• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sa kilogram domate shqiptare duhen për një Benz gjerman?

by
02/06/2015 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lorenc Vangjeli

E tregojnë ende si anekdotë. Në strukturën ekonomike të centralizuar të shtetit komunist në Shqipëri koha kishte rëndësi vendimtare. Atëherë, sa për të dhënë një shembull, luftohej që domatet shqiptare të dilnin në treg të paktën dhjetë ditë përpara se domatet bullgare. Domethënë të piqeshin dhjetë ditë përpara tyre sepse në këtë mënyrë, për të vazhduar shembullin, agroeksporti mund të mbyllte kontratat me ish-Çekosllovakinë për të shitur perimen e kuqe në këmbim të pjesëve të këmbimit për Skoda-t. Skodat duheshin që të transportonin domatet në pikun e prodhimit të tyre për t’i dërguar në ish-Çekosllovakinë e djeshme.

Tre dekada më pas është bërë e qartë se Shqipëria e ka pothuaj të pamundur që të prodhojë makina. Apo kompiutera. Apo celularë e pajisje të tjera të teknologjisë së lartë. Eshtë e qartë se, në përgjithësi, Shqipëria mund të prodhojë kryesisht krahë pune dhe domate, domethënë, mund të bëjë prokopi me bujqësinë e blegtorinë. Deri dje ka qenë lebeti; deri dje, për çdo euro që kemi eksportuar prodhime bujqësore, kemi importuar gjashtë apo shtatë euro. Për turpin e pafundëm të shoqërisë shqiptare, janë marrë e vazhdohet të merren hudhra nga Kina dhe limona nga Brazili. A thua se fshatarët shqiptarë nuk e njohin hudhrën apo se limoni është bimë ekzotike në vend.

Sot, dy vjet qeverisje e majtë, megjithatë prodhuan një lajm të mirë: INSTAT-i konfirmon se janë krijuar 1031 ndërmarrje të reja në fushën e bujqësisë, peshkimit apo pyjeve vetëm në vitin e shkuar. Katër herë më shumë se në vitin elektoral 2013. Një statistikë që dëshmon një tred.

Po të shihet axhenda politike e drejtuesve të koalicionit të majtë, Rama e Meta, madje më shumë Meta se Rama, po përpiqen të orientojnë sa më shumë vëmendje për bujqësinë. Fraza të llojit, investimet në bujqësi janë shumë rentabël, kanë rikthim të shpejtë, është një “industri’ mjaft fitimprurëse siç ishte industria e ndërtimit vite më parë në Shqipëri, e të tjera si këto, janë të zakonshme në mesazhet që përcjellin ata. Herë njëri dhe herë tjetri duken sa në një serë perimesh, aq dhe në një stallë derrash.

Gjërat në Shqipëri janë shumë më të thjeshta sesa përpiqen t’i bëjnë të paditurit që pretendojnë se dinë gjithçka: vendi nuk ka nevojë për shpikje të mëdha, për të qenë “superfuqi e vogël” në këtë apo atë fushë të ekonomisë. Vendi ka nevojë të dëshpëruar për modesti dhe kokë të ulur punëtorësh. Sepse me këtë diell dhe ujë që ka Shqipëria, është bujqësia që mund të paguajë për të gjitha. Edhe si shërbim, edhe si punësim, edhe si dinjitet sepse është për mirë apo për keq, pothuaj rruga e vetme që mund të ketë vendi. Komunistët e djeshëm në pushtet, pavarësisht marrëzive të izolimit, të mbështetjes në forcat e veta në fushën e ekonomisë, të paktën këtë të vërtetë e kishin kuptuar. U desh të kalonin dy dekada e ca që nga rrëzimi i tyre, që më së fundi po kuptohet e po rizbulohet se çfarë vlere ka domatja shqiptare. Edhe hudhrat që sot vijnë nga Kina, por as erë nuk mbajnë dhe as nuk kanë pikë shijeje. Hudhrat vendase do të ishin ilaç edhe për buzëhollët e politikës së madhe në Tiranë, për të paditurit e rrezikshëm që pretendojnë se dinë gjithçka. Madje, mund të vlejnë edhe për t’u këmbyer jo më me Skoda-t gjermano-çeke si dikur, por me Benz-a vetëm gjermanë, siç e do krenaria dhe tangërlliku i pandryshueshëm i racës sonë krenare.

Next Post

Tushaj: Krenar për qendrën e re të Lezhës, puna do vijojë për më shumë zhvillim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga një zonë pa infrastrukturë, sot e lidhur me Unazën e Madhe! Rikonstruktohet rruga në Shkozë

Nga një zonë pa infrastrukturë, sot e lidhur me Unazën e Madhe! Rikonstruktohet rruga në Shkozë

April 28, 2026
Detaje nga vrasja në Greqi, mediat: 42-vjeçari shqiptar u qëllua me plumb në kokë në vendin ku punonte

Detaje nga vrasja në Greqi, mediat: 42-vjeçari shqiptar u qëllua me plumb në kokë në vendin ku punonte

April 28, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, avokati: Tentativat që po bëhen janë fushatë! Kemi një papjekuri politike

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, avokati: Tentativat që po bëhen janë fushatë! Kemi një papjekuri politike

April 28, 2026
Pas pritjes madhështore, Trump dhe Mbreti Charles në bisedime private në Shtëpinë e Bardhë

Pas pritjes madhështore, Trump dhe Mbreti Charles në bisedime private në Shtëpinë e Bardhë

April 28, 2026
Shqipëria në listë, BBC rendit destinacionet më të bukura të Europës pa çmime marramendëse

Shqipëria në listë, BBC rendit destinacionet më të bukura të Europës pa çmime marramendëse

April 28, 2026
PDK mbledh urgjentisht degët: Kundërshtim çdo veprimi të pushtetit që bie ndesh me Kushtetutën

PDK mbledh urgjentisht degët: Kundërshtim çdo veprimi të pushtetit që bie ndesh me Kushtetutën

April 28, 2026
Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi

Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi

April 28, 2026
Ministri Gogu: Sistemi do të gjykohet nga rezultatet, deri 3 vite për një vendim të arsyetuar

Ministri Gogu: Sistemi do të gjykohet nga rezultatet, deri 3 vite për një vendim të arsyetuar

April 28, 2026
“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Drejtësia me pesë yje po i ngjan frikshëm asaj të vjetrës

April 28, 2026
Peleshi nga Dublini: Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pakthyeshme

Peleshi nga Dublini: Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pakthyeshme

April 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In