• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rakipi: Para se të shkoni te Rama në Surrel, mos duhet të shkoni te Basha?! Noka: Nuk merremi me qenin, por me padronin!

by Java News
07/03/2023 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi i Gjykatës së Apelit për vulën e Partisë Demokratike ka rikthyer debatet e forta brenda kësaj force politike, e cila zyrtarisht drejtohet nga Lulzim Basha edhe pse ai është dorëhequr publikisht.

Ylli Rakipi ka pyetur Flamur Nokën në emisionin “Të Paekspozuarit”, se përse zemërimi i tyre është i drejtuar i gjithi ndaj Ramës dhe jo edhe ndaj Bashës, që sot po e mban peng partinë.

Noka deklaroi se merret me “padronin dhe jo me qenin”.

Ylli Rakipi: Para se të shkoni te shtëpia e Edi Ramës, mos vallë duhet të shkoni te e Lulzim Bashës? Sali Berisha çohet çdo mëngjes dhe thotë do të shkojmë në Surrel.

Flamur Noka: Pse të shkojmë te shtëpia e pengut, ne shkojmë te e padronit. Në rast se qeni im të kafshon ty, ti to të ndjekësh qenin nëpër lagje apo do të më gjesh mua?

Ylli Rakipi: Ne po flasim për njeri me ndërgjegjie, jo për qenin. Basha ka ndërgjegjie. Ata nuk janë qenie pa ndërgjegjie. Para se të merrni Ramën zvarrë siç thoni, merrni atë njëherë.

Flamur Noka: Në rast se më kafshon qeni jot, unë merrem me ty dhe jo me qenin.

Në emisionin “Të Paekspozuarit” ka patur një sherr mes Flamur Nokës dhe Ergys Mërtirit lidhur me këtë çështje.

Ergys Mërtiri: Basha dha dorëheqjen dhe tha po bëj një hap pas, nuk tha se do të jap dorëheqjen nga politika dhe vetë e ka thënë se do të rikthehem me një proces votimi. Çfarë ka këtu? Ka ikur!

Flamur Noka: Ka ikur, u bëri naftën atyre që e mbështetën.

Ergys Mërtiri: Ore mund ta shash, mund ta kërdisim se është krejtësisht normale, por nuk mund të fantazojmë.

Flamur Noka: Fatkeqësia e këtij vendi është se ka njerëz që mendojnë si ky (tregon Mërtirin).

Ergys Mërtiri: Po të kishte njerëz që mendojnë si ty dhe si Saliu, ky vend s’duhet të ekzistonte.

Flamur Noka: Për bastardllikun më të madh që mund të bëjë një qytetar dhe një politikan dhe ti ke fytyrë për ta mbrojtur. Është e turpshme.

Ergys Mërtiri: Shiko, punën e fytyrës, tregoja kujt të duash, por jo mua!

Flamur Noka: Mjaft, lëre. Kaq.

Ergys Mërtiri: Fakti që mbron Saliun dhe ke 30 vjet që i rri aty nga mbrapa dhe më tregon fytyrën ti!

Flamur Noka: Po, e mbroj me dinjitet.

Ergys Mërtiri: Ti më tregon fytyrën mua? Tërhiqe këtë që the!

Flamur Noka: Ore, të kesh fytyrë nuk mbron atë bastardin…

Ergys Mërtiri: O Flamur të gjithë e dinë që ti ike nga Kukësi se nuk të votonte njeri dhe më tregon ti fytyrën mua!

Flamur Noka: Kthehu matanë (e kap nga dora)!

Ergys Mërtiri: Mua nuk më plas fare se kush fiton, por kap e sulmo çdo njeri, kjo është banale. Prandaj kanë arritur këtu këta.

Flamur Noka: Ti ke shkuar me propozimin e Lulzim Bashës në Institutin e të Përndjekurve në punë dhe ke të drejtë ta mbrosh.

Ergys Mërtiri: S’ke turp, që gënjen?

Flamur Noka: Po e di unë.

Ergys Mërtiri: Po, s’ke turp, unë nuk kam marrë një cent nga Lulzim Basha. Unë kam aplikuar atje si të gjithë atje, dhe duke qenë se njerëzit më njohin, më kanë zgjedhur sepse besojnë tek unë.

Flamur Noka: Kam qenë unë atje, kur ka bërë ndërhyrjen.

Ergys Mërtiri: Nxirre këtu nëse është e vërtetë. Ama do të japësh dorëheqjen, nëse nuk del kështu.

Flamur Noka: Kam qenë prezent. Je i punësuar nga ai, prandaj shkon deri në vetëvrasje.

/s.f

Next Post
Frikë nga gjakmarrja, motra e ‘serial-killerit’ Dan Hutra kërkon mbrojtje nga Policia

Të dënuarit e burgut 302 refuzojnë të ndajnë qelinë me vrasësin serial të grave: Është i rrezikshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Kur biznesi përdor armët, çfarë ndodh me ata që shkuan nga armët në biznes

September 4, 2026
Vijon puna për rrugën Elbasan-Rrogozhinë, Rama: Realizimi fizik ka arritur në 87%

Vijon puna për rrugën Elbasan-Rrogozhinë, Rama: Realizimi fizik ka arritur në 87%

September 4, 2026
Bien çmimet e naftës pas njoftimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Panik në SHBA, nafta arrin çmimin rekord 1.55 dollarë për litër! (Në Shqipëri kushton dyfish por…)

September 4, 2026
Detaje të reja nga atentati në Mirditë, publikohet foto e viktimës Viktor Bardhi

Detaje të reja nga atentati në Mirditë, publikohet foto e viktimës Viktor Bardhi

September 4, 2026
Tentuan parakalimin pa i hapur rrugë njëri-tjetrit, përplasen tre makina në Lushnjë

Tentuan parakalimin pa i hapur rrugë njëri-tjetrit, përplasen tre makina në Lushnjë

September 4, 2026
Ndodh edhe kjo! Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve që Policia i shoqëroi për shkelje ligji!

Ndodh edhe kjo! Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve që Policia i shoqëroi për shkelje ligji!

September 4, 2026
Rekordi i Melonit: Qeveria e saj bëhet më jetëgjata që prej vitit 1946 në Itali

Rekordi i Melonit: Qeveria e saj bëhet më jetëgjata që prej vitit 1946 në Itali

September 4, 2026
“Nuk dal dot në Pazar, sepse…”, Reshat Arbana merr çmimin dhe emocionon me fjalët

“Nuk dal dot në Pazar, sepse…”, Reshat Arbana merr çmimin dhe emocionon me fjalët

September 4, 2026
Shkrumbohet një banesë në Fier, pëson djegie të rënda pronarja! Familja mbetet ‘në qiell të hapur’

Shkrumbohet një banesë në Fier, pëson djegie të rënda pronarja! Familja mbetet ‘në qiell të hapur’

September 4, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

“PD po mbytet prej Berishës”/ Salianji: Të gjithë e dinë se me të nuk fitojmë, por s’kanë kurajë ta thonë

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com