja familjen time Tani, si një plak, e kuptoj se e vetmja gjë që mund të ndryshoj është VETË, dhe papritmas e kuptoj që, unë mund të kisha bërë një ndikim në familjen time, familja ime dhe unë mund të kishim ndikim në qytetin tonë, ndikimi i tyre mund të kishte ndryshuar kombin dhe unë me të vërtetë mund të kisha ndryshuar botën “.

Autori i panjohur

/e.rr

Next Post
“Mendon se Covidi është Sudja me thasë me para”/ Rama: Bashës do t’i mbetet vetëm turpi e…

Rama kërkon mandatin e tretë, Basha shpreson të rrijë kryetar partie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse shkollat në Norvegji po rikthehen te libri dhe lapsi

Pse shkollat në Norvegji po rikthehen te libri dhe lapsi

August 24, 2026
Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

Pukë/ Zjarr i fuqishëm në fshatin Gojan i Vogël, flakët rrezikojnë banesa, evakuohen 6 familje

August 24, 2026
“Toronto Star”: Shqipëria në kulmin e bumit turistik: Nga izolimi te destinacioni “must-see” i Evropës

“Toronto Star”: Shqipëria në kulmin e bumit turistik: Nga izolimi te destinacioni “must-see” i Evropës

August 24, 2026
Vrasja e babë e bir në Dukagjin/ Autorët zbrazën kallashnikovin ndaj automjetit të viktimave, gjenden 50 gëzhoja në rrugë

Vrasja e babë e bir në Dukagjin/ Autorët zbrazën kallashnikovin ndaj automjetit të viktimave, gjenden 50 gëzhoja në rrugë

August 24, 2026
Shtyhet vizita e të dërguarve amerikanë në Moskë, përshkallëzohet përballja Rusi–Ukrainë

Shtyhet vizita e të dërguarve amerikanë në Moskë, përshkallëzohet përballja Rusi–Ukrainë

August 24, 2026
Në aksion për inspektimin e lidhjeve të paligjshme, qëllohen me armë zjarri punonjësit e ujësjellësit në Mitrovicë

E rëndë në Kosovë, vritet gruaja shtatzënë, plagoset rëndë një person

August 24, 2026
Midis heshtjes së politikës dhe zërit të një brezi të ri

Mesazhi i unitetit në një kohë përçarjesh

August 24, 2026
Euro vijon rënien në nivele historike! Leku i fortë edhe përballë monedhave të tjera

Kursi i këmbimit, sa shiten dhe blihen euro, dollari dhe monedhat e tjera sot

August 24, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e hënë 24 gusht 2026: Peshqve u zgjohet sërish pasioni

August 24, 2026
Gati 32% e shqiptarëve në pasiguri ushqimore? Çfarë tregon raporti i FAO-s

Gati 32% e shqiptarëve në pasiguri ushqimore? Çfarë tregon raporti i FAO-s

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com