• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa shumë gëzim ka për Alda Klosin!

by Frrok Çupi
08/02/2023 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Dikush me zor po pret sa të lexojë, mjafton titullin e këtij shkrimi, dhe të fërkojë duart e të më sulet: ‘E shikon, edhe ky po e mbron Aldën, ky komunisti, ky spiuni!…, patjetër do të kenë vjedhur së bashku!’. U çudita dhe po çuditem kur lexoj çfarë fantazie e çfarë gëzimi ka shpërthyer që në momentin kur u burgos e aq më shumë kur u dërgua në spital zyrtarja që mbante në shtëpi 120 apo 400 mijë euro…, asgjë nuk dihet e saktë.

“Spital?… Aha, ka shkuar të modifikojë hundën!’, shkruan dikush. Të tjerët: ‘Vërtet e besoni këtë….’. ‘E bënë stil këta zyrtarët, sa kapen, shkojnë në spital’. ‘Këtyre u bie të gjithëve damllaja’. ‘Kështu i zë tartakuti këta!’…, e qindra. Është edhe vetëm një zë aty mes shkrimeve njëmijë, që thotë: ‘Mos u tregoni kaq esktremistë e të pa shpirt’. …Kam dashur ta bëj qindra herë pyetjen pse ka kaq shumë njerëz që hidhen e brohorasin kur e shikojnë tjetrin keq?…

Ndryshimi mes këtyre që shkruan më lart e miliona njerëzve normalë, pikërisht këtu është: Kush ka kryer një krim, mban kryqin e vet mbi shpatulla; me këtë kryq paraqitet vetë në derën e purgatorit; askush tjetër. Tjetri ka kryqin e vet, ky sigurisht jo për purgator e ndoshta as për ‘parajsë’, por edhe kjo ka peshën e saj. Secili nga normalët ka një punë, ose ka një meritë, ose ka një talent, ose ka një vepër…

Të tjerë ndryshojnë nga të dy të parët, që në fillim: Ata nuk kanë zotësi të bëhen as si kategoria e parë, aq më shumë si kategoria e dytë. Por tendenca e gjithë atyre që lumturohen për fatin e keq të Aldës, është se këta po maten ‘të hidhen’, domethënë të hidhen si Alda nëse mund të kenë në shtëpi aq shumë para sa kishte zyrtarja. Në një gjë ndryshojnë të gjithë këta që shkruajnë: Këta, në çdo rresht betohen se nuk do t’ia linin çelësin e shtëpisë asnjë pastruesje!
‘Ti nuk dite t’i ruash paratë, Alda!’, i shkruajnë

Kohët e fundit shoqërisë sonë po i kërcasin kockat pikërisht për shkak të kësaj ‘ndarjeje’ të shtresave- që në fakt nuk janë ndarë e shtresëzuar- fatkeqësisht. Nuk është fjala për një grua, zyrtare e lartë, që prej javësh gjithë bota e ka marrë vesh çfarë ka ndodhur: Funksionare në një zyrë shteti, e ndjeshme ndaj parave aq sa kur eurot i kalonin nëpër duar mallkonte veten që nuk ishte prej magneti e tëra…

Por fjala është për ata që ende nuk janë burgosur dhe ende nuk janë shtruar në spital, por ‘lumturohen’ për tjetrin. Një pjesë e këtyre do të ëndërronte të ishte në një grumbull me euro- si Alda; një pjesë tjetër do të mjaftoheshin me të qenit ‘pastruesja Rozeta’. Vetëm lakmia do të bënte që kaq shumë këta të venë syrin në çelësin e shtëpisë së këtyre dy grave; lakmia për të qenë kopje e tyre.

Kaherë kemi shtruar pyetje mbi ngjarjet që kanë ndodhur rreth nesh:

E para,

Pse kaq shumë njerëz, mbi një miliardë, kanë klikuar në lojën e Luizit në Big Brother?

Një milionë shqiptarë kanë klikuar 1.5 miliardë herë- kjo është shifra. Mijëra njerëz harrohen para televizorit, para telefonit, para youtube-it, para çdo dritareje me Big. Ndëra ditën ka lajme me Aldën ky numër bie lehtë…asgjë të ndryshme nuk ka. Kategoria e njerëzve, thjesht, nuk bën jetën e vet, bën jetën e tjetrit. Njeriu e shikon veten në ‘shtëpinë e shqiptarëve’. Aty ka ‘ohohooo!’, pa punë, pa mend, pa dituri, pa stil, pa kulturë… Fiks si Luizi…, i shëtitur nëpër Europë si ‘diplomat’ për shkak të martesës me vajzën e Jozefinës, abuziv me një aplikim si Noter, spekulant me një sëmundje që e shpall si për atribut; i pakujdesshëm si ha e si vishet- siç shkruajnë fansat e tij… Njeriu që gëzohet me të keqen e tjetrit, pikërisht këtë lakmon.

E dyta,

Pse ende ka njerëz që ndjekin pas Sali Berishën?

Nuk mund të hysh në një bisedë e të mos vërshojnë pyetjet: ‘Po ça janë këta mo vëlla!? A i shkohet pas Sali Berishës?’. Saliut të mjerë po i dridhen gjunjët: Amerika i ka treguar vendin si korruptuar e minues, Britania e Madhe po e po, shqiptarët po e po, fëmijët po ia thërrasin për në burg… Në rregull, por edhe këta që i shkojnë pas Saliut janë si në Big-un e Luizit dhe si në spitalin e Aldës. Këta, ose kanë qenë doganierë a nëpunës të lartë deri ministër dhe kanë vjedhur shumë; ose janë nga ata që dalin në mëngjes e fusin dorën në xhepin e tjetrit për të jetuar ‘në rahatlluk’. Në të dyja rastet, te Saliu po shikojnë jetën që sot nuk e kanë më.

E treta,

Si rri sakrifica në shpirtin e njeriut kaq serbes?

Ende nuk më del nga sytë pamja që na shfaqej aty nga viti 1993, kur na flisnin njerëz mbi arrestimin e Fatos Nanos. E kishte marrë Saliu kryetarin e opozitës dhe e plasi në burg, pa akuzë, pa vendim gjyqësor, pa asnjë të drejtë. Po njerëz që na vinin rreth redaksisë së gazetës, çfarë thonin? ‘Në burg e pafsha, boll të kem një presh e një dorë kripë, po këta i dua në burg!’. Kështu kishte ndodhur në Kinema Republika në vitin 1945 kur duartrokitej për dënimin me vdekje të ‘tradhtarëve’.

Kështu ndodhi edhe pas viteve ’90 kur ish- të burgosur dolën me damkën e spiunit të Sigurimit që kallëzonin bashkëvuajtësit dhe nisën dhunën mbi ish- komunistët. Me siguri edhe ata kishin pasur maninë që të ishin si Sigurimi, ose si komunistët…

Kjo është histori që për thjeshtësi mund t’ia vësh emrin ‘Alda’.

Next Post
15 shtetet me morbiditet më akut prej koronavirusit dhe Ballkani

Sondazh: Rama apo Berisha kryeministër?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

“Basti” i Salianjit për zgjedhjet në PD: Nuk do të votojnë as 10 mijë anëtarë, Berisha do të lexojë 54 mijë vota

May 13, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Kurti mendoi se i duhej divorci me Osmanin”, Albatros Rexhaj: Lufta është mes LVV dhe PDK!

May 13, 2026
Senati amerikan rrëzon rezolutën për tërheqjen e trupave nga konflikti me Iranin

Senati amerikan rrëzon rezolutën për tërheqjen e trupave nga konflikti me Iranin

May 13, 2026
Kush është opozita iraniane? Nga dëshira për kthimin e monarkisë te lëvizjet e të rinjve “Gen Z”

Reza Pahlavi nën akuza të rënda: Vrasja në Kanada zbulon të pathënat e tij

May 13, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Ndrenika në gjyqin e Veliajt, Vangjeli: Akt njerëzor! Neveri e pafundme për reagimin në rrjet

May 13, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Salianji: Tre deputetë të PD më mbështesin mua

May 13, 2026
“Ka njerëz që vetëm burgun njohin”, juristët debat për drejtësinë: Të ndërhyhet për procedimet penale

“Ka njerëz që vetëm burgun njohin”, juristët debat për drejtësinë: Të ndërhyhet për procedimet penale

May 13, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Gogu: Reforma në Drejtësi nuk ka përfunduar. I duhen ndërhyrje plotësuese deri kur të jemi anëtarë të BE

May 13, 2026
Deputeti i PD entuziast: SHBA-të po i heqin “non gratën” Berishës, shumë shpejt japim lajmin!

Deputeti i PD entuziast: SHBA-të po i heqin “non gratën” Berishës, shumë shpejt japim lajmin!

May 13, 2026
”Lëre të vdesë”, Rama kujton dhunimin në 97: Mjeku më tha se ishte tentativë vrasjeje! Në Francë…

”Lëre të vdesë”, Rama kujton dhunimin në 97: Mjeku më tha se ishte tentativë vrasjeje! Në Francë…

May 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In