• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tushaj: Krenar për qendrën e re të Lezhës, puna do vijojë për më shumë zhvillim

by
02/06/2015 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas një turi takimesh nëpër fshatra, kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, z. Viktor Tushaj ka startuar takimet në qytet. I shoqëruar nga deputetët e qarkut të Lezhës, z. Gjovalin Kadeli dhe z. Arben Ndoka, kandidati Tushaj është ndalur në Lagjen “Besëlidhja”, e ashtuquajtur zona e Bregut të Drinit.

Teksa shpalosi platformën e tij elektorale, për katër vitet e ardhshme nëse do të jetë në krye të bashkisë së Lezhës, z. Tushaj, vlerësoi mbështetjen e qeverisë shqiptare për realizimin e atyre projekteve madhore të cilat po japin efektet e tyre në rritjen e standardit të jetës së qytetarëve lezhjanë.

“Në harkun e këtyre viteve kemi ditur të ndërtojmë ato modele, kemi ditur që të vendosim gurë të rëndësishëm në themelin e zhvillimit për të ecur përpara. Përpiqem që ta transformoj qytetin duke u ardhur në ndihmë nevojave dhe shqetësimeve për ta shfrytëzuar së bashku qytetin. Unë sot vij përpara jush pa dyshim që të shpalos dhe platformën elektorale për katër vitet e ardhshme në krye të bashkisë së madhe. Unë vij me avantazhin e asaj eksperience që kam në krye të baskisë, në njohjen e gjithë problematikave që ka bashkia e qytetit. Vij me avantazhin e gjithë eksperiencave që kam në ndërtimin e projekteve dhe në realizimin e disa projekteve të cilat sot na bëjnë krenarë si qytetarë të Lezhës. Infrastruktura, shkollore ka qenë një ndër problemet që ka tërhequr vëmendjen tonë. Janë ndërtuar shkolla të reja në qytetin e Lezhës, sa nuk janë ndërtuar në asnjë bashki tjetër. Janë rikonstruktuar shkolla falë bashkëpunimit me partnerët dhe me donatorë”, – deklaroi z. Tushaj.

Kandidati i së majtës tha se një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe qendrës së qytetit.

“Rruga e kalasë së qytetit jam i bindur se ka bërë krenar çdo qytetar lezhjan sepse e kemi bashkuar tashmë me vizitorët, por dhe me qytetarët një nga asetet më të rëndësishme, me kalanë e qytetit. Kemi ndërtuar edhe infrastrukturën e tjetër që ishte e pamenduar si rruga dytësore e spitalit që është nevojë e të gjithëve. Ajo që mua sot më bën akoma më krenar është qendra e qytetit të Lezhës, qendra e qytetit e cila besoj jo vetëm ka bërë krenar edhe Kryeministrin, por na ka bërë krenar të gjithë ne që jemi partnerë të realizimit të këtij projekti. Shëtitorja e Bregut të Drinit, një shëtitore për të cilën besoj se të gjithë qytetarët e kanë ëndërruar të cilën vizitorët turistë, por edhe qytetarët ndjehen krenarë për një shëtitore të Bregut të Drinit që do të jetë modeli më i mirë që do të na udhëheqë në të ardhmen që ta realizojë në të gjithë gjatësinë e lumit Drin. Unë jam i bindur se të gjitha këto nuk janë gjithçka që kanë nevojë qytetarët”, – u shpreh ai.

Tushaj theksoi se ndarja e re territoriale do t’i japë një impuls të ri zhvillimit ekonomik duke rritur potencialet e Lezhës.

“Unë jam i bindur se shumë e shumë gjëra të tjera duhen për qytetarët, reforma administrative territoriale do t’i japë një autoritet tjetër Bashkisë së Lezhës. Do t’i japë një autoritet tjetër për shkak të numrit të banorëve janë 120 mijë banorë, janë 460 kilometra katrorë, janë resurse që i bashkohen resursit që ka qyteti. Do t’i shtohet resursi i bujqësisë, do t’i shtohet një vijë prej 29 kilometra bregdete, do t’i shtohen dy laguna dhe të gjitha së bashku këto resurse me kapitale të mrekullueshme njerëzore, do ta kthejmë bashkinë e Lezhës në një bashki pilot dhe do t’i garantojë kësaj bashkie zhvillimin ekonomik”, – tha z. Tushaj.

Ndërkohë kanë kërkuar mbështetjen e qytetarëve edhe deputetët e zonës, duke e konsideruar kandidatin e kësaj mazhorancë si alternativën më të mirë për qeverisjen e pushtetit vendor.

“Viktorin e kemi në mesin tonë për shumë e shumë arsye, por arsyeja kryesore është se Viktori është njeriu që po fillon dhe po transformon Lezhën në drejtimin e duhur për shkak të një numri të madh deputetësh që Viktori mbështetet prej tyre. Mbështetet jo vetëm sot gjatë fushatës, por do të mbështetet edhe nesër në organizimin e projekteve të tij për shkak të marrëdhënieve të shkëlqyera që ka si znj. Mimi Kodheli, si znj. Monika Kryemadhi, nga unë apo z. Arben Ndoka në qeverinë aktuale”, – tha z. Gjovalin Kadeli.

Edhe deputeti i PS-së Arben Ndoka vlerësoi kandidaturën e z. Viktor Tushaj. “Ne jemi përballë një sfide tjetër tashmë, një sfidë të cilën në një farë mënyre Viktori na e lehtëson për faktin që e ka demonstruar nëpërmjet vizionit të tij, dëshirës, vullnetit, për ta shndërruar qytetin, për ta kthyer në një kantier ndërtimi në kuptimin pozitiv, për ta bërë këtë një shtet të vogël të Europës. Ne jemi në qeveri, Viktorit nuk i mungon kurajo për të paraqitur projekte, gjë të cilën e ka bërë deri tani dhe në realizimin dhe marrjen e projekteve do të ketë si garanci të gjithë deputetët që e mbështesin në çdo hap për fitoren e tij”, – theksoi z. Arben Ndoka.

Next Post

Foto Lajm/  Fushatë mbi kalë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Afatet e paraburgimit, Apeli i GJKKO-së rrëzon ankimimin e Erion Veliajt

Afatet e paraburgimit, Apeli i GJKKO-së rrëzon ankimimin e Erion Veliajt

April 29, 2026
Si e prita çikën e vogël Donika Gërvalla, në Kakavijë më 1982, me urdhër të Enver Hoxhës

Petro Marko në Mallakastër dhe brenga për tragjedinë e robërve italianë te “Vrima e Lakuriqit”

April 29, 2026
Kumbaro: Miratohet granti 11,2 miliardë lekë për Institucionet e Arsimit të Lartë! Kërkimi shkencor duhet t’i prijë tregut

Automjet i dyshimtë pranë shkollave? Kumbaro qetëson prindërit: Masat e garantuara 100%!

April 29, 2026
Nga Dubai në Oman, si kaloi jahti rus në Ngushticën e Hormuzit?

Nga Dubai në Oman, si kaloi jahti rus në Ngushticën e Hormuzit?

April 29, 2026
“Përmes gazit forcohet prania në Ballkan”, Reuters për paktin SHBA-Shqipëri: Trump po hap një epokë të re me…

“Përmes gazit forcohet prania në Ballkan”, Reuters për paktin SHBA-Shqipëri: Trump po hap një epokë të re me…

April 29, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

“Nëse Spiropali do të ishte në PD, do pësonte aksident ose do akuzohej si e lidhur me bandat”

April 29, 2026
Sot seanca në GJKKO për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim i dosjes

Veliaj në pritje, gjykata shtyn sërish vendimin për afatet e paraburgimit

April 29, 2026
Me pistoletë në makinë, bie në prangat e policisë 39-vjeçari te Rruga e Dibrës

Me pistoletë në makinë, bie në prangat e policisë 39-vjeçari te Rruga e Dibrës

April 29, 2026
A mundet të ulet çmimi i karburanteve?!

Bordi vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës! Sa do paguani nga sot?

April 29, 2026
Përplasja e fortë me Fatos Nanon, Klosi: Si më goditën me grusht tek dera e shtëpisë

Përplasja e fortë me Fatos Nanon, Klosi: Si më goditën me grusht tek dera e shtëpisë

April 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In