• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa qesharake bëhemi me 8 Mars

by Alba Malltezi
07/03/2023 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi

Pas fytyrave të ngrira nga botoks, ku buzëqëshja ka kohë që nuk lind dot, thirrjet janë nga më të ndryshmet për solidaritet: dikush të fton të ngjitesh në majë, dikush tjetër të bësh 40 km maratonë, një tjetër akoma, të mbushësh qese plastike me ushqime të skaduara apo aty afër skadimit për gratë në nevojë dhe e gjitha për të bërë bilancin se sa “klikime mora nga fotot që bëra në instagram”.

Po afron 8 Marsi dhe diçka duhet të bëjmë dhe përherë e më shumë bëjnë ato që kanë harruar prej dhjetëra vitesh të thonë njëherë më fal, të lutem, të falenderoj, të dua shumë, mirëdita, natën e mirë. Ndoshta se për çështje kaq të ndjeshme, ndjeshmërinë duhet ta kesh humbur me kohë.  Sa shumë dukje dhe sa pak punë e fakte ka në këto gjëra. E kuptuam kur nisëm sensibilizimin për një tjetër kauzë të drejtë dhe të mirë, pa asnjë interes, pa asnjë përfitim. Askush nuk ishte gati të harxhonte qoftë edhe një fjalë, lëre pastaj një kontribut. Për vite e vite ishim vetëm, fillikat, siç janë vetëm gratë dhe vajzat sa herë kanë nevojë për një mbështetje, për një fjalë, për një ndihmë, për drejtësi.

Po vjen 8 Marsi dhe do të shohim spektaklet e organizuara bukur dhe mirë, e sidomos vipa-at tanë të një kategorie të veçantë. Ata, që kur i njeh nga afër janë më të frikshëm nga sa keni prrë në ëndrrat tuaja më të sikletshme, por që janë përherë të gatshëm të vihen para objektivave të kauzave për një klik. Pastaj një drekë e mirë, ca çanta të sponsorizuara, bluza dhe kapele e kështu e zgjidhëm edhe këtë hall.

E dimë mirë se sa vetëm lihen gratë e dhunura 3 ditë pas ngjarjes së bujshme që i përfshin në një dhunë, në një masakrim. Gra, nëna, motra që nuk kanë një derë ku të trokasin dhe të bërtasin sepse nuk ua hap një shoqatë, një institucion, një kishë a një xhami. Gra të lënë në dhunën e pësuar, pa ndihmë e pa drejtësi. Gazetarët mbledhin historitë e tyre rrënqethëse, të frikshme e të rënda përtej edhe imagjinatës më të shfrenuar hollivudiane, por për të gjitha këto nëna, motra dhe gra, çudia dhe bashkë me të edhe vëmendja, nuk zgjat më shumë se tri ditë. Në Shqipëri.

Next Post
Rakipi: Para se të shkoni te Rama në Surrel, mos duhet të shkoni te Basha?! Noka: Nuk merremi me qenin, por me padronin!

Rakipi: Para se të shkoni te Rama në Surrel, mos duhet të shkoni te Basha?! Noka: Nuk merremi me qenin, por me padronin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In