• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa shumë armiqësi… dhe kush e nxit!

by Artur Ajazi
26/08/2022 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Situata më e fundit në shkallë vendi, e rendit dhe qetësisë, dhe jo vetëm, mendoj se e ka shpjegimin e vet. Eshtë pikërisht ajo, që ka 30 e ca vjet që nxit rrëmujat, zjarret, mosbindjen civile, është ajo që shtyn drejt vetëgjyqësisë njerëzit e dobët dhe pastaj del dhe i “mbron”, është politika destruktive. Ajo po mbjell pashpresën, mosbesimin, pesimizmin, po tjetërson mëndjet e njerzve, po premton “shtatorë dhe dhjetorë”, është pjesa më e qelbur e politikës aktuale që po mban peng partitë e tyre, apo dhe mbështetësit tuafë, që i besojnë akoma. Duket sikur në gjithë vendin, ekziston frika dhe paniku nga krimet e momentit, por harrojmë që nxitja vjen edhe nga thirrjet e politikës destruktive.

“Qeveria e poshtër, kryeministri i poshtër, prisni deri në vjeshtë dhe populli do t’ju hedhë në Lanë”, apo dhe thirrjet nga politika e rrëmujës për “mosbindje civile”, janë skenarë të pastër për të rritur armiqësinë mes shqiptarëve. Ka skenarë të mirëmenduar nga ata, që dikur u shisnin naftën tankteve serbe dhe sot çirren për “prekjen e sigurisë kombëtare”. Ka plane të detajuara mirë nga “ustai” i rrëmujave dhe shkatërrimeve, për ti futur sërish shqiptarët në armiqësi. Kudo që ndodh një krim, natyrisht ndodh jo vetëm nga armët e depove që hapi “ustai” në 1997, por edhe sepse ai po nxit çdo ditë, me premtimet dhe thirrjet e tij, turmat të mos binden, dhe të shkatërrojnë ç’ka është bërë deri sot nga qeveria e Edi Ramës. Zëra dhe figura të tilla, duhen ndalur. Dhe për ta bërë këtë, ka 1001 mënyra dhe forma.

Askush që merret me politikë, nuk ka të drejtën morale dhe ligjore të nxisë akte dhune, dhe kjo është logjike për cilindo. Por në Shqipëri, ky fenomen ndodh ditën me diell, mes Tiranës dhe sallave të Partisë Demokratike, apo dhe në takimet e ish-liderit me demokratikasit e mbetur. Hapja e negociatave me Bashkimin Europian, e kushtëzon vendin të ndalojë zëra të tillë, e kushtëzon edhe drejtësinë e re, të ndalet seriozisht dhe të merret me kameleonët e të shkuarës. Askush nuk mund të njollosë, dhe bëjë me baltën e tij, të ardhmen e vendit, të shqiptarëve. Askush nuk duhet toleruar, tek nxit turmat, tek paralajmëron shtetin dhe strukturat e ligjshme se “do t’ju bëjmë të pendoheni nëse merreni me ne”. Ky është banditizëm politik. Një vend, anëtar i NATO-s dhe aspirant i BE-së, nuk mund të lejojë askënd të hiqet si “cub” majë selisë të partisë, edhe pse është shpallur “non-grata” apo edhe pse koha e tij ka mbaruar. Shqipëria duhet ti thotë “NDAL” bishave të tilla politike, përmes strukturave të reja të një drejtësie të pavarur, për ti kthyer njerzve qetësinë mendore dhe fizike, dhe normalizuar jetën e tyre, ndryshe do të kemi sërish skena dhune dhe tmerri, të cilat na kujtojnë të shkuarën e frikshme.

Next Post
“Duhet të bëjmë kujdes”/ Bettel për rusët e arrestuar në Gramsh: Ka një vullnet për të kapur vëmendjen e të gjithëve

"Duhet të bëjmë kujdes"/ Bettel për rusët e arrestuar në Gramsh: Ka një vullnet për të kapur vëmendjen e të gjithëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

March 28, 2026
Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

March 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

March 28, 2026
Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

March 28, 2026
“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

March 28, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha njofton datën e protestës së ardhshme: Edi ke vetëm një rrugë

March 28, 2026
Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

March 28, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Vijon takimi i Ramës me grupin parlamentar dhe anëtarët e qeverisë, e pranishme edhe Spiropali

March 28, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

March 28, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Rritet nafta, bien bursat financiare dhe kuotat e Trump-it

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In