• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sa të burgosur ka Shqipëria?/ Burgjet të nënpopulluara, ato që s’janë në nivelin e duhur do mbyllen

by Java News
05/11/2019 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndryshe nga pak vite më parë kur problematikë ishte mbipopullimi i burgjeve, tashmë Shqipëria po përballet me të kundërtën; nënpopullimin e burgjeve.

Kjo evidentohet në një projektligj të depozituar në Kuvend ku evidentohet se “me vënien në funksion të burgut të ri në Shkodër dhe të dy godinave të reja te “Jordan Misja” në Tiranë aktualisht kemi një nënpopullim në institucionet e ekzekutimit të vendimeve.

Ndaj, në këto kushte, projektligji hedh poshtë nevojën e hapjes së burgjeve private, të paktën për momentin.

“Ngritja e standardeve në përafrim me standardet evropiane ka bërë të panevojshme deri më tani hapjen e institucioneve private. Megjithatë, vijimi i mbajtjes së këtij standardi mund të krijojë në të ardhmen nevojën për mbylljen e disa institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale, të cilat nuk do të jenë në nivelin e duhur dhe për pasojë krijimin në këtë mënyrë të një mbipopullimi të tyre, gjë e cila mund të sjellë nevojën e hapjes së këtyre institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale në të ardhmen”, shkruhet në relacionin e projektligjit për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve.

Sa të burgosur ka Shqipëria?

Referuar relacionit, për periudhën janar-dhjetor 2018 janë trajtuar mesatarisht 5 411 të burgosur në të gjitha IEVP-të, prej të cilëve 3 082 të dënuar dhe 2 329 të paraburgosur. Mbipopullimi ka qenë mesatarisht 3%. Gjatë tre muajve të fundit të vitit 2018 mbipopullimi në IEVP ka shënuar 0%, i cili ka ardhur si rrjedhojë e vënies në funksion të IEVP-së Shkodër.

“Me vënien në funksion të IEVP-së Shkodër, (institucion i inauguruar në datën 1.8.2018 dhe i vënë në funksionim të plotë në datën 5.10.2018) kapaciteti akomodues i sistemit të burgjeve nga 5 455 vende ka shkuar në 6 236.

Në muajin prill 2019 kapacitetet e sistemit të burgjeve janë rritur nga 6 236 vende në 6 366, si rrjedhojë e vënies në funksion të plotë të dy godinave të reja në IEVP-në “Jordan Misja”.

Në maj të vitit 2019 kapacitetet e burgjeve kanë ndryshuar si rrjedhojë e rikonstruksionit të dy godinave, A dhe B, në IEVP-në Lezhë dhe adaptimin në ambiente spitalore. Pra, këto dy godina nuk do të shërbejnë për trajtimin e të burgosurve, por për personat me masë mjekësore “mjekim i detyruar”. Si rezultat, numri i vendeve të këtyre godinave nuk numërohet në kapacitetin total për personat në statusin e të paraburgosurve apo të dënuarve” shkruhet në relacion.

Aktualisht, kapacitetet totale të sistemit të burgjeve janë 6 106 vende. Sipas të dhënave më të fundit numri i të burgosurve është 5 171, prej të cilëve të paraburgosur 2 168 dhe të dënuar 3 003.

“Nëse do të bëjmë një vlerësim të përgjithshëm të situatës së institucioneve penitenciare vihet re se ka një përmirësim të dukshëm të kushteve të trajtimit të personave me liri të kufizuar.

Një nga problemet kryesore të sistemit të burgjeve siç është mbipopullimi është eliminuar plotësisht dhe, aktualisht, ndodhemi në kushtet e nënpopullimit të burgjeve, -680 vende, ose -11%” shkruhet në relacion. /scan/

Next Post
Luftë për pasurinë/ Maradona i përgjigjet vajzës së tij: Unë nuk po vdes, lekët do t’i…

Luftë për pasurinë/ Maradona i përgjigjet vajzës së tij: Unë nuk po vdes, lekët do t’i…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In